Në stinën e verës,një nga problemet që dallojmë më së shpeshti te fëmijët për shkak të ndikimit të nxehtësisë,janë skuqjet dhe rrjepjet e lëkurës.Dallojmë sidomos puçrra të imëta që formohen si rezultat i bllokimit të gjëndrave të djersës dhe yndyrës. Janë rrjepje të thjeshta dhe të pa dëmshme që kalojnë vetvetiu duke e larë beben.Për të parandaluar, duhet bebet të mos i veshim trashë, të lahen më shpesh dhe nxehtësia e dhomës të mos e kalojë 22-24shkallë. Po ashtu, pas larjes,është mirë të hidratoni trupin e bebës me një vaj per bebe dhe ta veshni me rroba nga pambuku. Në rastet e skuqjeve të papritura që fillojnë me kruarje,duhet të sjellim në mendje alergjitë. Rrjepjet alergjike që përhapen dhe zhvillohen me shpejtësi, janë gjendje urgjente. Nëse rrjepjet zgjasin më gjatë dhe ka ankesa të tjera përcjellëse nga aspekti i sëmundjeve kronike,atëherë duhet të konsultoheni me një specialist. Nëse përpos rrjepjeve të lëkurës, ka vjellje,temperaturë apo barkëqitje,atëherë gjithsesi duhet të konsultoheni me një mjek. Sepse këto ankesa mund të jenë paralajmëruese për një infeksion.