Unë jam Necdet Uçar, kirurg plastik dhe rekonstruktiv. Që nga viti 1995 punoj si kirurg plastik dhe kirurg rekonstruktiv. Kam punuar në shumë qendra të njohura në Turqi dhe në vende të ndryshme të botës dhe që nga muaji Mars 2014 në Spitalin Bahçeci-Kosovë kam filluar të kryejë shërbime për Estetikë Medikale dhe Kirurgjine Plastike. Që nga kjo datë ofrojmë shërbim për Kirurgjitë Plastike si atë të Hundës, Kirurgji të Gjokseve, Palosje të Barkut (Abdomenoplastikë), Mbjellje të Flokëve etj. , të cilat janë më të kërkuarat nga pacientët.

Gjatë kësaj periudhe, sidomos meshkujt kanë preferuar intervenimin për implantimin e flokëve. Rreth 100 pacientëve u janë implantuar flokët me sukses. Nëse duam që t’i sqarojmë arsyet e suksesit tonë, mund të cekim që aplikimi i metodës FUE(Follicular Unite Extraction) është njëra prej metodave më moderne në botë, pa prerje kirurgjike, me anestezion lokal dhe me mikro-motora treshe speciale, ku vendosen folikulat e marra një nga një të pjesës donatore në pjesën e zbrazët të kokës në mënyrë natyrale, e kjo tani kryhet edhe në spitalin tonë në kushte sterile, me laborator dhe teknologjinë më të fundit. Kjo është një punë ekipore ku përfshihet stafi gjatë kryerjes së intervenimit si dhe përcjellja pas intervenimit duke vazhduar 10 ditë me rradhë për të parandaluar ndonjë komplikim të mundshëm.

Përpos shërbimit të dhënë gjatë intervenimit, është me rëndësi edhe shërbimi dhe përcjellja pas tij, ku përfshin një kujdesje të madhe ndaj pacientit me larje të kokës, aplikim të locionit si dhe ndihmë e këshilla të vazhdueshme. Pra dhe kjo është e veqantë pasi një përcjellje apo kujdesje e tillë nuk aplikohet në spitale e qendra të tjera. Një arsye tjetër e suksesit është puna që kryejmë në spitalin tonë së bashku me ekipin professional ku ndikojnë edhe shërbimet për aplikimet e mëpasshme si PRP (Platelet-Rich Plasma) dhe Mezoterapia.

Dr. Necdet Uçar Kirurg Plastik dhe Rekonstruktiv