Rezerva e Ulët e Vezoreve (AMH) Anti – Mülleriane Hormone ose hormone antimullerian)

Çfarë është ulja e rezervës së vezoreve?

Rezerva e vezoreve i referohet sasisë së vezëve (folikulave) të pranishme në vezoret e një gruaje në çdo kohë të caktuar. Ulja e rezervës së vezoreve është zvogëlimi i numrit të vezëve.

Faktori më i rëndësishëm që përcakton uljen e rezervës së vezoreve është mosha e gruas. Sa më e madhe në moshë është femra, aq më e ulët është rezerva e vezoreve. Sidomos pas moshës 35 vjeç, pëson një rënie të shpejtë numri dhe cilësia e folikulave. Në disa raste, rezerva e vezoreve ulet pa shkak, edhe pse pacientja mund të jetë e re në moshë. Në këto raste, duhet të theksohet se faktori që shkakton ulje në rezervën e vezoreve mund të ketë zvogëluar edhe cilësinë e vezëve.

Një cikël i rregullt menstrual nuk tregon domosdoshmërisht se rezerva e vezoreve është e mirë. Një rezervë e ulët e vezoreve nuk parandalon menstruacionet e rregullta për një periudhë të gjatë. Kur cikli menstrual bëhet i çrregullt, mund të themi se rezerva po fillon të zvogëlojë vëllimin.

Cilat janë shkaqet që çojnë në Uljen e Rezervës së Vezoreve ?

Shkaku më i rëndësishëm që ul rezervën e vezoreve është mosha e madhe. Rezerva e vezoreve mund të ulet në një moshë më të re, veçanërisht nëse gruaja ka një histori familjare të menopauzës së hershme. Përveç moshës së madhe, shkaqet e mëposhtme luajnë një rol aktiv në zvogëlimin e numrit dhe cilësisë së vezëve.

  • Kirurgjia e lidhur me vezoret
  • Radioterapia dhe kimioterapia
  • Përdorimi i cigareve dhe alkoolit
  • Endometrioma (cisti i çokollatës)
  • Pesha e tepërt, obeziteti
  • Sindroma Turner

Cilat janë simptomat e Uljen e Rezervës së Vezoreve?

Cikli menstrual i një gruaje të shëndetshme ndodh çdo 21 deri 35 ditë. Kur rezerva e vezoreve ulet, cikli menstrual bëhet më i shkurtër se zakonisht. Edhe pse sasia e gjakderdhjes mund të jetë e njëjtë, duhet një konsultë me mjekun nëse rritet frekuenca e menstruacioneve.
Me moshën, edhe kur fekondimi ndodh, mitra nuk mund të mbajë embrionin dhe shtatzënia mund të përfundojë në abort. Rreziku i anomalisë kromozomale rritet në shtatzënitë e vazhdueshme.

Një tjetër simptomë e rezervës së ulë të vezoreve është shansi më i ulët i shtatzënisë në metodat riprodhuese të asistuara si IVF. Për pacientet me rezervë të ulët të vezoreve, mund të jetë e përshtatshme një program trajtimi më intensiv.

Cilat janë testet AMH dhe FSH?

Mënyra më e saktë për të vlerësuar rezervën e vezoreve është një ekzaminim me ultratinguj. Pacientja ekzaminohet në ditët e para të periudhës së saj dhe numërohen folikulat antralë. Përveç testimit me ultratinguj, testet AMH dhe FSH mund të japin informacion edhe për rezervën e vezoreve .

Cili është testi AMH?

Testi anti-mullerian hormon (AMH) është bërë duke marrë një mostër gjaku nga pacienti. Ai jep informacion në lidhje me rezervën ovariane. Për qëllime të besueshmërisë, standardizimi i laboratorit është i një rëndësie të madhe.

Ndërsa femra shkon nw moshw të madhe, niveli i AMH në trup fillon të ulet. Nivelet shumë të ulëta të AMH mund të tregojnë menopauzë, ndërkohë që nivelet shumë të larta të AMH mund të jenë një simptomë e sindromës policistike ovariane.

Niveli i AMH-së:

I Lartë (AMH> 4 ng / ml)

Normal (AMH 1,5-4 ng / ml)

I ulët (AMH <1,5 ng / ml) Shumë i ulët (AMH <0,5 ng / ml)

Meqenëse niveli i ulët i AMH-së tek femrat nën moshën 35 vjeç mund të jetë pararendës i menopauzës së hershme, mjeku duhet të udhëzojë pacienten se çfarë duhet të bëjë. Nëse pacientja është e martuar dhe dëshiron të ketë fëmijë, shtatzënia mund të arrihet përmes IVF. Mjaft prej pacienteve tona me rezervë të ulët të vezoreve kanë arritur shtatzëninë. Pacientet tona të pamartuara mund të konsiderojnë ngrirjen e vezëve për të rritur shanset e tyre për të arritur shtatzëni në të ardhmen.

