Në trajtimin klasik të infertilitetit, është e rëndësishme prodhimi dhe zgjedhja e embrioneve më të mira që pacientet tonë të mbesin në kohë sa më të shkurtë shtatëzanë dhe të kenë foshnjën e tyre në prehër. Në anën tjetër, femrat në një cikël të rregulltë , prodhojnë vetëm 1 qelizë të vezës dhe zakonisht 50-70% të këtyre vezëve të prodhura ( varësisht nga mosha e gruas) nuk prodhojnë embrion të shëndetshëm. Prandaj,në trajtimin e infertilitetit,nga jashtë pacientëve i’u injektohen dozë e lartë e hormoneve për ti rritur vezët dhe në këtë mënyrë duke arritur sasi të madhe të vezëve përnjëherë,mundëson zgjedhjen e më të të mirëve mes tyre.Në këtë mënyrë,shumë cifteve në trajtimin klasik të infertilitetit, edhe pse mund të mundësojmë prodhimin e embrioneve me cilësi, punimet e kryera kohëve të fundit, na tregojnë që hormonet-ilaqet që përdoren për rritjen e vezëve,brenda kohës së përdorimit në një vlerë mund të ndikojnë negativisht në cipën e brendshme të mitrës prandaj dhe mund të ndikojë në dobësimin e forcës së pranimit të embrionit nga mitra. Për ta zhdukur këtë gjendje ndikuese negative, e cila dallon varësisht prej personit në person dhe nga hormonet-ilaqet e përdorura, mund të ngrihen embrionet e arritura gjatë trajtimit, të shkrihen e më pas të transferohen në mitër pas 1-2 muaj kur hormoneve-ilaqeve i’u zhduket ndikimi.Këtë metodë e quajmë ” Metoda e Pushimit të Mitrës”.

Kujt i’u aplikohet? Edhe pse,në vitet e kaluara kjo metodë është aplikuar vetëm tek një grup i caktuar pacientësh, tani aplikohet tek një rreth shumë më i gjerë. Kohët e para, është aplikuar tek pacientët të cilët kishin trupin e tyre mjaft të ndjeshëm ndaj hormoneve-ilaqeve të përdorura( Sendroma Hiperstimulacionit Ovarian),kurse tani aplikohet tek pacientët që dallohet ndonjë crregullim në mitër apo kur mendohet se ulet mundësia e shtatëzanisë për shkak të situatës në mitër të shkaktuar nga protokoli i trajtimit apo ilaqeve. Po ashtu,tek disa pacientë për shkak të shkaqeve sociale të formuara gjatë trajtimit, transferimi i embrionit mund të shtyhet. A mund të aplikohet në çdo klinikë? Që të jetë e suksesshme Metoda e Pushimit të Mitrës, embrionet duhet të ngrihen në norma jashtëzakonisht të larta të suksesit dhe të mund të shkrihen kur të duam pa I dëmtuar. Qendrat që aplikojnë këtë teknologji në mënyrë të duhur dhe efektive pra ‘’ Metodën e Pushimit të Mitrës ‘’ arrijnë norma të shtatëzanisë 5-15% më shumë sesa pacientët që I’u bëhet transferi i freskët. Në anën tjetër, në klinikat që nuk bëjnë aplikimin e suksesshëm të ngrirjes/shkrirjes së embrioneve, nuk arrijnë norma të larta të shtatëzanisë dhe mund të themi se ka ulje të suksesit në krahasim me transferet e freskëta. Prandaj, qelësi që hap rrugën e suksesit në Metodën e Pushimit të Mitrës, është prania e laboratorit të Embriologjisë që punon me teknologji të lartë dhe efikasitet.