Histori e Pacientëve
Agron Dashi

Përshëndetje,

Jemi të martuar qe 2 vite, po provojmë të kemi fëmijë qe 1 vit. Bëmë vizitë tek një mjek dhe i treguam që kemi vendosur të kemi fëmijë për atë kemi ardhur të kontrollohemi se a është në rregull gjithqka. E morëm një lajm të papritur.

Mora vesh që kam Azosperm. U dëshpërova në atë moment. Më thanë që nuk mund të bëhesh prind për shkak që nuk ki sperm. Edhe gruaja ime u kontrollua tek mjeku dhe i tha që nuk ka ndonjë arsye për të mos mbetur shtatzënë nga ana e saj.

Bashkë me gruan time hulumtuam shum vende dhe vendosëm që të vijmë tek Spitali Bahçeci ndoshta ka ndonjë shpresë. Bëra analiza dhe më rekomanduan operimin TESE, u operova dhe doli sperma. Tani gruaja ime është 6 muajshe me procesin e fertilizimit In-Vitro. Deri tani gjithqka është në rregull dhe shpresojmë që do të vazhdojë kështu. Ekipës së Bahçeci’së i falënderojmë shumë për shërbimin dhe kujdesin e tyre. Pacientave të cilët kanë humbur shpresat po u’a realizojnë ëndrrat e tyre.

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: