International Patients

INTERNATIONAL PATIENTS PACIENTËT NDËRKOMBËTARË

Qendra për Pacientët Ndërkombëtarë

Mirë se vini në faqen ndërkombëtare të Spitalit Special Bahçeci në Kosovë. Është kënaqësi t’ju informojmë për shërbimet tona dhe për zgjidhjet mjekësore ku mund t’ju sigurojnë kujdesin më të mirë të mundshëm në fushën e trajtimit të IVF.

Gjatë këtyre viteve ne kemi mundësuar që mijëra pacientë ndërkombëtarë të bëhen prindër të lumtur.

Qendra për Pacientët Ndërkombëtarë është një qendër “one-stop” e cila i koordinon të gjitha proceset që nga dita kur paraqiteni për një trajtim mjekësor derisa të ktheheni në vendin tuaj. Ne jemi pika juaj e kontaktit për marrjen e informacionit mjekësor, çmimit dhe planifikimit të trajtimit.

Shërbimet tona

Para se të filloni ndonjë trajtim, është thelbësore të kuptoni të gjitha detajet në lidhje me trajtimin dhe nevojat e kërkuara për udhëtimit. Edhe pse çdo plan i trajtimit përfundimtar mund të vendoset vetëm pas ekzaminimit fizik nga mjeku në qendrën tonë, ne mund t’ju përcaktojmë planet e mundshme të trajtimit bazuar në testet e fundit.

Qendra jonë për Shërbimet Ndërkombëtare do t’ju mbështesë në fushat e mëposhtme:

  • Konsultime falas mjekësore
  • Plani i Trajtimit
  • Vlerësimet e kostos
  • Planifikimi i takimit
  • Transporti nga aeroporti
  • Koordinimi i pranimit, daljes nga spitali dhe pagesës në klinikë
  • Akomodimi
  • Shërbimet për përkthim
Pyetjet më të shpeshta

1. A mund të gjejë doktori një plan të trajtimit për derisa unë jam në shtëpi?

Po sigurisht. Mjeku ynë mund t’ju rekomandojë një plan paraprak të trajtimit bazuar në dosjet tuaja mjekësore dhe historinë e trajtimit. Megjithatë, duhet të dini se plani i trajtimit mund të ndryshojë pas ekzaminimit fizik.

2. Kur duhet të paraqitem për trajtim?

Dita e saktë kur duhet te paraqiteni në klinikë do të përcaktohet nga mjeku.Mirëpo, zakonisht stimulimi ovarian fillon në ditën e 2-3 të periudhës menstruale. Ju rekomandohet të jeni prezent në klinikë një ditë më parë.

3. Si mund të caktojë një takim?

Si një pacient i huaj, ju mund të caktoni një person, i cili do të caktojë një takim për ju, pasi të dërgoni të gjitha raportet e nevojshme mjekësore, doktori do të konfirmoj planin tuaj të trajtimit. Për të caktuar një takim, ju lutemi na dërgoni pasaportën tuaj dhe pasaportën e bashkëshortit tuaj, dhe specifikoni një datë mesatare të vizitës suaj.

4. A mund të zgjedhi mjekun?

Po, mundeni. Nëse bëni një kërkesë të veçantë, ne do t’ju drejtojmë një specialist të caktuar. Për informacion të pacientëve, ne kemi vendosur CV-të e të gjithë mjekëve tanë në faqen tonë të internetit. Gjithashtu, mund të gjeni informacione rreth mjekëve tanë në rrjetet sociale ose duke kryer kërkime në forume. Megjithatë, ju sigurojmë se të gjithë mjekët që punojnë në Bahçeci janë super profesionistë të cilët janë vazhdimisht të përfshirë në punën shkencore, marrin pjesë në takime profesionale dhe kanë përvojë të madhe në fushën e tyre të mjekësisë.

5. Sa kohë zgjat trajtimi?

Trajtimi zgjat rreth dy-tre javë. (Në rast të ciklit të freskët)

Nëse doktori juaj ju rekomandon që të ngrini embrionet dhe të vini në ciklin e ardhshëm për transferimin e embrionit, kohëzgjatja e trajtimit do të jetë:

– Vizita e parë për stimulim (mbledhja e vezëve dhe ngrirja e embrionit), zgjat dy ose tri javë.
– Vizita e dytë për transferimin e embrionit zgjat rreth 5 ditë.

6. Çfarë duhet të sjell me vete

Pasaportën tuaj, certifikatën e martesës dhe rezultatet e mëparshme të testeve.

7. Çfarë raportesh mjekësore duhet të sjell me vete?

Qëllimi i vlerësimit fillestar nga mjeku është të kërkojë HSG dhe AMH nga gruaja dhe një spermogram nga bashkëshorti.

8. A mund t’i bëj testet diku tjetër dhe t’i sjell me vete?

Po, mundeni. Pasi të shqyrtohet lista e testeve do t’ju kthehen përsëri.

9. Kur mund të kthehem në vendin tim?

Normalisht, ju mund të ktheheni në vendin tuaj një ditë pas transferimit të embrionit.

10. A ka transport në aeroport?

Po, ne organizojmë transport nga / për në aeroport.

11. A ka zbritje në ndonjë hotel?

Ne kemi marrëveshje me disa hotele të cilat ndodhen pranë spitalit tonë. Këto hotele ofrojnë dhoma për pacientët e Spitalit Bahçecit me çmime preferenciale.

12. Nëse nuk di të flas shqip, a do të shoqërohem nga një përkthyes? A është pa pagesë?

Departamenti ynë ndërkombëtar kujdeset për pacientët ndërkombëtarë gjatë trajtimit të tyre në Bahçeci. Ne kemi personel që mund të ju ndihmonjë për komunikimin tuaj brenda qendrës në gjuhen shqipe, turke, serbe dhe angleze.

