Politikën Tonë të Përgjegjësisë Sociale

Të gjithë kolegët tanë të cilët punojnë në 7 shtete nëpër 13 qendra si Grupi Shëndetësor Bahçeci; pavarësisht gjuhës, racës, ngjyrës, gjiniës, mendimit politik, besimit, fesë, sektit, moshës, paaftësitësë fizike dhe pavarësisht nga ndonjë arsye e ngjashme, kanë të drejta të barabarta. Të gjithë punonjësit tanë janë anëtarë të familjes Bahçeci, kanë të drejtë të punojnë në një mjedis të sigurtë dhe në kushtet më të larta të punës bazuar në dinjitetin njerëzor. Ne besojmë në domosdoshmërinë e padiskutueshme të të drejtave të njeriut dhe angazhojmë punonjësit tanë për të qenë të sinqertë dhe të ndershëm.

Ne marrim masa paraprake për të parandaluar rrezikshmërinë e mbeturinave që prodhohen nga procedurat dhe që mund të jenë kërcënim mbi shëndetin e pacientit dhe punonjësve tanë duke siguruar që mbetjet të depozitohen aty ku duhet. Ne dorëzojmë mbetjet jo të riciklueshme tek institucionet përkatëse për deponim në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësitë tona ndaj komunitetit. Për këtë arsye, në përputhje me politikën tonë të përgjegjësisë sociale, përqendrohemi në më të mirën për komunitetin dhe mjedisin duke i përmirësuar kushtet e tyre.

  • Parimet themelore të përcaktuara brenda politikës sonë për përgjegjësitë sociale janë si më poshtë:
  • Tatimin e shtetit dhe përgjegjësitë tona të tjera i përmbushim në kohë duke u përmbajtur parimit të transparencës dhe saktësisë.
  • Studimet tona të përgjegjësisë sociale i pranojmë si një detyrë prioritare dhe të qëndrueshme
  • Ne e konsiderojmë si një nga detyrat tona më të rëndësishme për të marr të gjitha çertifikatat ndërkombëtare të standardeve të cilësisë që do të na mundësojnë të mbrojmë punonjësit, komunitetin dhe mjedisin tonë si dhe të investojmë në të ardhmen e tyre.
  • Në të gjitha vendet gjeografike ku ushtrojmë aktivitetin, përputhemi me parimet e saktësisë dhe besueshmërisë në marrëdhëniet tona me komunitetin.
  • Ne vazhdojmë studimet shkencore pa ndërprerje për të zhvilluar shëndetin riprodhues, duke zhvilluar linjën tonë shkencore dhe njohuritë tona. Si rezultat i kontributit që kemi bërë, ne ofrojmë shërbimin e vërtetësisë së dëshmuar dhe dobishmërisë tek komunitetit.
  • Ne inkurajojmë punonjësit tanë për të marr pjesë në projektet e përgjegjësisë sociale dhe i marrim parasysh sugjerimet e tyre në projektet që do të mbështesim.
  • Në punimet tona të përgjegjësisë sociale, ne i japim rëndësi çështjeve të shëndetit dhe arsimimit.
  • Ne punojmë së bashku me Shoqatën për Mbrojtjen e Shëndetit Riprodhues (URSAK) në projektet tona të përgjegjësisë sociale mbi shëndetin riprodhues.
WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: