Pyetjet më të shpeshta

A mund të ndodhë një shtatzëni e natyrshme pas një trajtimi IVF?

Çiftet që janë diagnostikuar me infertilitet të pashpjeguar, PCOS, infertilitet për shkak të faktorit të butë mashkullor, rezervës së ulët ovariane dhe që kanë pasur një trajtim të suksesshëm në IVF, mund të arrijnë një shtatzëni të natyrshme. Shtatzënia natyrore nuk pritet tek çiftet që janë trajtuar për faktorët e tubave dhe të infertilitetit të rëndë mashkullor.

Sa kohë zgjat trajtimi IVF?

Fazat e trajtimit IVF përbëhen nga: stimulimi i ovulacionit, grumbullimi i vezëve, zhvillimi i embrionit dhe transferimi i embrionit. Trajtimi fillon në ditën e dytë të ciklit menstrual. Gjatë procesit të stimulimit të ovulacionit, pacientja zakonisht i nënshtrohet testeve të gjakut dhe ekzaminimeve me ultrasonografi çdo ditë ose çdo dy ditë. Ky proces zgjat mesatarisht 9-12 ditë. Sapo vezët të arrijnë nivelin e dëshiruar të pjekurisë, vezëve u futet një gjilpërë për plasaritje. Mbas 2 ditësh bëhet grumbullimi i vezëve. Në ditën e grumbullimit të vezëve, merret një mostër spermë nga babai dhe bëhet fekondimi. Embrionet e formuara në këtë mënyrë monitorohen dhe vlerësohen sipas numrit dhe cilësisë së tyre dhe pas 2-6 ditë transferohen në mitrën e nënës.

Si të përgatiten pacientët jashtë qytetit dhe të huajt për trajtimin e tyre IVF?

Ju mund të bëni testet tuaja paraprake në qytetin tuaj dhe të ndani rezultatet me mjekun tuaj IVF. Kështu, ne mund të përcaktojmë nëse ka ndonjë pengesë për programin IVF ose për të arritur shtatzëninë. Në të njëjtën kohë duhet të merren vitaminat prenatale. Trajtimet e IVF fillojnë në ditën e 2-të të periudhës së menstruacioneve të femrës dhe zgjasin përafërsisht 15-18 ditë. Gjatë kësaj periudhe, do të kryeni gjithsej 6-7 ekzaminime në klinikë. Pacientet që kanë çrregullsi menstruale mund të përdorin barnat përkatëse sipas vendimit të mjekut. Sillni me vete të gjitha dokumentet e nevojshme zyrtare dhe të gjitha shënimet mjekësore në përputhje me procedurat ligjore.

A shkaktojnë kancer medikamentet e përdorura në trajtimin IVF?

Deri më sot, studimet kanë treguar se medikamentet e përdorura në trajtimet e infertilitetit nuk rrisin mundësinë e kancerit tek femrat. Nuk ka rrezik të shtuar për kancerin e gjirit dhe të mitrës. Pavarësisht kësaj, femrat që i janë nënshtruar terapisë hormonale, duhet të kryejnë kontrolle të rregullta rutinë.

Cilat infeksione janë shkaktarë për bllokimin e tubave?

Tubat fallopianë lidhin vezoret në mitër. Çdo infeksion i tubave mund të shkaktojë bllokimin e tubave dhe si pasojë infertilitetin femëror. Infeksionet më të zakonshme të tubave janë streptokoku, stafilokoku dhe bakteret mikoplazma, klamidia dhe infeksionet gonokoksik seksualisht të transmetueshme. Tuberkulozi gjithashtu mund të shkaktojë bllokim të rrallë në tuba. Infeksionet mund të vendosen në tuba për shkak të përdorimit të pajisjeve intrauterine, marrëdhënieve seksuale, abortit spontan, abortit dhe post-lindjes, infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe apendicitit. Bllokimi në tuba mund të parandalojë shtatzënitë natyrore.

A dëmtojnë prodhimin e spermës trajtimet e kancerit dhe kimioterapia?

