Keni Pasur Tentıme Të Pasuksesshme?

Mbas trajtimeve invitro pa sukses, çiftet hyjnë në një periudhë ku e ndjejnë veten të lodhur si shpirtërisht ashtu edhe fizikisht. Gjatë kësaj periudhe ndiheni të pashpresë dhe mund të mos dëshironi të provoni sërisht. Mos harroni, fakti që keni kaluar disa eksperienca të pasuksesshme, nuk do të thotë që nuk do të bëheni me fëmijë.

Për një trajtim invitro të sukseshëm duhet kuptuar fillimisht se ku qëndron problemi. Kur ndajmë arsyet e infertilitetit, zakonisht rreth 30% të faktorëve lidhen me femrat, 30% lidhen me faktorë që varen nga meshkujt. Rastet e infertilitetit që kanë lidhje si me femrën ashtu edhe me mashkullin janë rreth 20%, dhe në 20% të rasteve nuk mund të konstatohen arsyet e infertilitetit.

Me mënyrat e Rritjes së Probabilitetit kemi Rritur Shanset e Shtatzanisë!

Në tentativat IVF të pasuksesshme, kanë ndikim aq sa problemet në lidhje me çiftin, po dhe aq zgjedhja e qendrës ku aplikohet trajtimi. Një ekip me përvojë dhe kushte të zhvilluara laboratorike janë ndër kriteret kryesore për të patur sukses.

Në Qendrën Shëndetësore Bahçeci, në saj të laboratorit të avancuar embriologjik, kemi përqindje suksesi mbi standartet Evropiane sidomos në rastet e vështira. Zhvillojmë kërkime shkencore në lidhje me infertilitetin për shkak të femrës në bashkëpunim me Universitetin e Oxfordit si dhe ndjekim nga afër risitë shkencore. Në saj të mbledhjeve të përjavëshme të 40 Mjekëve, nuk i kufizojmë trajtimet me opinionin e një mjeku por marrim mendimin e të gjithë ekipit tonë mjekësor.

Metodat e Rritjes së Suksesit që Aplikohen në Qendrat tona
Testi ERA për Çiftet që kanë pasur Dështime të Përsëritura në IVF

Testi ERA (Endometrial Receptivity Assay) është një aplikim që na jep rezultat në rastet ku edhe pse zgjidhen dhe përfitohen embrione cilësore, nuk kemi rezultate në shtatzani. Për shtatzani të sukseshme brenda mitrës ku do të kapet embrioni, ka po aq rëndësi sa edhe përzgjedhja e embrionit cilësor. Nëpërmjet testit ERA përcaktohet koha e duhur e transferit duke rritur shanset për sukses. Gjetjet pas këtij testi na ndihmojnë në ndryshimin e programit të trajtimit dhe ditës së realizimit të transferit duke rritur mundësinë për shtatzani të çifteve.

Zgjedhja e embrionit me potencial më të lartë të shtatzanisë NGS

Teknologjia NGS që bën të mundur studimin e shpejtë dhe të detajuar të embrionit, bën të mundur gjetjen e embrionëve me gjasat më të mëdha për shtatzani që nuk bartin probleme në nivele kromozomale. Në saj të embrioneve të shëndetshme të marra me NGS,
është e mundur të rriten shanset e shtatzënisë deri në 70%.

Bahçeci synon t’ju ofrojë pacientëve teknologjinë më të avancuar në të njëjtën kohë me qendrat më prestigjoze të botës. Në këtë drejtim, në saj të bashkëpunimit me një ndër kompanitë më të mira që ofron shërbime të epikrizës gjenetike në botë, Igenomix me qendër në Spanjë, që nga viti 2016 e në vazhdimësi, ne aplikojmë në qendrat tona NGS dhe Mitoscore, teknologji të cilat në fushën e IVF bartin rëndësi rrënjësore.

Teknologjinë NGS e këshillojmë veçanërisht në rastet e mëposhtme:
  • Në dështime të përsëritura
  • Në tentimet e përsëritura të pasuksesshme të IVF’ve
  • Në pacientë me moshë të madhe
Embrione Energjikë me Mitoscore & Sukses i Lartë

Me anë të MITOSCORE jemi në gjendje të përcaktojmë embrionet më energjikë dhe me gjasa më të larta për t’u kapur në mitër. Në këtë mënyrë rrisim probabilitetin për shtatzani pas transferit. Me anë të këtij aplikimi, mund të kuptohet pa realizuar transferin nëse embrioni ka gjasa të shkaktojë dështim apo një IVF të pasuksesshme në saj të zbulimit të trashëgimnisë gjenetike të embrionit.

Me anë të Embrioskopit Embrionët tuaj janë të Mbrojtur

Ndihemi të lumtur që jemi qendra e parë në Turqi që ka futur dhe aplikuar teknikën e Embrioskopit që na jep informacion të detajuar në lidhje me zhvillimin e embrionit. Me anë të teknologjisë Embrioskop, embrionët mund të mbahen nën vëzhgim 7/24 pa u nxjerrë fare nga Embrioskopi dhe në këtë mënyrë të vëzhgohet cilësia e tyre. Embrioskopi është një teknikë shumë e rëndësishme në kuptimin e përcaktimit të problemit themelor në pacientët të cilët kanë patur më parë zhvillim të ulët të embrionit dhe probleme të fertilizimit. Me anë të Embrioskopit i cili momentalisht është sistemi më dinamik i përcjelljes në botë , është vërejtur një rritje në normat e suksesit të shtatzënisë.

Probabilitet i lartë Shtatzanie me anë të Pushimit të Mitrës

Në studimet e kryera vitet e fundit është konstatuar se ilaçet që përdoren për rritjen e vezëve ndikojnë negativisht mitrën. Për të zvogëluar këto ndikime, pasi bëhet përzgjedhja e embrionëve të shëndetshëm, embrionët ngrihen dhe ndërpresim trajtimin rreth 1-2 muaj.
Në këtë proces, efekti i ilaçeve hiqet dhe realizohet pushimi i mitrës.

Për të patur sukses në metodën e pushimit të mitrës, duhet që të përzgjidhen mirë embrionët e shëndetshëm si dhe të kryhet sa më mirë proçesi i ngrirjes dhe i shkrirjes. Transferi në pacientë që u është kryer pushimi i mitrës në krahasim me transferin direkt, tregon probabilitet më të lartë shtatzanie me rreth 5-15%.

Metoda IMSI që Përzgjedh Spermën e Shëndetshme

Mikroskopët klasik që përdoren për mikroinjeksionin, rrisin rreth 400 herë madhësinë e spermës duke bërë të mundur përzgjedhjen lehtësisht të spermës cilësore. Ndërkohë, me anë të metodës IMSI dhe të një lupe të veçantë duke përdorur një program kompjuterik, madhësia e spermës rritet rreth 6.600 herë. Në këtë mënyrë vlerësohet më mirë përbërja morfologjike e spermës. Në aplikimin e metodës IMSI ka shumë rëndësi si veçoria e mikroskopit ashtu edhe përvoja dhe edukimi i embriologut që do ta aplikojë këtë mënyrë. Duke përzgjedhur spermatozoidët më të shëndetshëm rriten përqindjet e pllenimit dhe të shtatzanisë. Metodën IMSI e cila ka sukses më tepër në rastet e infertilitetit mashkullor apo infertilitetit të pashpjegueshëm, u’a ofrojmë falas të gjithë pacientëve tanë.

Konsulta falas

NE JU KONTAKTOJMË

Ne ju Kontaktojmë
Numri juaj i telefonit:

apo ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 38606 220

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: