Në metodën PGT bëhet biopsia e embrioneve. Pasi që veza të fertilizohet, në ditën e dytë ose të tretë të fertilizimit përmes një mikroskopi të veçantë nxirren disa qeliza që e formojnë embrionin dhe më pas mbi këto qeliza realizohet metoda e quajtur FISH (fluorescence in situ hybridization) përmes së cilës nxirret harta e kromozomeve. Njerëzit posedojnë 23 çifte të kromozome dhe më së shumti 10 prej tyre mund të kontrollohen përmes metodave të sotme. Në vitet e fundit është zhvilluar një metodë e re cila praktikisht akoma nuk është shumë e përhapur dhe përmes kësaj metode të quajtur CGH mund të nxirret harta e të gjitha kromozomeve. Cilado metodë që të përdoret, rezultatet e testeve duhet të dalin për një periudhë të shkurtër kohore, në mënyrë që embrionet të cilat janë duke u rritur të mund të transferohen pa humbur kohë.