Barkëqitja (diarrea) është një gjendje e kryerjes së jashtëqitjes së shpeshtë dhe në formë të lëngshme. Barkëqitja është njëra prej simptomave të sëmundjes që vërehet shpesh tek fëmijët. Sidomos verës, për shkak të disa viruseve, barkëqitjet dhe helmimi nga ushqimi ndodhin më shpesh. Këto sëmundje më së shpeshti ndodhin për shkak të mikrobeve që kapen në duart tona apo ngrënies së ushqimit të prishur.

Prandaj, rregulli kryesor për t’u mbrojtur nga këto sëmundje është larja sa më shpesh e duarve. Kur mikrobi i sëmundjes futet në trup, barkëqitja i lidhet ankesave të vjelljes dhe dhimbjes së barkut. Nëse ky është një infeksion, këtë gjendje e përcjellin edhe temperatura dhe rrjepjet e lëkurës. Në këtë rast, nevojitet menjëherë ekzaminimi tek mjeku. Pika më e rëndësishme në barkëqitje është humbja e lëngjeve. Sidomos verës në kohën e nxehtë duhet patur kujdes për humbjen e lëngjeve nga vjellja dhe barkëqitja. Pas çdo barkëqitje, nëse mundet, është mirë që fëmijës t’i jepet ujë për të parandaluar humbjen e lëngjeve. Të jepet ushqimi me dhune nuk është në rregull pasi fëmija kur është pa qejf dhe me mundime, mund të vjellë. Po ashtu, bebet që ushqehen me qumështin e nënës është mirë të ushqehen më shpesh edhe për të ndaluar humbjen e lëngjeve por edhe për të ulur kohëzgjatjen e barkëqitjes. Nëse fëmija juaj nuk konsumon lëngje mjaftueshëm, është pa qejf, sytë i ka të lodhur dhe kryen urinimin rrallë, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun menjëherë pasi mund të ketë humbje të lëngjeve.