Ngrirja e Spermës

Çfarë është Ngrirja e Spermës?

Ngrirja e spermës është procesi i ngrirjes së spermës nga meshkujt në një ambient laboratorik për përdorim të mëvonshëm në trajtimet IVF.

Ngrirja e spermës kryhet në kushtet e mëposhtme:

  • Para kimioterapisë në trajtimet e kancerit.
  • Para operacionit ose përdorimit të ilaçeve që mund të dëmtojnë spermatozoidet.
  • Në pacientët me numër të ulët të spermës dhe që mund të kenë probleme në prodhimin e spermës në të ardhmen.
  • Në meshkujt që përjetojnë probleme të ejakulimit për shkak të lëndimeve të palcës kurrizore.

Ngrirja e spermës mund të kryhet gjatë trajtimeve të IVF nëse mashkulli nuk mund të jetë present në qendër ose të japë spermën në kohën e trajtimit.

Si kryhet Ngrirja e Spermës?

1. Mbledhja Spermës
Ngrirja e spermës kërkon mbledhjen e mostrës së spermës nga mashkulli. Ka dy mënyra për mbledhjen e mostrës së spermës. Së pari, ju mund të jepni spermë përmes masturbimit në dhomat e mbledhjes së spermës në klinikat tona. Në rastet e numërimit të ulët të spermës ose kur pacienti nuk mund të prodhojë një mostër sipas kërkesës, spermatozoidi mund të mblidhet përmes ndërhyrjes kirurgjikale. Gjithashtu është e mundur të mblidhen spermatozoidët nga testikujt përmes procedurave MESA, TESA dhe PESA. Këto procedura kryhen nën anestezi lokale ose të përgjithshme.

Para mbledhjes së spermës, është e nevojshme një periudhë tre-ditore e abstinencës seksuale. Gjatë kësaj kohe, burrat nuk duhet të kenë ndonjë marrëdhënie seksuale dhe as të nxisin atë përmes masturbimit. Është e gabuar të zgjasësh periudhën e abstinencës me shpresën e rritjes së numrit të spermës, sepse ndërsa numri i spermës rritet gjatë periudhave më të gjata të abstinencës, ulet cilësia dhe lëvizshmëria e spermës.

2. Analiza e Spermës

Sperma e mbledhur analizohet para procesit të ngrirjes. Në analizën e spermës, vlerësohen sasitë e spermës, lëvizshmëria dhe struktura. Kështu, përzgjidhen spermatozoidet më të shëndetshëm dhe ngrihen.

Vlerat normale të spermës janë siç tregohet në tabelën e mëposhtme:

PARAMETRAT VLERAT NORMALE
Volumi >2.0ml
Përqendrimi i Spermës >20 milion spermatozoidë / ml
Morfologjia Normale (forma) >14%
Lëvizshmëria >50%

Nëse cilësia e mostrës së grumbulluar është e dobët, mjeku mund t’ju kërkojë të prodhoni një tjetër mostër të spermës. Pas analizës, sperma e grumbulluar vendoset në ngrirje në -197 Celsius duke përdorur një lëng ngrirje të spermës të formuluar posaçërisht. Sperma juaj mund të ruhet në mënyrë të sigurtë në lëngun e azotit për shumë vite.

Ku mund të kryhet procesi i Ngrirjes së Spermës?

Që procesi i ngrirjes së spermës të jetë efektiv dhe i sigurt, duhet të kryhet nga një ekip me experience në një laborator me infrastrukturë teknologjike shumë të përparuar. Me grupin tonë shëndetësor, ne kryejmë me sukses të gjitha metodat me të cilat është vërtetuar efikasiteti.
Falë përvojës sonë dhe infrastrukturës teknologjike, ne arrijmë rezultate të suksesshme në proceset e ngrirjes dhe shkrirjes së spermës.

Sa kushton Ngrirja e Spermës?

Për shkak të legjislacionit aktual, ne nuk mund të publikojmë informacionin e çmimit të ngrirjes së spermës në faqen tonë të internetit. Për të mësuar më shumë rreth informacionit aktual të çmimeve dhe për të patur një konsultim falas me mjekët tanë, ju lutemi plotësoni formularin e kontaktit ose na telefononi në +383 386 06 220.

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci. 🥰🥰 …

Lexo Vazhdimin

Ҫifti mori lajmin e mrekullueshem

Znj. Elsa dhe bashkëshorti i saj të cilët pritën 7 vjet për …

Lexo Vazhdimin

Lumturie Dardha

Pas tentimit tonë 4 herë me IVF, më në fund u takuam …

Lexo Vazhdimin

Vlora Gashi

Unë mbetesha shtatzënë por çdoherë kur isha 5-6 javësh më thonin që …

Lexo Vazhdimin

Shqipe Morina

Jam 5 vite e martuar, gjatë këtyre 5 viteve kam vizituar shumë …

Lexo Vazhdimin

Agron Dashi

Përshëndetje, Jemi të martuar qe 2 vite, po provojmë të kemi …

Lexo Vazhdimin

Konsulta falas

NE JU KONTAKTOJMË

Ne ju Kontaktojmë
Numri juaj i telefonit:

apo ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 38606 220

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: