Në procedurën e infertilitetit, me zhvillimin e teknologjisë së re, bëhet e mundur ulja e rezultateve negative. Mjeku Specialist Dr.Murat Ozel, i cili jep shpjegim për këtë çështje mjaft të rëndësishme të çifteve që mendojnë të fillojnë infertilitetin, thote se: ‘’Edhe nëse prodhohet embrion i kualitetit të mirë, nëse arrin në mitër në kohë të gabuar, ndikon negativisht në mundësinë e shtatëzanisë’’ . Testi ERA, i cili para disa viteve ka filluar të aplikohet në gjithë botën për trajtim e infertilitetit, përcaktohet ”dita e pranimit të mitrës ” pra dita ku embrioni kapet në mitër. Kjo metodë është shpresë sidomos për gratë që nuk kanë arritur shtatëzani edhe pas transferit të embrioneve me kualitet të mirë. Metoda ”e përcaktimit të ditës kur mitra do të pranojë embrionin ”,ka filluar të preferohet shumë në trajtimin e infertilitetit, ku tek disa pacientë me ndryshimin e programit të trajtimit dhe të ditës së transferimit të embrionit mundëson rritjen e shanseve për shtatëzani. Përmes kësaj metodë, pas pregatitjes së mitrës në mënyrën e duhur, nga indi i mitrës merret një copë dhe analizohet. Në këtë mënyrë, kuptojmë së në cilën ditë mitra është e gatshme ta pranojë embrionin.

Kjo metodë rrit mundësinë e shtatëzanisë sidomos për gratë që nuk kanë arritur shtatëzani edhe pas transferit të embrioneve me kualitet të mirë. Spitali Bahçeci është prej qendrave më me përvojë në botë përsa i përket aplikimit të testit ERA tek më së shumti pacientë. Mjeku Specialist Dr.Murat Ozel nga Spitali Bahçeci shprehet se: ” Ky test, është një udhëzim i rëndësishëm për grupin e pacientëve të mi ”. ”Kemi shumë shtatëzani falë këtij testi ” thotë doktori duke dhënë shpresë dhe citon se: ” Ekzistojnë shumë arsye që shkaktojnë mossukses të trajtimit të infertilitetit. Për formimin e një shtatëzanie të shëndetshme, përpos kualitetit të embrionit, rëndësi të veçantë ka edhe veçoria e pranimit të embrionit nga cipa e brendshme e mitrës. Mirëpo, së bashku me këtë, është vënë re se shumica e punimeve të kryera tek ciftet me mossukses në trajtim të infertilitetit, janë përqendruar në gjenetikën e embrionit dhe mbi kualitetin e embrionit.

”RRITET KËRKESA PËR METODËN E CILA GRADUALISHT PO PËRHAPET”

Kjo metodë parashikon mundësinë e pranimit të embrionit ende pa u transferuar embrioni ose kur është dita e duhur për mitrën që të pranojë embrionin dhe të rrit mundësinë e shtatëzanisë. Konstatimet pas testit tregojnë

se sidomos tek disa pacientë duke ndërruar programin e trajtimit dhe ditën e transferit, mund të rrisin mundësinë e shtatëzanisë. Përpos kësaj, është e mundur që të informohen për arsyen e mossukseseve në të kaluarën.

Si Aplikohet Metoda?

Pacientes së cilës do të trajtohet, për testin ERA i merret një ind nga cipa e brendshme e mitrës ku analizohet gjenetikisht si dhe pacienteve që mendohet t’ju aplikohet ky test, brenda ciklit të tyre të natyrshëm apo në një kohë trajtimi të stimuluar me hormone, në një ditë të caktuar u merret një copë e vogël nga indi i mitrës. Marrja e copës bëhet në sallë operative dhe realizohet me medikamente qetësuese për komoditetin e pacientes. Copa e marrë analizohet me metodën e zhvilluar molekulare dhe metodën diagnostifikuese gjenetike. Gjatë kësaj analize, matet aktiviteti i mbi 200 gjeneve që luajnë rol të rëndësishëm në mbajtjen e embrionit. Brenda 2 javëve vlerësohen rezultatet e matjes dhe përcaktohet potenciali i pranimit të embrionit nga mitra. Rezultati përcakton nëse mitra është e përshtatshme për të pranuar embrionin. Dita e transferit të embrionit organizohet në bazë të këtyre rezultateve.