Hulumtim – Zhvillim

Grupi Shëndetësor Bahçeci, i cili ka ofruar shërbime në fushën e gjinekologjisë, obstetrikë dhe infertilitet që nga viti 1996, duke përdorur metodat më të fundit me standardet botërore, ne synojmë që t’i shërbejmë pacientëve tanë në nivelet më të përparuara të mundshme.

Në kuadër të këtij vizioni, laboratori ynë për hulumtim dhe zhvillim u themelua në vitin 2010 në Qendrën për Infertilitet Bahçeci Fulya, jo vetëm për fushën e gjinekologjisë dhe teknikave të riprodhimit të asistuar por edhe si një kompani që prodhon inovacion në të njëjtën kohë.

Nga data e krijimit të laboratorit tonë për hulumtim dhe zhvillim, përqëndrohemi në “kënaqësinë e pacientit” duke vepruar me trajtime të veçanta për person dhe protokole te zhvilluara që të sigurojmë pacientët me teknikat e fundit dhe në mënyrë efektive gjatë fazave klinike dhe laboratorike. Qëllimi primar është të realizojmë projekte kërkimore që synojnë zhvillimin e produkteve të reja të cilat do të kontribojnë pozitivisht në trajtime mjekësore në mënyrë që shumë çifte të bëhen prindër me foshnje të shëndetshme.

Ne jemi të vetëdijshëm për nevojën për të qenë të hapur mbi risitë dhe zhvillimet shkencore e teknologjike në mënyrë që të ruajmë pozicionin tonë si një institucion pionier në vendin tonë dhe gjeografikisht më gjerë. Ne jemi duke ndjekur nga afër zhvillimet në botë dhe duke arritur bashkëpunime teknologjike sipas studimeve të përbashkëta shkencore me kompanitë kryesore ndërkombëtare të fushës së mjekësisë riprodhuese dhe asaj të gjenetikës.

Grupi Shëndetësor Bahçeci me besimin se trajtimi i infertilitetit kërkon një strukturë multidisiplinore dhe akademike, është bashkuar me mjekë dhe shkencëtarë me përvojë për të zgjidhur shkaqet e infertilitetit (shterpësisë) dhe qasjet e mundshme të reja të diagnozës dhe trajtimit në vazhdimësi. Ekipet tona kanë kryer studime të përbashkëta akademike me institucionet kryesore arsimore të huaja të tilla si: Universitetin e Oksfordit, Strasburgut dhe Parisit.

Shkalla e lartë e suksesit të arritur pas trajtimit, mbështetja dhe fuqia që marrim nga çiftet e trajtuara në institucion tonë, është gjithmonë parimi ynë themelor për të kombinuar inovacionin me menaxhimin tonë të përgjithshëm të cilësisë në punimet mbi hulumtim dhe zhvillim për t’u siguruar çifteve tanë shërbimin më të suksesshëm dhe më të mirë.

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: