V-Shape është një metodë e shkëlqyer estetike për konturimin e fytyrës dhe trupit tek pacientet që kërkojnë reduktimin e celulitit, reduktimin e diametrit të trupit, tendosjen e lëkurës së lëshuar pas humbjes së peshës, etj. Me teknikën e tendosjes (tërheqjes) pa operim, V-Shape, arrihet dobësim zonal, tendosje e lëkurës së fytyrës, ripërtëritje dhe formësim. Gjithashtu, me V-Shape është e mundur të tendosen dhe formësohen indet në zonën e qafës, nofullës dhe nën nofull. Ajo redukton dhjamin në mënyrë jo-invazive dhe pa dhimbje nëpërmjet kombinimit të ultratingujve dhe radio-frekuencës.

Si aplikohet V-Shape?

Sistemi Radio-Frekuencë – V-Shape: shkakton rrjedhjen e energjisë nga rrezatimi elektromagnetik i cili përbëhet nga valët me frekuenca 3 kHz dhe 300 MHz. Me rrjedhjen e fituar drejtohet në indin e synuar. Kur rrjedhja e energjisë arrin në indin e synuar, në atë zonë nxehtësia arrin përafërsisht 65-75 gradë C. Avantazhi i kësaj metode është që rrit nxehtësinë vetëm në indin e synuar. Kurse nxehtësia në zonat më sipërfaqësore të lëkurës (epidermia) arrin përafërsisht në 35-40 gradë C. Për këtë arsye, derisa shkaktohet rritja e nxehtësisë në dermis, epidermisi nuk nxehet. Pra, zona e cila nuk synohet të trajtohet, nuk ndikohet nga ky aplikim.

Kujt i aplikohet V-Shape?

Mund të aplikohet në mënyrë të sigurtë në lëkurën e lëshuar dhe deformuar, problemet e rrudhave, tërheqjen e lëkurës dhe formimin e lëkurës, rrudhat rreth syve etj. Nuk ka efekte anësore dhe është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës.

Sa zgjat një seancë V-Shape?

Çdo aplikim me V-Shape është i shpejtë dhe zgjat rreth 30 – 45 minuta. Procedura nuk është e dhimbshme por pacientja do të ndiejë disa prekje të buta, dridhje të moderuar të shoqëruar me ndjesi të ftohjes në shtresën e sipërme të lëkurës dhe ngrohjes në zonat e aplikuara.

Sa seanca nevojiten në V-Shape?

Janë rezultate të dukshme pas aplikimit të parë por me më shumë seanca do të ketë efektivitet maksimal. Ne rekomandojmë rreth 6-8 seanca për një zonë të dëshiruar për aplikim. Pas çdo aplikimi pacientja do të shoh përmirësim të vazhdueshëm në lëkurën e saj. Rezultatet janë më të shpejta me aplikime të shumëfishta. Lëkura do të qëndrojë e ngushtë, e fortë, e konturuar dhe e lëmuar për shumë kohë. Seancat e kryera me V-Shape duhet të kenë 2 javë pushim mes njëra tjetrës.

Ҫmimet për aplikimin V-Shape 2019

Nëse dëshironi të informoheni për çmimet e aplikimit V-Shape 2019, mund të na kontaktoni në numrat e telefonit +383 38/60-60-70, +383 38/60-62-20.