IMSI

Çfarë është IMSI?

IMSI (injeksioni i spermës intracitoplazmatike të përzgjedhur morfologjikisht) është një teknikë suksesi që mundëson zmadhimin e spermës për një ekzaminim më të hollësishëm në trajtimet IVF. Me metodën IMSI, spermatozoidi zmadhohet deri në 8,000 herë, ndërsa në një procedurë rutinore të mikroinjektimit, ajo rritet vetëm 200 herë. Kështu, zbulohen problemet strukturore që mund të kenë spermatozoidet; dhe formohen embrione më të shëndetshme.

Në shumë vende anembanë botës, si dhe në vendin tonë, metoda IMSI preferohet me mikroinjektimin klasik. Varësisht nga gjendja e pacientëve tanë, ne gjithashtu zgjedhim metodën IMSI mbi metodat e tjera në qendrat tona. Një laborator i avancuar embriologjik dhe një ekip me përvojë janë të domosdoshëm për metodën IMSI. Embriologët tanë ekspertë përdorin metodën IMSI së bashku me shumë metoda të tjera për rritjen e suksesit në laboratorin tonë të embriologjisë.

Kur përdoret IMSI?

Studimet shkencore tregojnë se teknika IMSI rezulton në një zhvillim më të mirë të embrionit, norma më të larta të shtatzënisë dhe më pak dështime. Teknika IMSI është një metodë e rëndësishme për rritjen e suksesit, veçanërisht në rastet e mëposhtme:

  • Kur zbulohet një problem i lidhur me spermatozoidet
  • Kur shtatzënia nuk arrihet pavarësisht nga vezët me cilësi të mirë
  • Kur ka histori të abortimeve të përsëritura
  • Në rastet e infertilitetit të pashpjeguar
  • Në rastet e përpjekjeve të pasuksesshme të IVF
  • Në rastet e rezervës së ulët të vezës
A është IMSI e shtrenjtë?

Për të kryer teknikën IMSI, qendra domosdoshmërisht duhet të ketë pajisje të avancuara teknologjike dhe embriologë me eksperiencë. Për këtë arsye, kjo është një praktikë e shtrenjtë që nuk kryhet në çdo qendër. Teknika IMSI përdoret në klinikat Bahçeci kur konsiderohet e nevojshme pa asnjë kosto shtesë.

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci. 🥰🥰 …

Lexo Vazhdimin

Ҫifti mori lajmin e mrekullueshem

Znj. Elsa dhe bashkëshorti i saj të cilët pritën 7 vjet për …

Lexo Vazhdimin

Lumturie Dardha

Pas tentimit tonë 4 herë me IVF, më në fund u takuam …

Lexo Vazhdimin

Vlora Gashi

Unë mbetesha shtatzënë por çdoherë kur isha 5-6 javësh më thonin që …

Lexo Vazhdimin

Shqipe Morina

Jam 5 vite e martuar, gjatë këtyre 5 viteve kam vizituar shumë …

Lexo Vazhdimin

Agron Dashi

Përshëndetje, Jemi të martuar qe 2 vite, po provojmë të kemi …

Lexo Vazhdimin

Konsulta falas

NE JU KONTAKTOJMË

Ne ju Kontaktojmë
Numri juaj i telefonit:

apo ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 38606 220

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: