Grupi Shëndetësor Bahçeci, i cili ka përmbushur ëndrrat prindërore të mijëra çifteve nga Kosova, Maqedonia dhe vendet e tjera të Ballkanit, ka hapur Spitalin Special Bahçeci në Kosovë në Korrik 2010.
Duke u shtrirë në një sipërfaqe prej 2500 m2, Spitali Special Bahçeci shërben duke përdorur teknologjinë më të fundit në qendrën e infertilitetit, poliklinikën, laboratorin e embriologjisë, laboratorin e biokimisë, tre salla operative, njësitë e kujdesit intensiv dhe atij të kujdesit intensiv neonatal, dhoma të paralindjes dhe të lindjeve; dhe me kapacitet prej dhjetë shtretërish.