Pesha e fituar gjatë shtatzënisë dihet se ndryshon sipas karakteristikave personale, ku rol të rëndësishëm luajnë pesha juaj para shtatzënisë, pesha që duhet fituar fëmija juaj, madhësia e placentës, dhe tiparet gjenetike. Por, rolin kryesor e luan mënyra e “ushqimit” gjatë shtatzënisë. Raporti midis gjatësisë dhe peshës suaj para shtatzënisë, na jep një pasqyrë të qartë për peshën tuaj nëse është normale apo jeni mbipeshë. Për të matur këtë normë përdoret Indeksi Trup-Masë (ITM=BMI). Për të llogaritur ITM-në duhet pjesëtuar katrorin e gjatësisë suaj me peshën tuaj aktuale. Si për shembull, nëse gjatësia e një personi është 160cm dhe pesha e tij është 55kg, atëherë indeksi trup-masë i këtij personi matet në këtë mënyrë 1.6×1.6= 2.56 ve 55/2.56= 21. Ata që kanë ITM-në përafërsisht 19-25 llogaritet të kenë peshë normale.

Indeksi Trup-Masë Ata të cilët kanë ITM-në nën 18.5 janë të dobët Ata të cilët kanë ITM midis 18.5-24,9 kanë peshë normale Ata të cilët kanë ITM midis 25-29,9 janë mbipeshë Ata të cilët kanë ITM midis 30-39,9 janë obez (të trashë) Ata të cilët kanë ITM mbi 40 kanë obezitet të rënduar Ju sugjerojmë që kilogramët e tepërta t’i hiqni para shtatzënisë. Është në dobinë tuaj nëse para shtatzënisë ktheheni në peshën tuaj normale, e cila mund të arrihet duke u ushqyer në mënyrë të balancuar, duke bërë ushtrime fizike ose duke përdorur “metoda plotësuese mjekësore siç është akupunktura”.

Gjithashtu, humbja e peshës për 5-10% në mënyrë dramatike mund të rrit gjasat për fertizilim dhe në këtë mënyrë rrit gjasat për shtatzëni, ndërkohë që ul rrezikun për sëmundje të sheqerit, rritjes së tensionit dhe sëmundje të zemrës. Gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë nëse nëna fiton mesatarisht 12 kilogram atëherë kjo pranohet si rritje normale e peshës. Nënat të cilat që në fillim të shtatzënisë janë të dobëta, është normale që ato të fitojnë më shumë peshë përkatësisht deri në 15-17kg.

Ndërsa, nënat të cilat që në fillim të shtatzënisë janë mbipeshë atëherë sugjerohet që të mos fitojnë shumë peshë dhe përgjithësisht llogaritet se është e mjaftueshme të marrin 7-8kg. Pesha që fitohet në shtatzëni shkaktohet nga rreth 3-4 kilogram që i merr fëmija, 700 gr-1 kg peshon placenta, 700gr-1 kg peshon uji i fëmijës, 1 kg lidhet me rritjen e mitrës, 1,5-1,8 shkaktohen nga rritja e peshës së gjakut te nëna, 1 kg nga rritja e gjinjve, dhe 1-2 kg nga mbledhja e ujit te nëna. Nëse pesha juaj para shtatzënisë është e ulët ka shumë mundësi që të fitoni më shpejtë dhe më shumë peshë sesa nënat të cilat kanë pasur peshë normale ose të tepërt para shtatzënisë. Gjatë kohës së shtatzënisë nëse mendoni se “duhet të ha për dy persona, sepse po mbaj dy jetë” gaboheni, sepse kjo mund të çojë në marrjen e tepërt të peshës dhe kjo është e dëmshme.

Nuk duhet të harroni se nënat të cilat marrin peshë brenda suazave normale kanë shtatzëni më të shëndetshme, por edhe lindja do të jetë normale, më e lehtë dhe pa rrezik. Gjithashtu, do ta keni shumë më të lehtë t’i ktheheni peshës suaj normale pas lindjes. Për të ndjekur peshën kemi një sugjerim të thjeshtë: Merrni një peshore dhe në mënyrë të rregullt matuni një herë në javë, në mëngjes dhe me veshje të lehta. (Edhe pse në 3 muajt e parë marrja e peshës mund të mos jetë e mjaftueshme) Që nga muaji i katërt pritet që të merrni nga 250gr në javë. Nga muaji i gjashtë llogaritet si normale nëse fitoni 25-400 gram. Për të kontaktuar mjekun, për të bërë më shumë pyetje dhe për të marrë më shumë informacione ju lutem klikoni këtu.