Mbjellja e flokëve është transplanti i rrënjëve të forta e të shëndetshme të flokëve të vetë pacientit në zonën që ka rënie floku. Mbjellja e flokëve bën të mundur rifitimin e tyre si më parë në mënyrë të përhershme.

Në mbjelljen e flokëve dëndësia dhe cilësia e zonës dhuruese (prej nga do të merren folikulat) kanë ndikim të madh në rezultat. Shpërndarja e folikulave të marra në mënyrë sa më natyrale në zonën problematike, është e lidhur drejtpërdrejt me sasinë e folikulave që mund të merren nga zona dhuruese. Zona e prapme e kokës sipër qafës dhe mbi veshë quhet zona dhuruese. Shkaku pse flokët në zonën dhuruese janë më të shëndetshëm është qarkullimi i ulët i gjakut në këtë zonë dhe ndikimi më i ulët i graftve nga hormoni i testosteronit i cili në përgjithësi është hormoni përgjgjës për rënien e flokëve tek meshkujt.

Flokët që janë mbjell, bien përsëri përafërsisht një muaj pas transplantimit. Rreth 3 muaj pas transplantit, flokët fillojnë proçesin e zgjatjes. Periudha e përshtatjes së graftve me zonën e re dhe arritja e një rezultati përfundimtar të kënaqshëm është rreth 8-12 muaj pas mbjelljes së flokëve. Gjatë kësaj periudhe dhe sidomos gjatë periudhës së parë pas mbjelljes së flokëve, duhen ndjekur me përpikmëri këshillat e ekipit mjekësor, larjet e flokëve duhet të kryhen me përpikmëri dhe në mënyrën e duhur. Gjithashtu, duhet patur shumë kujdes që zona e mbjellë të mos marrë goditje.

Gjithçka gë Duhet të Dini Rreth Mbjelljes së Flokëve

Personat të cilët duan të bëjnë mbjellje të flokëve u rekomandohet t’i lexojnë këto informacione:

Sa kohë zgjat mbjellja e flokëve?

Procesi i mbjelljes së flokëve zgjat 3-5 orë.

Pas mbjelljes së flokëve, kur përfitohen flokët?

Është e natyrshme që lëkura te rripet në formë të plagës, si shenja të kuqe në lëkurën e kokës pas mbjelljes së flokëve. Pas procesit mund të lahen flokët 1 herë në ditë që të parandalohet rrjepja e lëkurës. Bashkë me rrjepjen e lëkurës mund të bien edhe flokët e mbjella, si dhe nuk do të ketë ndryshim në dukje brenda 3 muajve. Duke filluar nga 3 muajt e ardhshëm, fillojnë të shfaqen flokët e reja të mbjella. Më së shumti ka ndryshime në muajin 5-6 pas mbjelljes së flokëve. Pas muajit të 6-të, ndryshimet shfaqen 10% dhe 90% tjetër i flokëve shfaqen deri në muajin e 9-të. Pra, me mbjelljen e flokëve, pacienti do të ketë flokë të reja pas 1 viti.

A ka ndonjë dëm mbjellja e flokëve?

Mbjellja e flokëve bëhet nën anestezion lokal dhe është jashtëzakonisht i parrezikshëm.

A mund të kryhet mbjellja e flokëve më shumë se një herë?

Mbjellja e flokëve mund të bëhet më shumë se një herë në varësi të zonës së mbjelljes dhe sasisë së humbjes së flokëve tek pacienti.

A është e caktuar mosha për të bërë mbjellje të flokëve?

Për mbjellje të flokëve më shumë ka rëndësi lloji i rënies së flokëve sesa kriteri i moshës. Nëse lëkura është e dukshme në këtë rast duhet të aplikohet trajtimi i mbjelljes së flokëve.

Si bëhet mbjellja e flokëve

Mbjellja e flokëve mund të kryhet në dy metoda. Mbjellja e flokëve me metodën FUE (Nxjerrjen e Njësive Folikulare) dhe mbjellja e flokëve me metodën FUT (Transplantimi i Njësisë Folikulare).

