Në trajtimin e infertilitetit; po fillon një epokë e re më efikase,më e besueshme dhe më e suksesshme. Teknologjia e zhvilluar,ashtu si në cdo fushë të jetës sonë,edhe në mjekësinë riprodhuese ka sjellur shumë aplikime të reja. Që nga aplikimet e para e deri më sot, trajtimi i infertilitetit ka tejkaluar shumë faza.Aplikimet e para në trajtim ishin jashtëzakonisht shumë të kufizuara, ku me rritjen e nivelit tonë të njohurive, janë zhvilluar shumë metoda alternative. Duke pasur parasysh që në aplikimet e para të trajtimit të infertilitetit,në një cikël të natyrshëm, është përcjellur zhvillimi i vezëve e më pas tërheqja e tyre dhe vendosja në një vend me spermën për të pritur fekondimin e tyre dhe në fund kryerja e transferit në mënyrë laparaskopike,për ciftin në atë kohë po ashtu dhe për doktorin,teknologjia që kemi arritur sot pra në të njejtin cikël me induksion të ovulacionit,arrihen shumë vezë,fertilizohen me mikroinjeksion,mbahen 5-6ditë në kushte laboratorike duke u zmadhuar,dhe kryerja e shqyrtimit gjenetik,është një teknologji marramendëse.

Së bashku me këtë, teknologjia e fundit që ka hyrë në jetën tonë sidomos këto 5 vite të fundit,marrin vendin si aplikime rutinore të klinikave dhe kanë ndërruar tërë formën dhe konceptin e trajtimit klasik të infertilitetit. Atëherë,cilat janë këto zhvillimet më të reja në trajtimin e infertilitetit?

Testi ERA: Shtatëzani më të suksesshme të arritura me përcaktimin personal të ditës transferit të embrionit

Testi ERA, është njëra ndër teknikat më të reja që përmenden më lartë.Metodat të tjera janë verzione më ndikuese të formave të vjetra,kursa ERA është koncept në veti. Nëse duhet ta përshkruajmë më shkurt, testi ERA bëhet me marrjen e një copë indi nga mitra ditën e transferit dhe shqyrtimin e më shumë se 230 gjeneve që kanë rol në mbajtjen e embrionit nga ana e mitrës. Realizohet më qëllim të përcaktimit të ditës që duhet bërë transferin apo tregon se a do të pranohet embrioni nga ana e mitrës. Punimet e kryera, kanë treguar që, 1/4 e dështimeve të implantimit janë shkaktuar për shkak që mitra nuk ka qenë e gatshme për të pranuar embrionin. Prandaj, me testin ERA të bërë para transferit përcaktohet dita e duhur e transferit për shtatëzani. Fatkeqësisht, nuk egziston ndonjë mundësi tjetër e zhvilluar për trajtim. Edhe pse, në shkallë të parë,testi ERA paraqitet si test mjaft me rëndësi në rastet e mossukseseve të trajtimit, mirëpo, ky test mund të aplikohet për çdo rast, në çdo shkallë të trajtimit,si dhe për planifikim personal të transferimit të embrionit.
Ekzaminim Gjithëpërfshirës Kromozomal: Me teknikën NGS, aplikime gjenetike diagnostifikuese më ndikuese,të besueshme dhe gjithëpërfshirëse për analizim të të gjitha kromozomeve në embrion Përmes Diagnostifikimit Gjenetik të Preimplentimit(PGD),për nevoja mjekësorë,është e mundur që para transferit të analizohet embrioni si nga aspekti kromozom ashtu edhe nga aspekti gjenetik dhe të zbulohen nëse ka ndonjë sëmundje. Për të aplikuar PGD’në,me metodën mikrokirurgjike pa dëmtuar, nevojitet të mirren një apo më shumë qeliza(biopsia e embrionit) nga embrioni I cili është duke u zhvilluar, dhe të shqyrtohen me metoda të duhura gjenetike. Para një kohë të shkurtë, për biopsinë e embrionit,është preferuar dita e 3të e zhvillimit të embrionit pra shkalla kur embrioni është në 6-8 qeliza.Si dhe,qelizat e marra janë shqyrtuar vetëm për kromozome dhe gjene të caktuara, ku embrionet e shëndetshme të zbuluara,transferoheshin menjëherë. Tani,përmes ekzaminimit gjithëpërfshirës kromozomal,biopsia e embrionit mund të bëhet në ditën e 5.të dhe 6të,ku qelizat e marra shqyrtohen nga aspekti I të gjitha kromozomeve si dhe problemeve të mundshme gjenetike. Pas këtij aplikimi, embrionet ngrihen,dhe në bazë të rezultatit, embrioni apo embrionet normale , transferohen në mitër duke mundësuar përqindje më të lartë të shtatëzanisë.

