Teknika e Ngrirjes (Freeze-All)

Cila është Teknika e Ngrirjes?

Në trajtimet IVF, është e domosdoshme të formohet dhe të përzgjidhet embrioni me cilësi më të mirë për të ndihmuar pacientët tanë të arrijnë sa më parë ëndrrën e tyre prindërore. Nga ana tjetër, në një cikël të rregullt menstrual, femrat prodhojnë vetëm një vezë çdo muaj, dhe në përgjithësi mbi 50-70% e këtyre vezëve (në varësi të moshës së femrës) nuk mund të shndërrohen në një embrion të shëndetshëm. Në trajtimet IVF, pacienteve u jepet doza e lartë e injeksioneve për stimulimin e ovareve, duke marrë disa vezë në të njëjtën kohë për të zgjedhur ato që kanë më shumë gjasa të rezultojnë në shtatzëni.

Me këtë qasje, shumë çifte mund të prodhojnë një numër të mirë të embrioneve cilësore dhe të arrijnë shtatzëni të shëndetshme. Megjithatë, studimet e fundit kanë treguar se hormonet / medikamentet e stimulimit të vezëve mund të ndikojnë negativisht në shtresën e brendshme të mitrës, duke zvogëluar kështu mundësinë e implantimit të embrionit. Për të eliminuar këtë efekt të kundërt, bëhet ngrirja e embrioneve me cilësi të mirë për përdorim në të ardhmen. Ne presim që mjedisi i mitrës të kthehet në atë normale brenda 1-2 muajve. Pra, kjo teknikë e quajtur “teknika e ngrirjes” lejon implantimin më të lehtë të embrionit..

Kujt i rekomandohet Teknika e Ngrirjes (Freeze-All)?

Kjo metodë, e cila u krye në një grup të kufizuar pacientesh në të kaluarën, tani mund të kryhet në një gamë shumë më të gjerë të pacienteve. Arsyet më të rëndësishme për këtë janë përmirësimi i teknologjive laboratorike dhe suksesi i njëpasnjëshëm në teknikat e ngrirjes së embrionit. Më herët, ishte e detyrueshme të kryhej kjo teknikë tek pacientet me sindromin e hiperstimulimit ovariane (mbindjeshmëria ndaj stimulimit ovarian). Në kohët e sotme, ne jemi në gjendje të përdorim këtë teknikë tek pacientet, ku mjedisi i mitrës mund të përçahet për shkak të procesit të stimulimit. Në disa paciente, në varësi të arsyeve sociale, transferimi i embrioneve mund të shtyhet lehtësisht falë kësaj teknike.

A mund të kryhet në çdo klinikë Teknika e Ngrirjes (Freeze-All)?

Në mënyrë që teknika e ngrirjes të jetë e suksesshme, embrionet duhet të ngrihen me shkallë jashtëzakonisht të lartë të suksesit dhe të shkrihen pa ndonjë dëmtim. Në pacientet që përdorin këtë teknikë në një qendër që e kryen atë në mënyrë të përshtatshme dhe efektive, një rritje deri në 5- 15% në normat e shtatzënisë mund të vërehen në krahasim me pacientet e transferimit të embrionit të freskët. Nga ana tjetër, jo vetëm që nuk është e mundur të rritet shkalla e shtatzënisë në klinikat ku teknikat e ngrirjes / shkrirjes së embrionit nuk kryhen me sukses; por dhe normat e shtatzënisë duke përdorur të gjitha teknikat e ngrirjes janë gjithashtu më të ulëta se transferimet e embrionit të freskët. Prandaj, çelësi i suksesit me teknikën e ngrirjes është laboratori i embriologjisë, art-i-teknologjisë së përparuar, që funksionon në mënyrë efikase brenda klinikës. Në të gjitha qendrat tona, ne arrijmë rezultate të suksesshme në procedurat e ngrirjes dhe shkrirjes në laboratorët tanë të embriologjisë të pajisur me teknologjitë më të fundit.

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci. 🥰🥰 …

Lexo Vazhdimin

Ҫifti mori lajmin e mrekullueshem

Znj. Elsa dhe bashkëshorti i saj të cilët pritën 7 vjet për …

Lexo Vazhdimin

Lumturie Dardha

Pas tentimit tonë 4 herë me IVF, më në fund u takuam …

Lexo Vazhdimin

Vlora Gashi

Unë mbetesha shtatzënë por çdoherë kur isha 5-6 javësh më thonin që …

Lexo Vazhdimin

Shqipe Morina

Jam 5 vite e martuar, gjatë këtyre 5 viteve kam vizituar shumë …

Lexo Vazhdimin

Agron Dashi

Përshëndetje, Jemi të martuar qe 2 vite, po provojmë të kemi …

Lexo Vazhdimin

Konsulta falas

NE JU KONTAKTOJMË

Ne ju Kontaktojmë
Numri juaj i telefonit:

apo ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 38606 220

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: