Fekondimi In-Vitro është një trajtim ku bashkohet veza e femrës dhe sperma e mashkullit në kushte laboratorike. Fillimisht, kandidatja për nënë përdor injeksione hormonale për të ndihmuar rritjen e vezëve. Faza e zhvillimit zakonisht zgjat 10 – 12 ditë. Kur vezët e nënës arrijnë pjekurinë e dëshiruar, fillon procesi i grumbullimit të vezëve. Ky proces bëhet nën anestezi të përgjithshme, i cili zgjat 10 – 15 minuta dhe nuk ndien dhimbje. Derisa grumbullohen vezët nga femra, mostra e spermës merret nga kandidati për baba. Pasi të jenë marr vezët nga kandidatja për nënë dhe sperma nga kandidati për baba, fillon procesi i fekondimit. Formohet embrioni nga bashkimi i spermës dhe vezës. Zhvillimi i embrioneve ndodh në laborator në inkubatorët që sigurojnë mjedisin e njëjtë si mitra e nënës dhe zhvillimi i tyre monitorohet rregullisht. Kur embrionet arrijnë një pjekuri të caktuar, transferohen nga mjeku në mitrën e nënës. Në varësi të gjendjes dhe moshës së pacientes, një ose dy embrione të formuara transferohen tek nëna. Embrionet e mbetura ngrihen me metodën e vitrifikimit për shtatzënitë e ardhshme. Shtatzënia përcaktohet me anë të testit të gjakut 12 ditë pas transferimit.

Sa ditë zgjasin etapat në IVF?

Nga fillimi i procedurës e cila fillon në ditën e dytë të ciklit deri tek analiza e shtatzënisë, trajtimi zgjat mes 15 – 18 ditëve.

Pse bëhet procedura IVF?

Ҫiftet të cilët për shkak të problemeve të ndryshme nuk mund të bëhen prindër në rrugë normale, pas ekzaminimeve të bëra tek mjeku specialist për infertilitet, mund të rekomandohet procedura e Fekondimit-In Vitro e cila është metodë ndihmëse për të arritur një shtatzëni.

Si merret mostra e spermës tek meshkujt në IVF?

Në procedurën e Fekondimit In-Vitro, janë dhoma të posaçme për të siguruar mostrën e spermës. Në ditën kur bëhet grumbullimi i vezëve tek femra, gjithashtu duhet të merret mostra e spermës edhe nga mashkulli. Para grumbullimit të vezëve, çifti duhet të ketë apstenim të marrëdhënies seksuale 3-5 ditë. Mostra e spermës merret nga pacienti me anë të masturbimit, më pas vendoset në një epruvet sterile dhe dorëzohet tek embriologu. Bëhet analiza e spermës për të shqyrtuar aspektin e lëvizshmërisë, numrit dhe formës. Pas proceseve të shqyrtimit të mostrës së spermës dhe pas disa proceseve laboratorike, përzgjidhen spermatozoidët me cilësi më të lartë dhe kjo mostër përdoret në procesin e trajtimit.

Si vendoset në mitrën e nënës fooshnja epruvetë?

Faza më e fundit në metodën e Fekondimit In-Vitro është transferimi i embrionit. Pas procesit të grumbullimit të vezëve (OPU), vezët fertilizohen me spermatozoidë në mjedisin laboratorik dhe kështu formohen embrionet. Transferimi në mitër bëhet pasi të arrihen embrionet në zhvillimin e duhur. Zhvillimi i embrioneve mund të monitorohet nga 3 deri 6 ditë. Procedura e transferimit të embrionit bëhet me fshikëz urinare të mbushur plot. Mjeku përgatit pacienten duke futur një spekulum që zgjeron cerviksin dhe duke pastruar zonën me një solucion jo-toksik. Embrionet e zgjedhura futen në një kateter special dhe me kujdes transferohen përmes cerviksit në mitër. Procesi kryhet nën udhëheqjen e ultratingujve. Pas përfundimit të procesit, ekzaminohet kateteri për të konfirmuar që embrionet janë transferuar në mitër. Nuk ka nevojë të qëndrohet në spital, mjafton pushimi prej 30 minutash.

Çfarë duhet të keni kujdes gjatë zgjedhjes së qendrës për IVF

Në tentativat IVF ka ndikim të madh zgjedhja e qendrës ku do të aplikohet trajtimi. Një ekip me përvojë dhe kushte të zhvilluara laboratorike janë ndër kriteret kryesore për të patur sukses.

Për të arritur një shtatzëni duhet te keni kujdes të zgjidhni;

• Specializim dhe Përvojë
• Sukses të Vërtetuar
• Përqindje të Lartë Suksesi
• Aparaturat Teknologjike
• Ekip Profesional
• Siguri