IMSI : Zgjedhja e spermës më të mire me zmadhimin e lartë optik

Në trajtimet klasike të mikroinjeksionit,qelizat e spermës zgjidhen në laborator,në mikroskop rriten deri 400-600 kat më shumë dhe zgjidhen,ku me zmadhimin e tyre qelizat normale të dalluara përdoren në trajtim. Kurse me metodën IMSI,ky zmadhim shkon deri në 8000kat. Me një kuptim tjetër mund të themi që, sperma e zgjedhur përmes mikroinjektimit,pas këtij zmadhimi ,bëhet e mundur dallimi i përbërjeve anormale. Në këtë mënyrë,zgjidhet sperma më e mire dhe mundësohet arritja e sukseseve tek çiftet që kanë përjetuar mossukses të shkaktuar nga sperma.

Vitrifikimi : Gametë ( ngrirje e embrionit) më e lehtë dhe e suksesshme,pa pasur nevojë për pajisje të shtrenjta,kohë shtesë dhe personel Ngrirja e qelizave(gamet) dhe embrioneve si dhe më pas shkrirja e tyre për përdorim gjatë trajtimit, në të kaluarën paraqitej si opcionale për çiftet,kurse tani është bërë si procedure standard e laboratoreve. Tani më nuk është e përcaktuar,ashtu siq në të kaluarën përcillej nga fillimi deri në fund,çiftet nuk kanë të lejuar të dalin jashtë programit dhe trajtimet me kohë të gjatë. Shumë çifte,për shkak të sukseseve të larta në metodat e ngrirjes/shkrirjes,pothuajse tërë periudhën e trajtimit planifikojnë në atë mënyrë. Sigurisht,në bazën e këtij ndryshimi të madh qëndrojnë aplikimet e metodave të ngrirjes/shkrirjes me suksese të larta në klinikë të caktuar.

Në të kaluarën,gjatë aplikimeve për trajtim të infertilitetit, përdorej ‘’ngrirje e programuar’’ apo ‘’ngrirja e ngadaltë’’,të cilat me performance e pajisjeve të shtrenjta,përvojën e embriologut dhe teknikës së përdorur, shfaqeshin rezultate të ndryshme me rëndësi. Sidomos viteve të fundit, me hyrjen e teknikës së ‘’vitrifikacionit ‘’ në praktikë tek klinikat, procedurat kryhen më lehtë dhe kryhen në kushte të përshtatshme,me të cilën arrihen përqindje të larta të gjalla dhe përqindje për zhvillim të embrioneve. Edhe pse ende në disa klinika, gjatë informimit të pacientëve, mund të përdoret shprehja klasike ; ‘’ trajtimet e bëra me embrione të ngrira/shkrira kanë sukses më të ultë ‘’ , në tërë botën në qendra të mira shtatëzanitë e arritura me transferimit e embrionit të ngrirë janë më të larta sesa shtatëzanitë e arritura me trajtimin e freskët. Arsyeja bazë e kësaj është arritja e embrioneve të gjalla edhe pas shkrirjes me pothuajse pa humbje fare, të transferohen në mitër natyrale dhe arritja e përqindjeve të larta të shtatëzanisë me përdorimin e drejtë dhe me vend të teknikës së ngrirjes së embrionit.

Sistemi dinamik vizual i embrioneve: Kultura e embrionit dhe zgjedhja më e besueshme dhe më e detajuar Embrionet e arritura gjatë trajtimit të infertilitetit,rriten në inkubatora të cilat janë prodhuar me qëllim të imitimit të mitrës së nënës (mundëson nxehtësi,lagështi dhe kushte të gazit të caktuara). Së bashku me këtë, për t’u përcjellur zhvillimi ditor i embrioneve,së paku një herë në ditë nxirren nga këto aparate, kontrollohen nën mikroskop,dhe në momentin e nxerrjes jashtë inkubatorit rastisen me kushte të brendshme të laboratorit. Nëse kushtet e brendshme të laboratorit(nxehtësia,lagështia,steriliteti, kualiteti i ajrit etj.) nuk janë në rregull,gjatë këtyre kontrollave embrionet mund të ndikohen dhe të ketë ngecje në zhvillim. Kohët e fundit, me përdorimin e inkuabotërve të rinjë,me kamerë të montuar brenda ( psh. Embrioskopi),këto probleme ulen në minimum; ku me këtë,embrionet mund të përcillen jo vetëm njëherë por disa here në ditë dhe nuk ka nevojë të nxirren nga vendi që janë. Me sistemin dinamik vizual të embrioneve, janë zbuluar shumë parametra të reja që nuk janë ditur dhe janë përdorur për zgjedhjen e embrioneve ku në këtë mënyrë ka mundësuar rritjen e përqindjeve të shtatëzanisë dhe uljen e humbjeve të shtatëzanisë. Mjafton të mbushni formularin kontaktues për pyetjet tuaja. Për një kohë sa më të shkurtë do të ju kthehen përgjigjet.

Mjafton të mbushni formularin kontaktues për pyetjet tuaja. Për një kohë sa më të shkurtë do të ju kthehen përgjigjet.