Cili është testi i FSH?

FSH (Folikul-Stimulues Hormon) është testi në gjak që kryhet në ditën e dytë ose të tretë të menstruacioneve. FSH është një hormon i nxjerrë nga gjëndra e hipofizës dhe që kontribuon në zhvillimin e vezëve. Testi i FSH mund të japë rezultate të ndryshme çdo muaj; vetëm vlera më e lartë merret në konsideratë. Ndërsa nivelet e larta të FSH sinjalizojnë një rezervë të ulë të vezoreve, vlerat normale të FSH-së nuk do të thonë se domosdoshmërisht rezerva e vezoreve është normale. Rezultatet e testimit të AMH-së duhet gjithashtu që të merren në konsideratë gjatë vlerësimit të rezervës së vezoreve.

A mundet një femër të mbetet shtatzënë me një rezervë të ulët të vezoreve?

Gratë me reserve të ulët të vezoreve mund të bien shtatzënë me IVF. Shfaqja e shtatzënisë varet nga prania e një embrioni të shëndetshëm dhe një mitër e përshtatshme për të pranuar këtë embrion. Një embrion i shëndetshëm kërkon vezë me cilësi të mirë dhe spermatozoidë.
Në trajtimin e IVF, qelizat e spermës dhe vezëve kultivohen në laborator dhe kryhet fekondimi. Prodhimi i embrioneve të shëndetshme lidhet drejtpërdrejt me përvojën e embriologëve dhe pajisjeve teknologjike të laboratorit të embriologjisë të qendrës IVF. Si Qendra e IVF Bahçeci, ne jemi të lumtur që kemi ndihmuar në lindjen e mbi 70.000 foshnjave në sajë të laboratorit tonë të emriologjisë art-i-teknologjisë së përparuar dhe ekipit tonë ekspert të embriologëve. Ne arrijmë nivele të larta të shtatëzanive të suksesshme në sajë të trajtimit tonë të personalizuar. Embrioskopi, i cili rrit shanset për shtatzëni të suksesshme në pacientet me rezervë të ulët të vezoreve, është një nga metodat tona të arritjes së suksesit. Me këtë teknikë, e cila ofron mundësinë për të vëzhguar embrionin në vazhdimësi, zgjidhet embrioni me cilësi më të mirë dhe transferohet në mitrën e nënës për të rritur mundësinë e shtatzënisë.

Histori e Pacientëve

Nga Shkrimi i Pacientëve tanë

Ata realizuan ëndrrat e tyre më të mëdha tek Qendra për IVF Bahçeci. Tregimet e lumturisë nga shkrimi i pacientëve tanë...

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci. 🥰🥰 Qendra për IVF Bahçeci Fulya në Stamboll ofron trajtime komode me laboratorin …

LEXO VAZHDIMIN SHIKO VIDEON

Ҫifti mori lajmin e mrekullueshem

Znj. Elsa dhe bashkëshorti i saj të cilët pritën 7 vjet për të pasur fëmijë, morën …

LEXO VAZHDIMIN SHIKO VIDEON

Lumturie Dardha

Pas tentimit tonë 4 herë me IVF, më në fund u takuam me mjekun tonë të tanishëm. U kontrolluam shumë herë dhe mjeku ynë …

LEXO VAZHDIMIN

Vlora Gashi

Unë mbetesha shtatzënë por çdoherë kur isha 5-6 javësh më thonin që qesja është boshe, nuk ka embrion aty. Si është e mundur të …

LEXO VAZHDIMIN

Shqipe Morina

Jam 5 vite e martuar, gjatë këtyre 5 viteve kam vizituar shumë mjek, jam kontrolluar në çdo mënyrë, kam bërë analiza, më thonin që …

LEXO VAZHDIMIN

Agron Dashi

Përshëndetje, Jemi të martuar qe 2 vite, po provojmë të kemi fëmijë qe 1 vit. Bëmë vizitë tek një mjek dhe i treguam …

LEXO VAZHDIMIN

Konsulta falas

NE JU KONTAKTOJMË

Ne ju Kontaktojmë
Numri juaj i telefonit:

apo ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 38606 220

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: