Sa duhet të jetë numri i spermës?

Organizata Botërore e Shëndetësisë, publikon rregullisht udhëzimet për studimet e andrologjisë, dhe sipas këtyre udhëzimeve, kufiri më i ulët për numërimin e spermës është 15 milion në mililitra dhe 40 milion gjithsej në mostrat e spermës. Një individë me numërimin e spermës nën këtë numër më vështirë mund të bëhet prindër.

Shumica e meshkujve të cilët duan të bëhen prindër janë kurioz për përgjigjen e këtyre pyetjeve; Sa duhet të jetë lëvizshmëria e spermës në vend?, Sa duhet të jetë numri i spermës i shpejt dhe i avancuar?, Sa për qind duhet të jetë lëvizshmëria e spermës së avancuar?, Sa duhet të jetë lëvizshmëria e spermes i shpejt dhe i avancuar? etj. Më poshtë mund t’i gjeni vlerat normale për mostrën e spermës.

Vlerat normale të spermës janë;

• Sasia (volumi) 2.0 ml dhe më lart,
• pH 7.2 dhe me lart,
• Numërimi i spermës (përqendrimi) në ml 15 milion / ml dhe më lart,
• Numri total i spermës 30 milion / ml dhe më lart,
• Lëvizshmëria 50% dhe më lart A + B shkallë lëvizje ose A shkallë 25% dhe më lart vlerësim (gradë),
• +4 ose A: lëvizje e shpejt e avancuar,
• +3 ose B: lëvizje e ngadalshme e avancuar,
• +2 ose C: lëvizje në vend,
• +1 ose D: pa lëvizje,
• Forma (morfologjia) 4% dhe lart (sipas Kruger),
• Qëndrueshmëria (viability) 75% dhe më lart,
• Leukocitet (qeliza inflamatore) janë më pak se 1 milion / ml.

Është e rëndësishme të dini se nuk mund të bëni një vlerësim vetëm përmes këtyre parametrave. Në përgjithësi, numri i spermës në mililitër, lëvizshmëri, kriteret e morfologjisë vlerësohen së bashku për gjendjen e infertilitetit.

Lëvizshmëria e spermës

Nuk mjafton që të kemi një numër të lartë të spermës për të pasur një fëmijë. Përveç numrit, lëvizshmëria dhe morfologjia janë shumë të rëndësishme. Kur vlerësohet lëvizshmëria e spermës, faktorë të tillë si lëvizshmëria e shpejt e spermës së avancuar dhe numri i spermës së palëvizshme duhet të merren parasysh se sa duhet të jenë.

Si mund të rritet numri i spermës

Shkaku i mungesës së spermës; nëse pacienti nuk ka çrregullim anatomik apo gjenetik, dhe nuk ka pasur ndonjë herë sëmundje febrile, mund të rris numrin e spermës duke rritur cilësinë e jetës. Për një jetë cilësore, rekomandohet të shmangni pirjen e duhanit dhe alkoolit, të kujdeseni për të ushqyerit e rregullt dhe të shëndetshëm dhe të ushtroni rregullisht. Në ditët e sotme, ka produkte sidomos në formën e antioksidantëve ose shtesave ushqimore të cilat thuhet se kanë veçori për rritjen e numërit të spermës dhe cilësisë. Në mënyrë që këto produkte të jenë të dobishme, duhet të shqyrtohet në detaje nëse ka ndonjë problem anatomik dhe gjenetik. Gjithashtu ky lloj trajtimi duhet të organizohet nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor Përndryshe, duhet të keni parasysh se këto substanca nëse merren në sasi të mëdha, mund të kenë më shumë dëm sesa dobi.