Pas grumbullimit të vezëve tek pacientja, pasi i del efekti i anestezionit, qëndron në spital përrreth 2 orë. Meqenëse mbledhja e vezëve bëhet nën anestezion të përgjithshëm, mund të ndihet një përgjumje e lehtë, e cila mund të zgjasë tre deri në katër orë pas procedurës. Kjo lodhje e përgjithshme dhe përgjumja në trup do të zhduken pas pushimit.

Sa ditë pas procesit të grumbullimit të vezëve vjen cikli menstrual?

Grumbullimi i vezëve bëhet në mes të 10-14 ditëve të ciklit menstrual. 7-10 ditë pas grumbullimit të vezëve, vjen cikli menstrual. Gjithashtu cikli menstrual mund të jetë i hershëm ose cikël i vonuar. Gjakderdhja mund të jetë më intensive dhe më e dhimbshme por kjo nuk është një situatë që duhet të shqetësoheni.

A është i dhimbshëm procesi i grumbullimit të vezëve në IVF?

Pas grumbullimit të vezëve mund të keni dhimbje e cila kujton dhimbjet e mesit. Mund të keni gjakderdhje vaginale në formë të njollave. Për dhimbjet të buta që mund të ndodhin pas OPU, përdoren medikamente kundër dhimbjeve dhe zakonisht këto dhimbje eliminohen të nesërmen.

Në rast të dhimbjeve të forta, duhet të informohet mjeku dhe nëse është e nevojshme të kryhet një kontroll me ultratinguj. Gjakderdhja e kuqe e errët ose ngjyrë kafe zgjat 1-2 ditë dhe konsiderohet normale por nëse gjakderdhja është e kuqe, afatgjatë ose e rëndë, duhet menjëherë të informohet mjeku.

Gjithashtu, mund të vërehet mundim dhe vjellje për shkak të anestezionit. Në këtë rast, duhet të shmangni ushqimet me yndyrë dhe ushqimet pikante, duhet të konsumohen ushqime dhe pije si çaji dhe biskota të cilat nuk e ngarkojnë lukthin. Nëse nuk do të keni të tilla probleme, mund të vazhdoni me rutinën tuaj të pëditshme të ushqimit.

A mund të arrihet shtatzënia pas grumbullimit të vezëve?

Pasi të bashkohen vezët me mostrën e spermës në mjedisin laboratorik, formohen embrionet të cilat transferohen në mitrën e nënës. Pas përfundimit të fazës së fundit në IVF, mund të arrihet shtatëzënia.

Ënjtje e barkut pas grumbullimit të vezëve

Pas procesit, disa pacientë mund të ndiejnë ënjtje, gazra dhe ngërçe në pjesën e poshtme të barkut dhe kjo mund të zgjasë disa ditë. Kjo është një gjendje normale. Nuk duhet të bëni panik por nëse rritet dhimbja dhe bëhet e padurueshme, duhet të kontaktohet mjeku juaj menjëherë. Natën para se të bëhet grumbullimit i vezëve, këshillohet të mos hani ose pini ndonjë gjë që është prodhues i gazrave.

Pas grumbullit te vezëve, OHSS

OHSS- Sindroma e Hiperstimulimit Ovarian

OHSS është gjendje mjekësore në të cilën përfshihen ato femra të cilat ballafaqohen me infertilitetin dhe detyrohen t’i nënshtrohen stimulimit të vezëve me medikamente hormonale. Sindroma OHSS mund të paraqitet pas grumbullimit të vezëve, e cila është një nga komplikacionet më serioze që mund të ndodhin gjatë Fertilizimit In Vitro. OHSS ndahet në tri grupe: e lehtë, mesatare dhe e rëndë.

OHSS e lehtë dhe mesatare:

Në formën e lehtë dhe mesatare janë të pranishme: ënjtje barku, rritje të vezoreve, shqetësim, shtim në peshë dhe mundim.

OHSS e rëndë:

Në formën e rëndë janë të pranishme: ënjtje e tepëruar e barkut, dhimbje e tepëruar e barkut, shtim i tepruar në peshë, gulçim, zvogëlim i vëllimit të urinës, mundim dhe vjellje. Në rastet e rënda me OHSS mund të jetë i nevojshëm hospitalizimi nën kujdesin e mjekut përkatës.