Infertiliteti i Pashpjegueshëm

Infertiliteti i pashpjegueshëm thënë thjesht është gjendja kur nuk mund të përcaktohen arsyet që pengojnë çiftin në shtatzani. Në shumë çifte arsyet e infertilitetit mund të lidhen me femrën apo mashkullin. Mashkulli mund të ketë probleme me prodhimin e spermës dhe femra mund të ketë probleme me vezoret apo me prodhimin e vezëve. Ka dhe raste në të cilat nuk përcaktohet ndonjë shkak për infertilitetin. Pavarësisht ekzaminimeve dhe konsultave, mbetet si një çështje e pazgjidhur.

Shkaqet e infertilitetit të pashpjegueshëm?

Mendohet se infertiliteti i pashpjegueshëm është pasojë e disa gjendjeve shëndetësore të kombinuara. Disa nga këto shkaqe mund të jetë endometriozis e lehtë tek femra, probleme të vogla me prodhimin e vezëve, faktorëve cervikal (prodhim mukoze që pengon arritjen e spermës tek veza), apo edhe pse në dukje normale, mungesa e vetisë pllenuese të spermës.

Si kurohet infertiliteti i pashpjegueshëm?

Mënyrat e trajtimit të infertilitetit të pashpjegueshëm mund të radhiten kështu: periudha e pritjes së shtatzanisë natyrale, laparoskopi, vaksinim dhe më së fundi IVF.

Ndërkohë, cila nga këto trajtime do të aplikohet, vendoset nga ana e mjekut.

Nëse mosha e nënës kandidate për shtatzënë është e re dhe rezervat e vezëve janë në sasinë e duhur atëhere përgjatë një viti tentohet shtatzani në mënyrë natyrale duke ndryshuar vetëm disa zakone të jetës së përditshme. Gjatë kësaj periudhe çifti duhet të ndërpresë përdorimin e alkoolit dhe duhanit nëse i përdorin si dhe duhet të rregullojnë mënyrën e të ushqyerit dhe të kryejnë aktivitete fizike.
Nëse sërisht nuk ndodh shtatzania në mënyrë natyrale, aplikohet metoda e vaksinimit rreth tre muaj.

Nëse nëna është mbi 35 vjeç apo nëse rezervat e vezëve nuk janë të mjaftueshme, aplikohet IVF. Rastet e pashpjegueshme të infertilitetit nuk kanë një program fiks trajtimi, mënyra e trajtimit caktohet specifikisht për çdo rast.

Analiza e spermës dhe infertilitetit të pashpjegueshëm

Edhe pse gjatë viteve të fundit janë zbuluar disa arsye, në një nga gjashtë çiftet infertile është e pamundur të shpjegohet arsyeja e infertilitetit. Pika më e rëndësishme këtu është problemi në vlerësimin e cilësisë së spermës. Testi i spermës ashtu siç nuk ka një aplikim të thjeshtë laboratorik, gjatë ekzaminimit të mostrës ka rëndësi të madhe dhe profesionalizmi dhe përvoja. Në të kundërtën me atë çka supozohet, numri i mjaftueshëm i spermatozoidëve nuk mjafton për arritjen në shtatëzani. Lëvizshmëria e spermës më saktë morfologjia (forma e tyre) është më e rëndësishme. Morfologjia e spermës nuk mund të studiohet në mënyrë të thjeshtë laboratorike duhet vëzhguar në mikroskop me sy të lirë. Në kërkimet e kryera është vërejtur se rezultatet e studimeve në laboratore të ndryshme të së njëjtës mostër sperme, mund të çojnë në rezultate tepër të ndryshme nga njëri-tjetri. Kryerja e analizës së spermës nga një profesionist, me përvojë në këtë fushë, do të ndihmojë çiftet të mos u nënshtrohen trajtimeve apo shpenzimeve të panevojshme.

Në qendrën tonë me laboratorin e cilësisë së lartë dhe embriologëve që kanë vërtetuar profesionalizmin e tyre, kemi arritur të kthejmë në realitet ëndrrën e mijëra çifteve.

Histori e Pacientëve

Nga Shkrimi i Pacientëve tanë

Ata realizuan ëndrrat e tyre më të mëdha tek Qendra për IVF Bahçeci. Tregimet e lumturisë nga shkrimi i pacientëve tanë...

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci. 🥰🥰 Qendra për IVF Bahçeci Fulya në Stamboll ofron trajtime komode me laboratorin …

LEXO VAZHDIMIN SHIKO VIDEON

Ҫifti mori lajmin e mrekullueshem

Znj. Elsa dhe bashkëshorti i saj të cilët pritën 7 vjet për të pasur fëmijë, morën …

LEXO VAZHDIMIN SHIKO VIDEON

Lumturie Dardha

Pas tentimit tonë 4 herë me IVF, më në fund u takuam me mjekun tonë të tanishëm. U kontrolluam shumë herë dhe mjeku ynë …

LEXO VAZHDIMIN

Vlora Gashi

Unë mbetesha shtatzënë por çdoherë kur isha 5-6 javësh më thonin që qesja është boshe, nuk ka embrion aty. Si është e mundur të …

LEXO VAZHDIMIN

Shqipe Morina

Jam 5 vite e martuar, gjatë këtyre 5 viteve kam vizituar shumë mjek, jam kontrolluar në çdo mënyrë, kam bërë analiza, më thonin që …

LEXO VAZHDIMIN

Agron Dashi

Përshëndetje, Jemi të martuar qe 2 vite, po provojmë të kemi fëmijë qe 1 vit. Bëmë vizitë tek një mjek dhe i treguam …

LEXO VAZHDIMIN

Konsulta falas

NE JU KONTAKTOJMË

Ne ju Kontaktojmë
Numri juaj i telefonit:

apo ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 38606 220

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: