Mekanizmat e mbetjes shtatzënë janë një sërë ngjarjesh të ndërlikuara të cilat nuk mund të shpjegohen vetëm me një parametër. Pra është e pamundur të flitet për vetëm një mekanizëm të identifikueshëm. Çiftet që e kanë këtë problem duhet të kenë një perspektivë më të gjerë dhe duhet të kalojnë nëpër ekzaminime të hollësishme para se të fillojnë me një trajtim të ri. Shkaqet parësore: Struktura e dëmtuar gjenetike e embrionit që pritet ta formojë shtatzëninë, Protokollet e papërshtatshme të medikamenteve që përdorën gjatë zhvillimit të vezës, Pamjaftueshmëria e kulturës së mjedisit ku zhvillohet embrioni, Trashja e membranës së jashtme të embrionit po ashtu mund të jetë shkak për mos-suksesin e fekondimit në epruvetë.

Shkaqet dytësore: Dëmtimet e lindura të mitës të cilat ndikojnë në murin e brendshëm të mitrës (Endometrium), Polipet dhe miomët të cilat pengojnë ngjitjen e embrionit brenda mitrës, Adezionet që ndërlidhen me infeksionet apo gërryerjet e mëparshme të mitrës, Çrregullimet e funksionimit të mpiksjes të cilat ndikojnë negativisht në ngjitjen dhe rritjen e embrionit brenda mitrës, Çrregullimet gjenetike të gruas apo çrregullimet e mëvonshme imunologjike (mekanizmat mbrojtës) janë faktorë të cilët mund të pengojnë ngjitjen dhe rritjen e embrionit edhe pse është i cilësisë së lartë. Shkaqet e treta: Sëmundja e endometriozës që shfaqet shpesh te femrat që përpiqen të mbesin shtatzënë (cisti çokollatë), Pas infeksioneve të mëparshme të tubave fallopian apo operacioneve abdominale shpesh mund të shfaqet çrregullimi hidrosalpinks, që do të thotë bllokimi dhe fryrja e tubave fallopian, i cili është njëri ndër shkaqet që mund të trajtohet. Çfarë duhet bërë në rastet e mos-suksesit të vazhdueshëm të fekondimit në epruvetë? Sikurse edhe u tha më lartë për shkak se ekzistojnë disa faktorë që çojnë te kjo gjendje, çifti duhet të merret parasysh si i tërë dhe duhet të hulumtohen faktorët e mundshëm para fillimit të një trajtimi të ri.

Fillimisht, duhet të hulumtohet nëse babai dhe nëna potenciale kanë ose jo ndonjë sëmundje gjenetike apo sistemike që mund ta pengojë mbetjen shtatzënë, në veçanti duhet të kryhen analizat e kromozomeve, faktorët e mpiksjes gjenetike dhe ekzaminimet imunologjike. Nëse nëna apo babai kanë ndonjë problem me kromozome, embrionet që merren pas trajtimit të fekondimit në epruvetë duhet t’i nënshtrohen testeve të skanimit të pre-implantacionit gjenetik para se embrionet të zgjidhen për transferim, dhe embrionet me strukturë normalë që zgjidhen pas kësaj duhet të transferohen. Me qëllim të rritjes së cilësisë së embrionit, hapi më i rëndësishëm është zgjedhja e protokolleve të përshtatshme të stimulimit në drejtim të marrjes së vezëve cilësore. Gjithashtu, me qëllim të zgjedhjes së spermës cilësore përdorimi i metodës IMSI për zmadhim me mikroskop ndikon pozitivisht në marrjen e embrioneve cilësore. Para fillimit të një trajtimi ri të fekondimit në epruvetë ndër trajtimet kryesore janë histereskopia dhe laparaskopia që përdoren për zbulimin dhe korrigjimin e çrregullimeve brenda mitrës. Pa siguruar mjedisin e përshtatshëm për zhvillimin e embrionit dhe pavarësisht cilësisë së lartë të embrionit shtatzënia nuk do të arrihet.