Kimioterapia është një metodë trajtimi që synon të shkatërrojë qelizat që ndahen me shpejtësi. Qelizat e synuara janë qelizat kancerogjene, por kimioterapia gjithashtu shkatërron qelizat e rrënjëve të flokëve, qelizat gastrointestinale dhe qelizat riprodhuese të cilat janë qelizat e spermës dhe vezëve. Në të njëjtën mënyrë, radioterapia dëmton qelizat e embrionit që përbëjnë spermën dhe qelizat e spermës. Në varësi të llojit, frekuencës dhe dozës totale të trajtimit, kimioterapia dhe radioterapia mund të çojnë në azoospermi të pakthyeshme dhe si pasojë infertilitetit tek meshkujt. Kriopreservim i spermës është e vetmja metodë e provuar për ruajtjen e fertilitetit mashkullor para trajtimeve të kancerit.

A mund të ngrihet veza? Kujt i rekomandohet?

Kriopreservimi i indeve ovarian është një metodë që mund të kryhet tek femrat që janë duke kaluar nëpër trajtim të kancerit ose që janë në rrezik të menopauzës së hershme. Indet ovarian të marra nëpërmjet kirurgjisë laparoskopike para kimioterapisë ose radioterapisë, ruhen të ngrira, pastaj kthehen më vonë në trup për të rifilluar funksionet riprodhuese pas trajtimit të kancerit. Edhe pse shtatzënitë dhe lindjet e suksesshme janë arritur pas transplantimit, ajo ende konsiderohet si një metodë eksperimentale e trajtimit. Rekomandohet për femrat të cilat i nënshtrohen kimioterapisë ose radioterapisë për kancer, të cilat janë duke u përgatitur për një transplantim të palcës kurrizore ose transplantim të qelizave burimore dhe që kanë sesione të larta të dozimit të kimioterapisë të planifikuara për shkak të çrregullimeve të sistemit imunitar.

A ulen normat e shtatzënisë pas transferimit të embrioneve të ngrira?

Jo, nuk ndodh. Në një qendër me një laborator të embriologjisë së përparuar ku proceset e ngrirjes dhe shkrirjes janë zotëruar, normat e shtatzënisë do të jenë më të larta me transferimet e embrioneve të ngrira sesa me transferimet e embrionit të freskët. Medikamentet e përdorura gjatë procesit të trajtimit mund të kenë efekte negative në mitrën e femrës. Në sajë të transferimit të embrionit të ngrirë, mitra ka kohë të “pushojë” dhe të pastrohet nga efektet e medikamenteve. Prandaj, transferimet e embrioneve të ngrira përdoren si një metodë për rritjen e suksesit tek pacientet me dështime të përsëritura të IVF.

A rritet rreziku i sëmundjeve në shtatzëni me transferimin e embrionit të ngrirë?

Sipas studimeve shkencore, shtatzënitë me embrionet e ngrira nuk tregojnë ndonjë rrezik në rritje të anomalive kongjenitale ose sëmundjeve gjenetike në fetus, në krahasim me shtatzënitë e embrionit të freskët. Në ditët e sotme, ngrirja e embrionit është një praktikë standarde në procedurat IVF dhe përdoret si një metodë e suksesshme.

A është procedurë e dhimbshme transferimi i embrionit?

Transferimi i embrionit është një procedurë pa dhimbje që nuk kërkon anestezion. Pas transferimit, informacione shtesë në lidhje me kujdesin dhe medikamentet përcjellëse ofrohen nga personeli mjekësor.

Sa kohë zgjat procedura e grumbullimit të vezëve?

Grumbullimi i vezëve kryhet nën anestezion. Gjatë ecurisë së kësaj procedure, e cila zgjat 5-10 minuta, folikulat në ovaret tuaja grumbullohen me anë të ultrazërit dhe vezët në këto folikula tërhiqen nën mikroskop nga embriologu.

Çfarë përcakton një trajtim i suksesshëm në IVF?

