Mospërmbajtja e urinës; dalja e urinWs nga qesja urinare jashtë dëshirës tonë. Qesja urinare dhe uretra (rruga e fundit urinare); ka kryer detyrën e ruajtjes dhe zbrazjes së urinës. Mbajtja e urinës apo hedhja,është e ndërlidhur me sistemin anatomik dhe fuqinë funksionale. Qesja urinare ruan urinën deri në një volum të caktuar (përafërsisht 400-500ml), mbushet pa rritur presionin e brendshëm. Kur mbushet qesja urinare, fillon ndjenja për urinim dhe qesja urinare duke përdorur muskujt e vet si dhe pak me tkurjen e muskujve të barkut, shton presionin e brendshëm. Ndërkohë, muskujt unazorë që ndihmojnë mbajtjen e urines lirohen dhe urina hidhet jashtë. Nëse jemi në ndonjë rrethanë ku nuk mund ta kryejmë urinimin, atëherë me vetëdije kryerjen e urinës mund ta shtyjmë edhe për pak kohë. Nëse ka ankesa për mospërmbajtje të urines, duhet hulumtuar arsyeja dhe trajtimi duhet rregulluar në këtë mënyrë. Informacionet e marra nga vetë pacienti janë shumë të rëndësishme. Kur ndodh mospërmbajtja? Pa pritur apo kur qesen e urinës e keni të mbushur dhe urgjent dëshironi të urinoni? A ju ndodh në gjumë mospërmbajtja e urinës? Përpos mospërmbajtjes së urinës, a ju shoqërojnë edhe ankesa të tjera (djegie gjatë urinimit, urinim i shpeshtë, etj.)? Ngjarjet që çrregullojnë funksionin e ruajtjes së qeses urinare dhe ulin kapacitetin, mund të jenë shkaktarë për rrjedhje (mospërmbajtje) të urinës.

Terapitë e rrezatimit, infeksionet e qeses urinare të lidhura me tuberkulozën, vendosja në qesen urinare e një paraziti të quajtur shistozomë, cistitet akute si dhe disa cistite kronike të tjera mund të shkaktojnë mospërmbajtjen e urinës. Ndonjëherë pa ditur arsyen, qesja urinare reagon shumë ndaj urinës dhe dëshiron ta hedhë jashtë. Këtë gjendje e quajmë ‘’Qesja urinare më se aktive ‘’. Ankesa e pacientëve të tillë si nevojë për të kryer urinën urgjent dhe nëse nuk e kryejnë menjëherë mund të mos e mbajnë ose në momentin që ndjejnë ardhjen e urinës rezulton me rrjedhje. Problemi i rrjedhjes ose mospërmbajtjes së urinës tek disa pacientë shkaktohet për arsye të sëmundjeve të ndërlidhura me sistemin nervor dhe traumat. Sikurse Parkinsoni, Alzheimer, traumat në kokë, ose dëmtim i shtyllës kurrizore. Pacientët të cilët kanë rrjedhje të urinës për shkak të dobësisë së mekanizmave që mbajnë urinën (sfinkter), vijnë me ankesa të tjera. Nëse për shkak të ndonjë operimi ose traume, ka dëmtim të sfinkterit, pacienti tërë kohën dhe pa e ndjerë ka rrjedhje ose mospërmbajtje të urinës. Sidomos pas moshës 40 vjeçare, kur ka kryer shumë lindje, pacientët me kilogramë të tepërt, dallohet nje gjendje tjetër e rrjedhjes së urinës. Këta pacientë thonë se në rast të kollitjes, shtrëngimit, teshtitjes, qeshjes, mbajtjes së peshave të rënda, etj. përjetojnë mospërmbajtje të urinës.

Këtë e quajmë “Stress incontinence” Gjendja e kësaj është; mospërmbajtje e urinës për shkak të presionit të lartë brenda barkut si rezultat i uretrës së lëvizshme (normalisht është stabile, nuk lëviz). Një tjetër problem i mospërmbajtjes së urinës është kur fëmijët lagin shtratin e tyre. Fëmijëve në gjumë, edhe pse i mbushet qesja urinare, nuk zgjohen dhe nuk mund ta mbajnë urinën e tyre. Këtë e quajmë “Enuresis Nocturna”. Kjo gjendje e cila deri në moshën 3 vjeçe është normale dhe zhduket pasi sistemi nervor kryen zhvillimin. Kryesisht është psikologjike ose e lidhur me vonesen e zhvillimit të sistemit nervor, mirepo duhet gjithsesi të hulumtohet nëse ka ndonjë gjendje tjetër që shkaktojnë këtë (infeksione të rrugës urinare, parazitët e zorrëve etj.) Pas të gjitha hulumtimeve; trajtimi duhet të planifikohet në bazë të ankesave të pacientëve dhe konstatimeve. Trajtimi ndonjëherë mund të jetë i thjeshtë me antibiotik por ndonjëherë nevojiten ndërhyrje kirurgjike. Për diagnozë dhe trajtim jepet vendimi i Urologut i cili ka kryer ekzaminimin tek pacientë