IVF është një teknikë riprodhuese e cila aplikohet tek çiftet të diagnostikuar me infertilitet (sterilitet) për të siguruar një shtatzëni. Në këtë teknikë, vezët e grumbulluara nga kanditatja për nënë bashkohen në mjedisin laboratorik me spermën e kandidatit për baba dhe kështu formohen embrionet. Këto embrione transferohen në mitrën e nënës pasi zhvillimi i tyre monitorohet për një kohë në laborator. Rreth 12 ditë pas transferimit të embrionit, bëhet analiza e shtatzënisë tek kandidatja për nënë për të mësuar rezultatin e trajtimit.

Ҫmimet për trajtimin IVF 2019

Nëse dëshironi të informoheni për çmimet e trajtimit IVF 2019, mund të na kontaktoni nga ky numër +383 38/60-60-70, +383 38/60-62-20.

Ҫfarë duhet të keni kujdes në trajtimin IVF?

• Në ditët e para ushtrimet e rënda sportive nuk duhet të bëhen.
• Për të shmangur infeksionet vaginale, nuk rekomandohet noti.
• Nuk duhet ngritur dhe mjatur pesha të rënda.
• Nuk duhet të konsumohet duhani dhe alkooli.
• Dy javë duhet të ketë apstenim në marrëdhënie seksuale.
• Duhet të konsultoheni me mjekun për ilaçet e përdorura. Injeksionet progesteron dhe ilaçet e tjera të cilat jepen për mbështetje luteale duhet të përdoren siç janë përshkruar dhe nuk duhet të ndërpriten. Në përgjithësi mbështetja luteale me progesteron përdoret deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Pas kësaj jave, placenta siguron plotësimin e progesteronit në trup.
• Qumështi jo i pasterizuar dhe djathi i freskët nuk duhet të konsumohen për të shmangur infeksionin e mundshëm Listeria.

Në cilën ditë të ciklit menstrual fillon trajtimi IVF?

Pas ekzaminimit fillestar dhe vlerësimit të çiftit, trajtimi IVF fillon në ditën e 2-të ose 3-të të ciklit menstrual.

Ilaçet e përdorura në trajtimin IVF

Gjatë trajtimit IVF pacientët përdorin ilaçet DHEA hormon, acid folik dhe shtojca të vitaminave mbështetëse. Përveç këtyre ilaçave, të cilat zakonisht përdoren nga rruga orale, mjeku për IVF mund të rekomandojë edhe vaj peshku. Ndërkohë, injeksionet e përdorura në trajtimin IVF ndahen në dy kategori: Injeksioni për zmadhimin e vezës dhe ilaçet e përdorura pas mbledhjes së vezëve.

1. Injeksioni për Zmadhimin e Vezës

Këto ilaçe, sipas gjendjes fizike dhe hormonale të pacientes, janë ilaçe hormonale krejtësisht të personalizuara. Sipas gjendjes, vezoret nganjëherë stimulohen dhe nganjëherë shtypen. Në periudhën e induksionit të ovulacionit (rritja e vezëve) përdoren këto ilaçe për të krijuar më shumë se një vezë të shëndetshme tek kandidatja për nënë.

2. Ilaçet e Përdorura pas Mbledhjes së Vezëve.

Vezët e grumbulluara, pas procesit të rritjes së vezëve, fertilizohen me spermatozoidin e kandidatit për baba dhe kështu formohen embrionet. Embrioni i formuar me cilësinë më të lartë i transferohet kandidates për nënë. Gjatë dhe pas procesit, hormonet estrogjen dhe progesteron i jepen pacientes si mbështetje. Këto hormone mund të jepen si xhel vaginal, supozitorë ose injeksion.

Të ushqyerit në trajtimin IVF

Ushqimi, i cili është i rëndësishëm në të gjitha kushtet, ka një rëndësi të madhe edhe në trajtimin IVF. Çiftet që do të trajtohen me procedurën IVF duhet t’i kushtojnë vëmendje ushqimit.

Qelizat të cilat e formojnë trupin tone, duhet të jenë në gjendje të fuksionojnë siç duhet dhe rregullisht për të marrë sasinë e nevojshme dhe të ekuilibruar të artikujve ushqimorë si karbohidratet, proteinat, yndyrnat e shëndetshme, mineralet, vitaminat dhe ujin.