Qendrat për Infertilitet përcaktojnë suksesin e tyre sipas shkallës së shtatzënisë dhe normës së lindjes së gjallë. Shkalla e suksesit të qendrave për Infertilitet rritet me ekzekutimin korrekt të të gjitha hapave në IVF. Një induksioni i mirë i kryer me ovulimin, grumbullimi i vezëve në kohën e duhur dhe saktësia e mikroinjektimit me spermën e përzgjedhur, do të çojë në transferimin e një embrioni të shëndetshëm. Të gjitha këto luajnë një rol të rëndësishm në rritjen e shanseve për një shtatzëni të suksesshme. Kur zgjidhet një qendër IVF, vëmendja duhet t’i kushtohet përvojës së qendrës, infrastrukturës teknike të laboratorit të saj dhe normave të shëndosha të shtatzënisë.

A mund të mbeten shtatzënë gratë që nuk kanë cikël menstrual?

Në rastet e hypogonadism hypogonadotropic, e quajtur amenorrhea primare, në të cilën cikli i hormoneve në stimulimin e vezoreve nuk funksionon siç duhet, femra nuk ka cikël menstrual. Mbështetja e këtyre hormoneve të mangëta ndihmon në arritjen e ovulacionit pas së cilës shtatzënia mund të arrihet duke e drejtuar çiftin në ndihmën e duhur të teknikës riprodhuese të asistuar. Në rastet e tjera kur mungon cikli menstrual, si sindroma gjenetike e njohur Turner (45, X0), dështimi i parakohshëm ovarian që çon në menopauzën e hershme dhe gratë në menopauzë, shtatzënia nuk mund të arrihet me vezët e gruas. Shtatzënia mund të arrihet në këto raste përmes dhurimit të vezëve.

A janë sëmundjet gjenetike shkak për infertilitet?

Tek njerëzit, çdo qelizë normalisht përmban 46 kromozome (23 çifte). Dy prej tyre janë kromozome X dhe Y, të cilat janë kromozome seksuale. Femrat kanë dy kromozome X (46XX), ndërsa meshkujt kanë një kromozom X dhe një kromozom Y (46XY). Çdo anomali e kromozomeve të seksit çojnë në infertilitet. Humbja e materialit gjenetik në disa pjesë të kromozomit Y tek meshkujt çojnë në azoospermi (numër i ulët i spermatozoidëve) dhe anomalitë morfologjike-lëvizshmërie të cilat mund të çojnë në infertilitet. Në mënyrë të ngjashme, kromozomet X të dëmtuara tek femrat çojnë në probleme ovariane dhe si pasojë në infertilitet. Defektet gjenetike tek kromozomet autosomale përveç kromozomeve seksuale, gjithashtu shkaktojnë aborte të përsëritura, infertilitet dhe çrregullime gjenetike në fetuse.

A është IVF trajtimi i parë që aplikohet?

Trajtimi i inseminimit IUI mund të tentohet para trajtimit IVF në një infertilitet të pashpjeguar dhe lidhur me infertilitetin mashkullor. IUI nuk rekomandohet nëse ka një rënie të rezervës ovariane të femrës, nëse çifti ka pritur një kohë të gjatë për të arritur një shtatzëni, ose nëse ka ndonjë problem në tubat fallopianë të femrës. Në IUI, ovulacioni nxitet tek femra. Mostrat e spermës të mbledhura nga babai i ardhshëm lahen në një përzierje të veçantë dhe transferohen në mitrën e gruas.

Kur duhet të shkoni tek mjeku për IVF?

Në rastet kur femrat të cilat janë nën moshën 35 vjeçare provojnë 1 vit, ndërsa ato të cilat janë mbi 35 vjeç provojnë 6 muaj me marrëdhënie të rregullta seksuale pa mbrotje dhe pavarësisht kësaj nuk ndodh shtatzënia, atëherë duhet të paraqiteni tek mjeku për infertilitet.

Çfarë është İnfertiliteti (steriliteti)?

Infertiliteti (steriliteti) është rasti kur një çift nuk mund arrijë shtatzëninë brenda një viti pavarësisht marrëdhënieve të rregullta seksuale e të pambrojtura. Infertiliteti ndodh në rreth 10-15% të çifteve.

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: