Pacientët nga Jashtë Qytetit

HOTELET NË BASHKËPUNIM PYETJET MË TË SHPESHTA

Gjatë procesit të trajtimit IVF, çiftet janë nën një barrë të madhe si financiarisht ashtu edhe psikologjikisht. Si Grupi Shëndetësor Bahçeci, ne jemi gjithmonë pranë jush për të siguruar që ju të jeni sa më pak të prekur nga procesi i trajtimit.

Ne ju mundësojmë zbritje tek hotelet në bashkëpunim për pacientët tanë nga jashtë qytetit, si dhe mbështetje në shërbimet e transportit.

Pyetjet më të shpeshta

Kur duhet të vij në klinikë për trajtim?

Ju duhet të filloni trajtimin në ditën e dytë ose të tretë të ciklit menstrual.

A duhet të bëjë ndonjë analizë para takimit?

Pas takimit të drejtpërdrejtë me pacientët dhe pas ekzaminimit të parë, mjekët tanë do t’ju kërkojnë analizat e nevojshme.

Çfarë duhet të sjell kur të vij në klinikë?

Ne ju rekomandojmë që t’i sillni të gjitha rezultatet e mëparshme të analizave.

Sa kohë duhet të qëndroj për trajtim?

Pacientët që do të trajtohen, fillojnë trajtimin në ditën e dytë ose të tretë të ciklit menstrual. Ultrasonografia dhe testet e hormoneve kryhen për monitorimin e ovulacionit deri në ditën e 11-të ose 12-të. Në ditën e 11 ose 12-të grumbullohen vezët. Fekondimi bëhet në ditën e grumbullimit të vezëve për të formuar një embrion. Embrioni monitorohet nga dita e parë deri në ditën 5 të fekondimit. Më pas, kryhet transferimi i embrionit. Prandaj, procesi i trajtimit zgjat 16-21 ditë.

Pas trajtimit a mund t’i vazhdojë ekzaminimet e mëvonshme në qytetin tim?

Ju mund t’i kryeni ekzaminimet tuaja pasuese dhe përcjelljen e shtatzënisë në qytetin tuaj.

A ofroni transportin në aeroport?

Nëse na njoftoni paraprakisht, ekipi ynë do të organizojë një transport nga aeroporti për ju.

Sa kohë mund të udhëtoj pas transferimit?

Pas një periudhe pushimi 1-2 ditore, mund të udhëtoni lirshëm.

A kam zbritje në hotele?

Nëse zgjidhni njërën nga hotelet në bashkëpunim me Bahçeci Health Group, zbritja do të aplikohet. Ju mund t’i kërkoni hotelet në bashkëpunim duke klikuar këtu.

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: