Metoda PRP në trajtimin IVF

Metoda PRP në trajtimin IVF është një metodë që aplikohet në vezoret e pacienteve të cilat kanë rezervë të ulët të vezëve ose janë diagnostifikuar me menopauzë të hershme, ndërsa në rastet kur muri i brendshëm i mitrës nuk trashet, atëherë aplikohet në mitër.

Kjo metodë mund të ketë rezultate të mira veçanërisht tek pacientet që kanë dështime të përsëritura në IVF ose tek pacientet me moshë të avancuar.

Grupet e pacienteve tek të cilat mund të aplikohet metoda PRP:

• Tek femrat që kanë probleme të tilla si: trashësia e mitrës dhe cilësia e vezës.
• Pacientet që dështojnë në një ose më shumë përpjekje në trajtimin IVF.
• Tek femrat me rezervë të ulët të vezëve.
• Mund të aplikohet edhe tek femrat që i nënshtrohen trajtimit IVF në moshë të avancuar.

Çfarë është PRP?

Në trajtimin PRP një sasi e vogël e gjakut merret nga personi, futet në një epruvetë të veçantë dhe i nënshtrohet një sërë procesesh. Serumi i marr i pasur me qeliza koaguluese injektohet tek i njëjti person.

Nëse ka ndonjë dëmtim të indeve, qelizat e gjakut të quajtura trombocitet shkojnë në indin e dëmtuar dhe fillojnë procesin e riparimit. Kurse në trajtimin PRP, grumbullohen më shumë qeliza në indin e dëmtuar kundër trombociteve të mbledhura në kushte normale. Kështu, procesi i riparimit fillon shpejt dhe fuqishëm.

PRP në trajtimin IVF

Disa aplikime mbështetëse mund të jenë të nevojshme në përpjekjet e përsëritura të dështuara në IVF. Metoda PRP e cila përdoret për rigjenerimin e indeve dhe organeve në degë të ndryshme është duke u përdorur në vitet e fundit për probleme të ndryshme si infertiliteti, përtëritja e vezëve, eliminimi i problemeve të membranës intrauterine gjatë procesit të fekondimit in vitro.

Çiftet të cilët normalisht kanë një shans të ulët për shtatzëni, me aplikimin PRP mund të rriten shanset per të arritur një shtatzëni. Hulumtimet mbi PRP në fushën e IVF-së; thuhet se tek pacientet ku trashësia e membranës së mitrës është më e hollë se sa është e nevojshme gjatë trajtimit IVF, përveç trajtimit të vazhdueshëm, mbështetja e dhënë nga aplikimi i PRP në membranën e mitrës nga gjaku i vetë pacientes mund të arrijë në shtatzëni.

Tek kush mund të aplikohet metoda PRP në trajtimin IVF?

Një nga parametrat më të rëndësishëm që rrisin munësinë për të arritur një shtatzëni është numri i vezëve dhe cilësia e vezës së femrës. Një nga faktorët më të rëndësishëm që ndikon në rezervën e vezëve është mosha. Kur mosha e gruas është mbi 37 vjeç, numri i vezëve zvogëlohet me shpejtësi.

Gjithashtu, femrat nën moshën 40 vjeç mund të përjetojnë një rënie të shpejtë të numrit të vezëve për shkak të menopauzës së hershme.

Shtatzënia mund të arrihet me trajtimin e hershëm të fekondimit in vitro tek gratë me numër të zvogëluar të vezëve. Me aplikimin PRP në vezore tek femrat me një histori të menopauzës së hershme, me numër të zvogëluar të vezëve dhe me cilësi të dobët të tyre, mund të arrihet një shtatzëni duke siguruar efekte pozitive në numrin dhe cilësinë e vezëve.

Një zonë tjetër ku përdoret metoda PRP në IVF është membrana intrauterine. Në rast të dëmtimit të endometriumit, shfaqet një gjendje e quajtur endometrium i hollë. Meqenëse endometriumi i hollë parandalon ngjitjen e embrionit në fekondimin in vitro, pacientët nuk mund të mbeten shtatzënë.

Në këto paciente me dështime të përsëritura në IVF, ngjitja (synechia) mund të hapet me histeroskopi dhe trashja endometriale mund të arrihet me aplikimin PRP. Kështu mund të arrihet shtatzënia.

Si aplikohet metoda PRP?

PRP OVARIAN: Injeksioni PRP aplikohet në vezore me gjilpërë të OPU ashtu si tek mbledhja e qëlizave vezë dhe mund të arrihen efekte pozitive në numrin dhe cilësinë e vezëve.

PRP ENDOMETRIALE: Ky është një proces PRP që kryhet brenda mitrës, process i cili mund të rrisë trashjen e endometriumit (shtresa e brendshme e mitrës) tek pacientet me endometrium të hollë dhe lehtëson ngjitjen e embrionit duke rritur shanset e shtatzënisë tek femrat me dështime të përsëritura në IVF.

Ҫifti mori lajmin e mrekullueshem

Znj. Elsa dhe bashkëshorti i saj të cilët pritën 7 vjet për …

Lexo Vazhdimin

Vazhdojmë me lajme të mira

Duke u dhënë lajmin e gëzuar çiftit Rolanda dhe Mark! …

Lexo Vazhdimin

Lumturie Dardha

Pas tentimit tonë 4 herë me IVF, më në fund u takuam …

Lexo Vazhdimin

Vlora Gashi

Unë mbetesha shtatzënë por çdoherë kur isha 5-6 javësh më thonin që …

Lexo Vazhdimin

Shqipe Morina

Jam 5 vite e martuar, gjatë këtyre 5 viteve kam vizituar shumë …

Lexo Vazhdimin

Agron Dashi

Përshëndetje, Jemi të martuar qe 2 vite, po provojmë të kemi …

Lexo Vazhdimin

Konsulta falas

NE JU KONTAKTOJMË

Për konsulta falas me mjekët tanë na lini numrin tuaj të telefonit, ne ju kontaktojmë.

Ne ju Kontaktojmë
Numri juaj i telefonit:

apo ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 38606 220

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: