Çfarë është metoda PRP?

PRP (Platelet-Rich Plasma), aplikohet tek organi ose indet që kërkojnë trajtim. Kjo metodë është aplikuar për më shumë se 30 vjet, veçanërisht në ortopedi dhe kirurgjinë plastike për trajtimin e muskujve, skeletit të trupit të njeriut dhe dëmtimit të eshtrave në riparimin e indeve.

Në mënyrë që të kryhet metoda PRP, gjaku i marrë nga pacientja kalon nëpër procedura të caktuara për të fituar plazmën me trombocitet e pasura të gjakut.

Çfarë është metoda PRP në IVF?

Metoda PRP është raportuar se mund të përdoret në dy mënyra të ndryshme në fushën IVF: për përtëritjen e indeve ovariane dhe për trashjen e membranës së mitrës (endometriumin).

Aplikimi PRP; plazma e pasur me trombocitet e cila përgatitet nga gjaku i vet individit, injektohet në vezore ose në mitër. Nëse PRP duhet të administrohet në mitër, pacientes nuk i jepet anestetizon pasi trajtimi është pa dhimbje. Nëse aplikohet në vezore, trajtimi kryhet nën anestezion dhe përsëri pacientja nuk ndien dhimbje.

A ka femra që kanë mbetur shtatzënë me metodën PRP?

Studimi i parë për përtëritje njerëzore me PRP, u prezantua në vitin 2016 në Kongresin e Shoqërisë Evropiane të Mjekësisë Riprodhuese të Njeriut dhe Embriologjisë (ESHRE). Në studim, u raportua se zhvillimi i folikulit dhe prodhimi i pjekur i vezëve (do të thotë mesatarisht 1,5 qeliza vezë të pjekura) u arritën në 8 femra që janë në menopauzë dhe këto embrione të arritura janë ngrirë.

Më pas, ka studime që kanë bërë praktika të ngjashme dhe ka disa studime që tregojnë se aplikimet PRP mund të përdoren për të zgjidhur problemet e përmendura, por ka pika të diskutueshme në kuptim të përmbajtjes. Megjithëse studimet kanë rezultuar në shtatzëni, ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të sugjeruar që metoda PRP të sigurojë një sukses statistikor në këto raste. Në mënyrë të ngjashme, tek pacientet me probleme të membranës së mitrës (endometriumit), janë vënë re disa përmirësime në aplikimet e PRP-së në miter por nuk ka dëshmi të mjaftueshme në literaturë se PRP është statistikisht e suksesshme.

Pacientet të cilat kanë pësuar shumë tentime të dështuara ose diagnostikuar me menopauzë të hershme dhe kanë një numër të kufizuar të zhvillimit të vezëve, kanë shpresa të mëdha për metodën PRP. Megjithatë, siç u përmend më lart, duhet të konsiderohet se nuk ka të dhëna të mjaftueshme shkencore mbi këtë temë. Në fazën para menopauses duhet të keni parasysh se çdo grua që është në gjendje t’i përgjigjet trajtimeve konvencionale të IVF-së, mund të ketë një shans të caktuar të shtatzënisë. Duhet të bëhen studime të reja mjekësore për të kuptuar se aplikimet si metoda PRP janë klinikisht të sigurta dhe rrisin suksesin. Pacientet në raste të ngjashme duhet të krahasohen me dhe pa trajtim të PRP-së për të pasur statistika të sakta.

Cili është rreziku i PRP-së?

Me zhvillimet aktuale, ka 3 pika që duhet të merren parasysh, përpara se të vendoset nëse PRP rrit suksesin në trajtimet IVF;
1) Sa e sigurt është teknika? Metoda PRP nuk ka dëshmuar ende sukses në fushën e mjekësisë riprodhuese dhe ne nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për efektet e mundshme negative dhe përdorimin e sigurt të indeve dhe organeve në të cilat aplikohet. Duke marrë parasysh aplikimin e përtëritjes ovariane, zgjidhja PRP konsiderohet të jetë një procedurë ndërhyrëse, sepse bëhet me ndihmën e gjilpërës që kalon përmes vaginës në vezore e cila është e ngjashme si mbledhja e qelizave (OPU). Ashtu si çdo procedurë ndërhyrëse, kjo procedurë duhet të ndiqet për të parë nëse ka ndonjë problem të rëndësishëm sa i përket shëndetit të pacientes gjatë dhe pas procedurës.

2) Si është përtëritja e pritshme e vezoreve ose trashja e mitrës pas administrimit të PRP-së? Megjithëse përdoret një plazmë e pasur me hormone të rritjes, ajo është kryesisht e panjohur nëse PRP mund të luajë një rol në përtëritje të vezores pasi nuk e dimë faktorin ose faktorët që mund të kenë një rol në përtëritje ovariane.

3) Sa e suksesshme është kjo teknikë? Parametrat hormonale që merren nga një grup studimesh tepër të kufizuara dhe vezët e marra pas zhvillimit të vezëve, nuk janë të mjaftueshme për të treguar se teknika është gjerësisht e zbatueshme për grupin e përgjithshëm të pacientëve. Në rastin e trashjes së membranës së mitrës, të dhënat në dispozicion nuk janë të një cilësie për të treguar se kjo teknikë është një sukses. Prandaj, përgjigja për këtë pyetje është e paqartë.

Çmimet për PRP IVF

Sipas ligjit, ne nuk mund të ndajmë informacionin e çmimit për aplikimin PRP në faqen tonë të internetit. Ju mund të plotësoni formularin tonë të kontaktit ose të na kontaktoni në numrin +383 38/606-220 për të marrë informacione të detajuara në lidhje me trajtimin IVF të mbështetur nga PRP.

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci. 🥰🥰 …

Lexo Vazhdimin

Ҫifti mori lajmin e mrekullueshem

Znj. Elsa dhe bashkëshorti i saj të cilët pritën 7 vjet për …

Lexo Vazhdimin

Lumturie Dardha

Pas tentimit tonë 4 herë me IVF, më në fund u takuam …

Lexo Vazhdimin

Vlora Gashi

Unë mbetesha shtatzënë por çdoherë kur isha 5-6 javësh më thonin që …

Lexo Vazhdimin

Shqipe Morina

Jam 5 vite e martuar, gjatë këtyre 5 viteve kam vizituar shumë …

Lexo Vazhdimin

Agron Dashi

Përshëndetje, Jemi të martuar qe 2 vite, po provojmë të kemi …

Lexo Vazhdimin

Konsulta falas

NE JU KONTAKTOJMË

Ne ju Kontaktojmë
Numri juaj i telefonit:

apo ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 38606 220

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: