Fekondimi in Vitro është një metodë që u mundëson çifteve të bëhen prindër të cilët kanë probleme me fertilitetin. Kjo metodë, në të cilën norma e arritjes së shtatzënisë është rritur ndjeshëm me zhvillimin e teknologjisë, është një burim shprese për mijëra çifte. Në metodën IVF edhe pse normat e shtatzënisë së suksesshme po rriten gradualisht, ndonjëherë mund të hasen situata të padëshirueshme gjatë procesit të trajtimit. Njëra prej tyre është Sindroma e Folikulit të Zbrazët.

Çfarë është Sindroma e Vezës (Folikul) së Zbrazët në IVF?

Sindroma e Folikulit të Zbrazët; është një gjendje në të cilën nuk mund të arrihen vezë gjatë procesit të mbledhjes së qelizave edhe pse zhvillimi i folikulit dhe nivelet e estrogjenit janë normale.

Pyetja me të cilën përballemi shpesh është “Sa vezë dalin nga një folikul?”. Zakonisht çdo folikul përmban një qelizë vezë. Numri i vezëve të mbledhura gjatë procedurës IVF zakonisht është më i ulët se numri i folikulave të mbledhura. Domethënë, nuk mund të arrihen gjithmonë vezë nga çdo folikul i mbledhur. Kjo është një situatë e zakonshme që haset gjatë aplikimeve me IVF. Sidoqoftë, Sindroma e Folikulit të Zbrazët – mos arritja e asnjë veze nga folikulat e mbledhura – ndodh rrallë. Megjithëse rezultate të ndryshme ka pasur nga qendra dhe studime të ndryshme, Incidenca e Sindromës së Folikulit të Zbrazët ndryshon ndërmjet 0,045% dhe 7%.

Cilat janë Arsyet e Vezës (Folikul) së Zbrazët?

Sindroma e Folikulit të Zbrazët; ndahet në dy si Sindroma e Folikulit të Zbrazët e Gabuar (False Empty Follicle Syndrome, FEFS) dhe Sindroma e Folikulit të Zbrazët e Saktë (Genuine Empty Follicle Syndrome, GEFS).

Sindroma e Folikulit të Zbrazët e Gabuar shkaktohet nga injeksioni jo i duhur i HCG (human choriogonadotropin) i njohur gjithashtu si gjilpëra e plasaritjes. Si rezultat, në qarkullimin e gjakut HCG nuk rritet mjaftueshëm dhe ovulimi nuk realizohet plotësisht. Në procesin IVF e gjithë procedura duhet të zbatohet pa munguar asgjë në mënyrë që ovulimi të realizohet dhe të mblidhen vezët e zhvilluara në cilësinë dhe numrin e dëshiruar.

Përdorimi i ilaçeve me dozën dhe kohën e duhur në procedurë, stimulimi i duhur i vezoreve, ndjekja e mirë e kohës së ovulimit dhe mbledhja e qelizave vezë në kohën e duhur; rrit shanset e suksesit në trajtimin IVF. Në Sindromën e Folikulit të Zbrazët e Gabuar ndodh një problem tek aplikimi i gjilpërës për plasaritje (injeksioni HCG), i cili është një nga hapat e rëndësishëm të procedurës.

Procese të tilla si koha e gabuar e injeksionit, doza e HCG e papërshtatshme në gjilpërë dhe mbledhja e qelizave vezë në kohë jo të duhur pas injeksionit; mund të çojë në Sindromën e Folikulit të Zbrazët. Për t’i parandaluar këto situata, injeksioni HCG duhet të kryhet në një mjedis të përshtatshëm, koha e injektimit duhet të ndiqet me kujdes dhe aplikimi të bëhet në mënyrë korrekte.

Mbledhja e qelizave vezë duhet të kryhet përafërsisht 36 orë pasi të bëhet injeksioni i plasaritjes (HCG). Ky proces; nëse kryhet më pak se 34 orë ose më shumë se 38 orë pas injeksionit mund të rezultojë në mungesë të vezëve ose formim të vezëve të degjeneruara në folikulat e mbledhura, ndaj ky proces duhet të ndiqet me kujdes.

Ndërsa, Sindroma e Folikulit të Zbrazët e Saktë është kur nuk ka asnjë problem në zhvillimin e vezës dhe kohës së injeksionit për plasaritje (HCG) dhe i gjithë procesi shkon siç duhet por përsëri folikulat e mbledhura janë të zbrazëta. Faktorët që çojnë në këtë situatë nuk janë sqaruar ende plotësisht por mendohet se faktorët gjenetikë mund të luajnë një rol në zhvillimin e Sindromës së Folikulit të Zbrazët e Saktë. Niveli i HCG është në intervalin normal në mostrat e gjakut dhe urinës të marra nga pacientet me këtë sindromë.

Mendohet se përbërja gjenetike tek këto paciente mund të shkaktojë më pak përgjigje ndaj hormonit HCG. Edhe pse nivelet e hormonit tek personat janë në intervalin e përcaktuar për trajtimin IVF, trupi nuk mund të reagojë ndaj këtij hormoni. Prandaj, zhvillimi i folikulit dhe ovulimi nuk janë në nivelin e dëshiruar.

Tek studimet e kryera në shumë qendra të ndryshme, është vënë re se disa faktorë rrisin mundësinë e shfaqjes së Sindromës së Folikulit të Zbrazët. Kjo sindromë është më e zakonshme tek gratë e moshuara me rezervën e ulët të vezore. Sindroma e Folikulit të Zbrazët mund të shihet në çdo moshë në pjellori. Sidoqoftë, kjo sindromë është 5 herë më e zakonshme tek gratë mbi moshën 40 vjeç sesa tek gratë më të reja.

Cilat janë Zgjidhjet për Sindromën e Folikulit të Zbrazët?

Tek personat të cilët kanë Sindromën e Folikulit të Zbrazët, ky problem mund të përsëritet. Për këtë arsyje, para se të fillohet trajtimin IVF, duhet të pyetet pacientja nëse ka pasur procedura të kaluara me metodën IVF. Në Sindromën e Folikulit të Zbrazët është vërejtur se dështimet e përsëritura në IVF shihen vazhdimisht dhe kjo situatë bëhet e pakthyeshme ku zakonisht lidhet me plakjen e vezoreve. Në shumicën e rasteve, vëzhgimi i parë i Sindromës së Folikulit të Zbrazët nuk shkakton ndonjë negativitet për përpjekjet progresive të IVF tek pacientet dhe nuk ul mundësinë e pjellorisë.

Është e paparashikueshme dhe nuk mund të ndalohet më parë Sindroma e Folikulit të Zbrazët gjatë procedurës IVF. Zhvillimi i folikulit dhe nivelet e hormoneve tek pacientja mund të jenë normale gjatë gjithë procesit. Sindroma e Folikulit të Zbrazët mund të mos kuptohet derisa të shihet një vezë e zbrazët (folikul) pas mbledhjes së qelizave vezë.

Meqenëse Sindroma e Folikulit të Zbrazët është e vështirë të vërehet dhe të ndërhyhet paraprakisht, në gjithë procesin e IVF duhet të veprohet në mënyrë korrekte. Koha e gjilpërës së plasaritjes (HCG) gjithashtu duhet të përcaktohet në atë të duhurën. Megjithëse ekspertët kanë mendime të ndryshme mbi “Sa mm duhet të jetë veza në IVF?”, gjilpëra e plasaritjes zakonisht aplikohet kur të paktën dy folikula janë 17-19 mm.

Kjo madhësi mund të përcaktohet si 14-16 mm tek pacientet me PCOS. Për të kontrolluar kohën e injektimit të HCG dhe përshtatshmërinë e dozës, vlerat e HCG mund të maten në urinën e pacientes para se të fillohet procesi i mbledhjes së qelizave vezë. Nëse niveli i HCG tek pacientja është i mjaftueshëm, procesi i mbledhjes së qelizave vezë mund të fillojë duke marr parasysh se injeksioni është bërë në kohën e duhur.

Meqenëse problemi në Sindromën e Folikulit të Zbrazët i Gabuar lidhet me aplikimin e injeksionit për plasaritje, duhet të bëhet zgjidhja si aplikimi më i kujdesshëm i injeksionit në trajtim dhe ri-dozimi i saktë. Meqënëse shkaqet e Sindromës së Folikulit të Zbrazët e Saktë nuk janë sqaruar plotësisht, nuk është zhvilluar një trajtim përfundimtar kundër kësaj gjendje. Në këtë grup pacientesh, një trajtim i suksesshëm tentohet duke përdorur përgatitje të ndryshme të hormoneve.

A mund të mbesin shtatzënë ato që kanë vezë të zbrazëta?

Ka persona të cilat e kanë Sindromën e Folikulit të Zbrazët dhe kanë mbetur shtatzënë. Sindroma e Folikulit të Zbrazët nuk është pengesë për shtatzëninë. Duke aplikuar metoda të përshtatshme të trajtimit, mund të mbes një grua shtatzënë me një vezë të zbrazët. Hormonet e kombinuara të cilat prodhohen me teknologjinë e zhvilluar mund t’u rekomandohen pacienteve me Sindromën e Folikulit të Zbrazët dhe të realizohet një trajtim i suksesshëm në IVF.

Qendra për IVF Bahçeci është në shërbimin tuaj duke ju ndihmuar me informacione në lidhje me procedurën sidomos për femrat të cilat janë në procesin IVF dhe kanë pyetje si “Veza ime është e zbrazët, çfarë duhet të bëj?” si dhe pyetje të ngjashme.

Për të gjitha pyetjet tuaja, mund të na kontaktoni nga numri +383 38 60 60 70.