13. A mund të dërgoni një letër ftesë për aplikimin e vizës?

Nëse kërkohet vizë në vendin tuaj, ne mund t’ju dërgojmë një ftesë pasi të pranojmë paraprakisht pagesën në llogarinë tonë për trajtimin mjekësor përkatës.

14. A ka ndonjë test që duhet të bëj para se të paraqitem tek ju?

Ekzistojnë disa teste standarde që mund t’i kryeni përpara se të vini në spitalin tonë ose mund t’i kryeni në spitalin tonë para se të filloni trajtimin.

Psh: Ju mund t’i kryeni testet në vendin tuaj ose në qendrën për IVF Spitali Special Bahçeci

Emërtimi i Shërbimeve

  • HBsAg / femra dhe mashkulli
  • Anti-HCV / femra dhe mashkulli
  • Anti-HIV / femra dhe mashkulli
  • Spermiogram / mashkulli
  • Testet për femra
  • Testet e hormoneve
  • Prolaktin
  • Glicemia Esëll
  • Free Т4
  • TSH
  • AMH
  • FSH
  • E2
  • Vitamina B12
  • Vitamina D
  • ALT / AST
  • Rubella IgG
  • Testet hematologjike
  • Pasqyra e plotë e gjakut

15. Cila është shkalla e përafërt e suksesit të klinikës tuaj?

Shkalla e suksesit tregohet për cdo çift, pas shqyrtimit të testeve dhe ekzaminimit të mjekut.

International Patient Center

Welcome to the international page of Specialty Hospital Bahçeci in Kosovo. It is our pleasure to inform you about how our services and medical solutions can provide you with the best care possible on the domain of IVF treatment.

Over the years we have enabled thousands of international patients to become happy parents.

Our International Patient Center is a “one-stop” center and will coordinate all services from the day you request a medical treatment until the time you return to your home country. We are your point of contact for acquiring medical information, pricing, visa and treatment planning.

Our Services

Before you start any treatment, it is essential to understand all details with regards to the treatment and the required travel needs. Although any final treatment plan can only be decided upon physical examination by our doctor in our clinic we are able to determine likely treatment plans based on recent test.

Our international Service Center will support you in the following domains:

– Free medical consultation
– Treatment plan
– Cost estimates
– Schedule appointment
– Airport Transfer
– Coordinate admission, discharge and payment at clinic
– Accommodation
– Translation services

Frequently Asked Questions

1. Can a doctor come up with a treatment plan while I am still at home?

Yes, of course. Our doctor will design a preliminary treatment plan based on your medical files and treatment history. However, bear in mind that the treatment plan can change after a physical examination.

2. When should I come for treatment?

The exact day of your arrival in clinic will be determined by doctor. However, usually ovarian stimulation starts on the 2-3 day of menstrual period. You are recommended to be present in clinic one day before.

3. How can I get an appointment?

As a foreign patient, you will be appointed a patient representative, who will get an appointment for you after you send all necessary medical reports and doctor confirms your treatment plan. To book an appointment please send us your passport and your spouse’s passport, and specify an average date of your visit.

4. Can I choose a doctor?

Yes, you can. If you make a special request, we will direct you to a specific specialist. We have placed CV’s of all our doctors on our website for patients’ information. Also, you can find information about our doctors on social networks or by performing search on forums. However, we assure you that all doctors who work at Bahceci are super professionals who are constantly involved in scientific work, attend professional gatherings and possess great experience in their field of medicine.

5. How long does the treatment last?

The Treatment takes about two- three weeks. (İn case of fresh cycle) If your Doctor recommends you to freeze the embryos and to come the next cycle for the embryo transfer, the duration of treatment will be:

– The first visit for stimulation (eggs collection and embryo freezing), takes two or three weeks.
– The second visit for embryo transfer takes around 5 days.

6. What should i bring with me

Your passport, Mariage certificate and previous test results

7. What medical reports should I bring with me?

For the purpose of initial evaluation by doctor, we ask HSG and AMH from a woman and a spermogram from a man.

8. Can I do tests at home and bring them with me?

Yes, you can. The list will be given to you beforehand.

9. When can I return to my country?

Normally, you can return to your country the day after embryo transfer.

10. Is there airport transfer?

Yes, we arrange transfer from/to airport

11. Is there a discount at a hotel?

We have agreements with several hotels located nearby our centers. They provide rooms for Bahceci patients at discounted rates.

12. If I don’t speak Albanian, am I going to be accompanied by a translator? Is it free?

Our International Department takes care of international patients during their treatment at Bahceci. We have English, Serbian, Turkish -speaking personnel who would assist your communication within center.

13. Can you send an invitation letter for a visa application?

If a Visa is requested in your country, yes we can send you an invitation letter after receiving the payment in our account.

14. Are there any tests that I have to do before coming?

There are some standards tests that you can do before coming to the clinic OR in our clinic before starting the treatment.

Ps: You can do the tests in your home country or in the IVF center Specialty Hospital Bahçeci.

Name of the service

– HBsAg/ men and women
– Anti-HCV/ men and women
– Anti-HIV / men and women
– Spermiogram / men

Tests for women

– Hormone tests – Prolactin – Glycemic (On an empty stomach before 09:30)
– Free Т4
– TSH
– AMH
– FSH
– E2
– Vitamin B12
– Vitamin D
– ALT /AST
– Rubella IgG
– Hematological tests
– Whole Blood Count

15. What is the approximate success rate of your clinic?

The success rate is indicated for each couple, after analyzing the tests and Doctor’s Examination.

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: