Menopauzë e Hershme

Çfarë është Menopauza e hershme?

Ne flasim për menopauzën e hershme ose të parakohshme kur një grua ndalon menstruacionet para moshës 40 vjeç. Në menopauzën e hershme, sekretimi i estrogjenit zvogëlohet ndërkohë që nivelet e FSH dhe LH rriten. Me disa analiza të thjeshta të gjakut mund të konstatohet nëse jeni në menopauzë të hershme ose jo.

Cilat janë shkaqet për menopauzën e hershme?

Historia familjare

Faktori më i rëndësishëm që përcakton fillimin e menopauzës është mosha në të cilën nëna e një gruaje kalon nëpër menopauzë. Nëse ka një histori familjare të menopauzës së hershme, ekziston një rrezik më i lartë se edhe gruaja do të shkojë drejt menopauzës së hershme.

Ndërhyrjet kirurgjikale

Nëse të dyja vezoret e gruas hiqen për çfarëdo arsye, ndodh menopauzë e hershme. Përveç kësaj, vezoret mund të dëmtohen nga ndërhyrjet gjinekologjike.

Sëmundjet autoimune

Një ndër shkaqet më të përhapura të menopauzës së hershme janë sëmundjet autoimune. Në sëmundjet autoimune, sistemi i imunitetit i sheh organet e trupit si masa të huaja dhe i sulmon për vetëmbrojtje. Nëse këto organe janë vezoret, atëherë shkaktohet menopauza e hershme.

Kanceri

Radioterapia apo kimioterapia që aplikohet gjatë kurimit të tumoreve mund të dëmtojë vezoret duke shkaktuar kështu menopauzë të hershme.

Ç’rregullimet kromozomale

Problemet që kanë të bëjnë me ato kromozomale, si Sindroma Turner, Sindroma Fragile X, janë ndër arsyet e tjera të menopauzës së hershme.

Mënyra e jetesës

Kequshqyerja, stresi, duhani dhe alkooli mund të shkaktojnë menopauzë të hershme.

Cilat janë simptomat e menopauzës së hershme?

Simptoma e parë në menopauzën e hershme janë periodat që bëhen më të shpeshta. Një cikël i rregullt menstrual ndodh përafërsisht çdo 28 ditë. Kur cikli menstural ndodh më shpesh se çdo 22 ditë, kjo zakonisht tregon një rënie në rezervën ovariane. Kur afrohet menopauza, ciklet menstruale ulen para se të ndalen plotësisht.

Simptoma të tjera përfshijnë thatësi vaginale, ndjesi e ulët e aktit seksual, vështirësi në gjumë, flashe të nxehta. Nëse keni simptoma të tilla, duhet të shihni një gjinekolog sa më shpejt të jetë e mundur

A mund të parandalohet menopauza e hershme?

Menopauza e hershme është një gjendje e paparashikueshme, por diagnoza e hershme është e mundur me ekzaminime të rregullta mjekësore. Në ditët e hershme të menstruacioneve, kryhen testet e hormoneve (AMH, FSH, estradiol) dhe vezoret shqyrtohen nëpërmjet ultrazërit vaginal. Në këtë mënyrë, mund të vlerësohet numri i vezëve të përshtatshme për fekondim. Mosha e pacientes është me rëndësi të madhe për një rezultat të suksesshëm në trajtimet e hershme të menopauzës. Sa më e re të jetë pacientja, aq më i lartë është shansi për trajtim të suksesshëm.

A mund të mbetesh shtatëzënë në menopauzë të hershme?

Në pacientet që kanë pakësim të rezervave të vezëve, pa humbur kohë këshillojmë trajtimin invitro Kjo është për shkak se IVF ka shkallën më të lartë të suksesit midis metodave riprodhuese të asistuara. Për pacientet që nuk janë të martuara dhe nuk mendojnë të kenë fëmijë brenda një kohe të shkurtër, këshillojmë ngrirjen e vezëve. Në procesin e ngrirjes së vezëve, qelizat e vezëve merren nëpërmjet përdorimit të ilaçeve me qëllim të rritjes së folikulave. Këto qeliza vezësh pastaj ngrihen nëpërmjet metodës së vitrifikimit. Kështu, mund të bini shtatzënë në një periudhë të mëvonshme duke përdorur vezët tuaja të ngrira.

Në trajtimet invitro si dhe në procesin e ngrirjes së vezëve, suksesi varet nga përqindja e suksesit të qendrës ku do të kryhet trajtimi, përvoja dhe cilësia e lartë e laboratorit embriologjik. Bahçeci është një qendër që ka vërtetuar përvojën me mbi 70.000 foshnja të shëndetshme. Për këshillim paraprak me ekspertët tanë ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni.

Histori e Pacientëve

Nga Shkrimi i Pacientëve tanë

Ata realizuan ëndrrat e tyre më të mëdha tek Qendra për IVF Bahçeci. Tregimet e lumturisë nga shkrimi i pacientëve tanë...

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci. 🥰🥰 Qendra për IVF Bahçeci Fulya në Stamboll ofron trajtime komode me laboratorin …

LEXO VAZHDIMIN SHIKO VIDEON

Ҫifti mori lajmin e mrekullueshem

Znj. Elsa dhe bashkëshorti i saj të cilët pritën 7 vjet për të pasur fëmijë, morën …

LEXO VAZHDIMIN SHIKO VIDEON

Lumturie Dardha

Pas tentimit tonë 4 herë me IVF, më në fund u takuam me mjekun tonë të tanishëm. U kontrolluam shumë herë dhe mjeku ynë …

LEXO VAZHDIMIN

Vlora Gashi

Unë mbetesha shtatzënë por çdoherë kur isha 5-6 javësh më thonin që qesja është boshe, nuk ka embrion aty. Si është e mundur të …

LEXO VAZHDIMIN

Shqipe Morina

Jam 5 vite e martuar, gjatë këtyre 5 viteve kam vizituar shumë mjek, jam kontrolluar në çdo mënyrë, kam bërë analiza, më thonin që …

LEXO VAZHDIMIN

Agron Dashi

Përshëndetje, Jemi të martuar qe 2 vite, po provojmë të kemi fëmijë qe 1 vit. Bëmë vizitë tek një mjek dhe i treguam …

LEXO VAZHDIMIN

Konsulta falas

NE JU KONTAKTOJMË

Ne ju Kontaktojmë
Numri juaj i telefonit:

apo ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 38606 220

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: