Shumë shpesh ndodh që të marrim informacione rreth infertilitetit, saktësinë e të cilave nuk mund ta provojmë, madje disa prej nesh edhe u besojnë verbërisht këtyre informatave. Prof. Dr. Mustafa Bahçeci më poshtë shqyrton legjendat urbane rreth infertilitetit… Legjenda feministe “kontrolli i riprodhimit dhe fertilitetit është në duart tona”

Zoti na ka dhënë lirinë për të bërë shumë zgjedhje në jetë, mirëpo aftësia e riprodhimit nuk është në duart tona. Duhet të pranojmë se me moshë aftësia për të riprodhuar bie në mënyrë dramatike. Derisa në të njëzetat çdo e dhjeta grua përjeton probleme me lindjen, në moshën 41-45 vjeçare ky proporcion rritet në çdo të pestën grua.

Legjenda seksiste “Infertiliteti në të shumtën e rasteve është problem i grave” Infertiliteti është problem 40% i grave dhe 40% i burrave. Njëzet përqindëshi i mbetur ose është si rezultat i të dy palëve ose shkaktarët nuk dihen. Legjenda e barazisë “Edhe burri im është i shqetësuar dhe i brengosur po aq sa unë por nuk po e shfaq”

Ka disa të dhëna që tregojnë se meshkujt dhe femrat nuk i përjetojnë në të njëjtën shkallë shqetësimet që burojnë nga infertiliteti. Në një studim, përderisa 50% e femrat kanë deklaruar se inferitliteti është shqetësimi i tyre më i madh, tek meshkujt ky shqetësim është vërejtur tek 10% i tyre. Por duhet cekur se këto të dhëna nuk janë të vlefshme për të gjitha çiftet. Unë shoh se shumë çifte e përjetojnë shqetësimin në mënyrë të barabartë.

Legjenda e të sëmurit energjik “Ora ime biologjike po ecën…edhe pse kam shumë nevojë për pushim, nuk guxoj ta humb as një muaj!” Për të mbledhur energji dhe për të rivlerësuar situatën tuaj edhe një herë, është mirë që t’i jepni pak pushim terapisë suaj. Gjatë kësaj kohe është mirë që të silleni dhe të përjetoni një periudhë të zakonshme me partnerin tuaj si në aspektin emocional ashtu edhe në aspektin seksual. Në këtë mënyrë do të jeni më të përgatitur për terapitë e ardhshme. Legjenda e stresit “Stresi shkakton infertilitetin. Relaksohuni, shkoni në pushim” Shumë rrallë mund të ndodh që inferitliteti të shkaktohet nga faktorët psikologjik. Në mbi 90% të rasteve doktorët gjejnë një shkaktar mjekësor. Në fakt stresi nuk është shkaktar i infertilitetit, por është një pasojë e infertilitetit. Legjenda “Gjithmonë mjeku di më mirë” “Unë i besojmë mjekut tim, çka do që të thotë ai unë do të bëjë pa pyetur më tej”

Është shumë e rëndësishme të keni një marrëdhënie të besueshme dhe të ndershme me mjekun tuaj. Për këtë arsye edhe nëse bëni pyetje shtesë ai nuk do t’ju kundërshtojë. Është në favor të të gjithëve nëse merrni informacione të detajuara sa i përket aplikimit të terapisë suaj. Ju mund të jeni të papërgatitur në aspektin fizik, shpirtëror ose material për t’iu përmbajtur rekomandimeve që iu jep mjeku juaj.

Legjenda e adoptimit të fëmijëve “Po mendojmë të adoptojmë një fëmijë, por është një proces i gjatë dhe i vështirë” Kjo mund të jetë e vërtetë, por mos harroni se ka me qindra fëmijë jetim që po presin për një familje dhe shtëpi. Legjenda “qëllimi i jetës sime” “Të kem një fëmijë është gjëja më e rëndësishme për mua. Nëse nuk do të kem, nuk e di se çfarë do të bëj”

Të bëheni nënë-baba mund të jetë një qëllim i rëndësishëm, por qëllimi kryesor i njeriut nuk duhet të jetë që të sjell një trashëgimtar të vetin. Uniteti familjar, arritja e lumturisë dhe mundësia për t’i ndihmuar të tjerëve janë po ashtu shumë të rëndësishme.

Në fund, inferitliteti dhe terapia e saj duhet pranuar si një fakt që kërkon kohë, që duhet pritur me gjakftohtësi dhe duhet larguar nga besimet e gabuara në mënyrë që t’i arrini rezultate në mënyrë të shëndetshme.