Embryoskopi

Cili është Embryoskopi?

Embrioskopi është një sistem që lejon monitorimin e vazhdueshëm të embrioneve. Embrionet e marra në trajtimet IVF janë rritur në laboratorë në pajisje të quajtura inkubatorë që synojnë të imitojnë mitrën. Për të zgjedhur embrionin që ka shansin më të lartë për të çuar në një shtatzëni të shëndoshë, embrionet merren nga këto pajisje çdo mëngjes (ndonjëherë disa herë në ditë) dhe karakteristikat e tyre shqyrtohen nën mikroskop. Megjithëse këto procedura kryhen nën kushtet laboratorike, gjatë ekzaminimit jashtë inkubatorëve, ekzistojnë rreziqe për dëmtimin e embrioneve dhe zhvillimin e tyre.

Zhvillimet e fundit tani lejojnë që embrionet të rriten në inkubatorë të pajisur me sisteme të veçanta kamerash të quajtura embrioskopë. Kështu, ne mund të regjistrojmë çdo moment të zhvillimit embrional ose të shqyrtojmë të dhënat e kaluara në detaje. Me fjalë të tjera, ne mund të monitorojmë embrionet tona 24/7.

A rrit Embrioskopi Shanset e Shtatzënisë?

Në trajtimet IVF, zhvillimi i embrionit është një nga faktorët kyç që çon në shtatzëni të shëndetshme. Monitorimi i vazhdueshëm i zhvillimit të embrionit përmes embrioskopit na lejon të zgjedhim embrionet më të shëndetshme që sigurojnë shansin më të lartë të shtatzënisë. Në të njëjtën kohë, meqë embrionet nuk largohen nga mjedisi që rriten, gjasat e tyre për t’u dëmtuar nga ndonjë faktor mjedisor janë zvogëluar dukshëm. Kështu, krahasuar me inkubatorët tradicionalë, sistemi i embrioskopisë siguron një avantazh të rëndësishëm në rritjen dhe në përzgjedhjen e embrionit që do të sigurojë një shkallë më të lartë të shtatzënisë.

Meqenëse embrioskopi është një pajisje e shtrenjtë, shumë qendra IVF nuk e përdorin atë. Duke ndjekur nga afër zhvillimet në shkencën riprodhuese, ne jemi të lumtur të përdorim teknologjitë më të reja në qendrat tona njëkohësisht me qendrat kryesore të IVF-së në botë. Ne përdorim embrioskopin në mënyrë efektive në trajtimet IVF si një metodë për përmirësimin e suksesit klinik.

Cilat janë pikat e forta të Embrioskopit?

  • Siguron të gjitha të dhënat e nevojshme për zhvillimin e embrionit.
  • Mikroskopi ka një sistem të avancuar që nuk mungon asgjë.
  • Gjatë zhvillimit të embrionit, ai parandalon kontaktin e embrionit me dritë të bardhë.
  •  Ofron mundësi për të monitoruar embrionet 24/7.
  • Ai u siguron embrioneve një mjedisi të sigurt “inkubator të gjallë” ku ata nuk do të ndikohen nga mjedisi i jashtëm, pasi ato nuk janë hequr nga pajisja gjatë procesit të imazherisë.
  • Të gjitha vëzhgimet kryhen në inkubator pa ekspozimin e embrioneve në kushte negative të rritjes ose temperaturës.
  • Ai shërben si njësi e përpunimit të informacionit ku ruhen dhe analizohen të dhënat për zhvillimin e pacientëve dhe embrioneve të tyre. Kështu, përpunohen informata të hollësishme rreth imazheve të embrionit dhe kushteve të inkubatorit, rezultatet e trajtimit interpretohen sipas këtyre të dhënave dhe ruhen në skedarët e të dhënave të pacientit për referencë në të ardhmen.
Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci. 🥰🥰 …

Lexo Vazhdimin

Ҫifti mori lajmin e mrekullueshem

Znj. Elsa dhe bashkëshorti i saj të cilët pritën 7 vjet për …

Lexo Vazhdimin

Lumturie Dardha

Pas tentimit tonë 4 herë me IVF, më në fund u takuam …

Lexo Vazhdimin

Vlora Gashi

Unë mbetesha shtatzënë por çdoherë kur isha 5-6 javësh më thonin që …

Lexo Vazhdimin

Shqipe Morina

Jam 5 vite e martuar, gjatë këtyre 5 viteve kam vizituar shumë …

Lexo Vazhdimin

Agron Dashi

Përshëndetje, Jemi të martuar qe 2 vite, po provojmë të kemi …

Lexo Vazhdimin

Konsulta falas

NE JU KONTAKTOJMË

Ne ju Kontaktojmë
Numri juaj i telefonit:

apo ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 38606 220

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: