Histori e Pacientëve
Shqipe Morina

Jam 5 vite e martuar, gjatë këtyre 5 viteve kam vizituar shumë mjek, jam kontrolluar në çdo mënyrë, kam bërë analiza, më thonin që gjithqka është në rregull por në fund nuk kishte ndonjë rezultat. Nuk mbetesha shtatzënë.

Të gjithë më fajësonin mua pse nuk po mund të kem fëmijë dhe nga ana psikologjike isha e shembur deri sa erdha në spitalin Bahçeci. Aty bëra vizitën dhe për herë të parë i’a kërkuan burrit tim analizën e spermës, gjë që nuk e kishin kërkuar të tjerët, sikur të ishte problemi vetëm tek unë. Dhe u kuptua që burri im nuk kishte sasi të mjaftueshme të spermatozoideve. E provuam me një metodë të thjeshtë, metodën e insiminimit dhe rezultati ishte pozitiv. Jam shumë e lumtur tani, inshallah gëzohen të gjitha nënat me këtë ndjenjë të mirë.

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: