Terapitë e fekondimit në epruvetë në vetvete janë shkak i stresit për familjet. Formulat e suksesit tek dështimet e përsëritura të fekondimit në epruvetë mund të gjinden në hulumtimin dhe gjetjet e teknologjisë moderne dhe zgjidhja gjithashtu fshihet në aplikimin e teknologjisë moderne.

Mënyrat për tu përballuar me këtë çështje i tregon Specialisti i sëmundjeve të grave dhe lindjeve Op. Dr Güvenç Karlıkaya:

Tradicionalisht në rastet kur shtatzënia nuk realizohet pas së paku në tre zbatimeve të fekondimit në epruvetë, pavarësisht transferimit të embrionit me cilësi të lartë, apo edhe pas transferimit të suksesshëm të 10 apo më shumë embrioneve , atëherë kjo është gjendje e “Dështimit të përsëritur të fekondimit në epruvetë”. Por, sot nëse marrim parasysh ndryshimet në strategjitë e transferimit të embrioneve, nëse bëhet transferimi i vetëm një embrioni por në total vërehen 4 trajtime të dështuara të fekondimit në epruvetë, ose nëse bëhen dy transferime të embrioneve mund të zhvillohen 2 transfere balstociste (zhvillimi i embrionit për 5-6 ditë pas fekondimit) me cilësi të lartë dhe më shumë se dy fekondime të dështuara në epruvetë (IVF), atëherë këto raste referohen si fekondime të dështuara në epruvetë.