Tek disa meshkuj ndonjëherë mund të mos ketë riprodhim të spermës për shkak të ç’rregullimeve hormonale, apilikimeve të kemioterapisë dhe radioterapisë si rezultat i trajtimeve të kancerit, kancerit në testise, në rastet kur testiset janë jashtë qeseve, për shkak të shytave dhe ç’rregullimeve gjenetike. Ndonjëherë ka raste të riprodhimit të spermës, mirëpo për shkak se bllokohen kanalet që lirojnë jashtë spermën, shfaqet problemi i shterpësisë. Mirëpo mjekësia e përparuar, krijon mrekullira edhe për shterpësinë e meshkujve. Me intervenimin Mikro TESE, mund të bëhen babë meshkujt të cilët nuk kanë spermë.

Si rritet qeliza e spermës?

Në rastet kur sasia e spermës është shumë e ulët, atëherë preferohet metoda e mikroinjeksionit. Procedura e mikroinjeksionit është më e aplikueshmja në trajtimin e infertilitetit për shkak se qelizën e gjallë të spermës e rrit deri në 400 herë më shumë. Në këtë rritje mund të shqyrtohen veçoritë e përgjithshme morfologjike sikur (struktura e kokës, struktura e qafës dhe bishtit). Me metodën IMSI, duke përdorur ndihmën e objekteve të rritjes dhe sistemin optik të veçantë, spermatozoidi nga 400 rritet në 8000 herë më shumë dhe zbulohen përbërjet e ç’rregullta brenda kokës së spermatozoidit. Në këtë mënyrë mund të jetë e mundshme ndarja e spermatozoidit normal dhe atij abnormal.

Si formohet spermë nëse nuk ka?

Për të përmirësuar cilësinë e spermës është e nevojshme të përmirësohet cilësia e jetës. Duhet të ndërpritet konsumimi i duhanit dhe alkoolit për të rritur cilësinë e spermës. Ushtroni stërvitjet e rregullta dhe të keni kujdes në ushqyerje pasi ndikon gjithashtu në cilësinë e spermës. Nëse keni mbipeshë, ju duhet të bëni regjim dhe të vini në peshën tuaj normale. Përveç kësaj, duhet të përdorni ilaçet që rekomandon mjeku juaj.

Pacientët me 0 spermë

Tashmë teknologjia e përparuar jep mundësi për meshkujt të bëhen prind edhe nëse për shkak të disa arsyejeve nuk janë gjetur qeliza të spermës. Për të ditur saktë sasinë e spermatozoidëve, paraprakisht nevojitet analiza e spermës.
Me një operacion mikroskopik të quajtur ‘Mikro Tese‘është e mundur që nga indet e marra prej testiseve, të arrihet sperma. Operacioni Mikro Tese është e vetmja zgjedhje për meshkujt që kanë problem për riprodhim të spermës dhe për meshkujt që nuk mund të trajtohen me ilaçe. Në këtë mënyrë, sperma e arritur përmes indeve të testiseve me metodën e mikroinjeksionit transmetohen tek vezët e bashkëshortes dhe kështu mundësohet formimi i embrionit dhe i shtatëzanisë.

Nëse nuk mund të gjendet sperma në operacionin Tese

Nëse nuk gjendet spermë gjatë procedurës Mikro Tese, indet e mbledhura detyrimisht duhet të dërgohen në ekzaminim patologjik. Diagnoza patologjike që rezulton nga ky ekzaminim do të përcaktojë mundësinë e rikthimit të spermës në procedurat pasuese TESE. Nëse diagnoza patologjike është pozitive dhe qelizat burimore të spermës janë gjetur, mund të përsëritet një operacion TESE.

Si shumohet qeliza e spermës

Procedurat kirurgjike ose terapia zbatohet pas përcaktimit të problemit të pacientit. Përveç kësaj, faktorë të tillë si ora biologjike, veshja e ngushtë dhe stërvitja e tepërt mund të shkaktojnë numërim të ulët të spermës. Ndërsa me avancimin e moshës, numri i spermës zvogëlohet ndaj meshkujt që dëshirojnë të shtyjnë periudhën e martesës, rekomandohet të ngrijnë spermën.