Mbjellje flokësh me metodën FUE

FUE quhet metoda e marrjes së folikulave nga zona dhuruese. Zona e prapme e kokës sipër qafës dhe mbi veshë, quhen zona dhuruese dhe me anë të një mikromotorri me goditje të rrumbullakta bëhet e mundur nxjerrja e folikulave të shëndetshme për t’u transferuar më pas në zonën problematike.

Veçoritë e metodës FUE:

• Në zonën ku merren folikulat nuk kryhen prerje ose qepje. Në këtë zonë shkaktohen vetëm vrima me diametër tepër të vogël psh. 0,6-0,7-0,8-0,9 mm të cilat mbyllen rreth tre ditë pas operacionit.
• Graftet e marra nga zona dhuruese me këtë metodë mund të përdoren në mbjelljen e flokut, mjekrës si dhe vetullës.
• Në një seancë, në varësi të cilësisë së zonës dhuruese, mund të merren rreth 4000 – 6000 folikula.
• Në një graft gjenden 1-3 fije floku. Mesatarja e fijeve të flokut në një graft është rreth 2 fije floku.
• Në bazë të numrit të grafteve që nxirren, mund të mbillen rreth 50-60 grafte për cm në katror.
• Shkaku pse kjo metodë është më e preferuar, është periudha e shkurtër e rikuperimit si dhe mospasja e dhimbjeve post-operatore.

Mbjellje flokësh me metodën FUT

FUT është shkurtesa për “Transplantim Njësi Folikulare” dhe zakonisht i referohet metodës “strip” të transplantimit të flokëve. Në këtë metodë, mjeku heq flokët nga zona donore e kokës duke hequr një shirit të lëkurës dhe flokëve përpara se zona të ngjitet. Kjo teknikë ka qenë për shumë vite dhe ende përdoret edhe pse disa pacientë tani preferojnë teknikën e FUE pasi nuk ka qepje.

Mpirje pas transplantimit të flokëve

Mpirja pas mbjelljes së flokëve zakonisht ndodh brenda pak javësh pas intervenimit, por kjo mund të ndryshojë nga personi në person. Në disa persona, mund të zgjasë disa ditë, ndërsa në disa mund të zgjasë 2-3 muaj. Pika më e rëndësishme për të ditur për këtë çështje është se kjo gjendje është e përkohshme.

Pas mbjelljes së flokëve

Pas përfundimit të procesit të transplantimit të flokëve, fillon ai më i rëndësishmi. Kujdesi dhe ndjeshmëria e daljes së flokëve me efikasitet është me rëndësi të madhe në këtë proces. Të nesërmen pas intervenimit bëhet trajtimi ambulantor tek zona donatore dhe zona e mbjelljes. Fillimisht hiqet gaza sterile e cila vendoset në ditën e intervenimit, pastrohen të dy zonat dhe pasi të kryhet kontrollimi i qarkullimit të gjakut, përcillet pacienti. Të nesërmen pasi vjen pacienti, bëhet larja e zonës së mbjellë dhe zonës donatore. Pasi i shpjegohet pacientit se si të lahen flokët, përfundon dhe pjesa përkatëse e procesit tonë. Pasi të lahen flokët nga vetë pacienti rreth 15 ditë me rradhë siç e kemi informuar, në ditën e 15-të, të gjitha rrjepjet në zonën e mbjelljes pastërohen dhe procesi i larjes përfundon. Më pas, pacienti mund të jetë në gjendje të vazhdojë jetën normale. Ju duhet të ndiqni me përpikmëri udhëzimet dhe rekomandimet e dhëna nga mjeku juaj pas mbjelljes së flokëve.

Ҫmimet për mbjelljen e flokëve 2019

Nëse dëshironi të informoheni për çmimet e mbjelljes së flokëve 2019, mund të na kontaktoni nga ky numër +383 38/60-60-70, +383 38/60-62-20.