Si duhet të jepet mostra për ta kryer analizën e spermës?

Në përgjithësi, mostra e spermës merret përmes masturbimit dhe vendoset brenda një ene të gjerë dhe sterile. Personat që nuk mund të japin mostër nëpërmjet masturbimit mund ta bëjnë këtë duke përdorur prezervativ gjatë marrëdhënies seksuale me bashkëshorten. Zakonisht nevojitet që mostrat të jepen brenda spitalit në dhoma të veçanta dhe të dërgohen ne laborator menjëherë. Mirëpo personat që nuk mund të japin mostër brenda spitalit duhet ta dërgojnë mostrën në laborator brenda 30 minutave duke ruajtur temperaturën e nxehtësisë së trupit. Gjatë masturbimit nuk duhet të përdoren substanca si sapun apo vajra, apo prezervativë të cilat përmbajnë materie që shkatërrojnë spermatozoidet.

Sa ditë pushim nga aktiviteti seksual rekomandohet për marrjen e mostrës së spermës?

Me qëllim të analizës së farës nuk duhet të ketë marrëdhënie seksuale për 2-4 ditë.

Çka aplikohet te pacientët që kanë vështirësi të japin mostër në spital?

Ka raste kur për shkak të stresit të tepruar apo turpit në ambientet e spitalit nuk arrihet ereksioni apo ejakulimi për të dhënë mostër me anë të masturbimit. Personat qe janë ballafaquar me situata të tilla duhet gjithsesi të flasin me mjekun me qëllim që të mos përjetojnë situatë të ngjashme në kohë shumë të rëndësishme si dita e mbledhjes së vezëve. Pacientëve që vijnë në poliklinikën tonë me të gjitha llojet e problemeve të infertitlitetit u kërkohet që të japin mostrën e spermës për ta analizuar. Në këtë mënyrë, kemi mundësinë t’i bëjmë analizat e spermës në laboratorin tonë si dhe t’i përcaktojmë paraprakisht personat që kanë vështirësi në dhënien e spermës. Në rastet kur pacientët kanë probleme me ereksion dhe nuk mund të japin mostër u jepen medikamente të cilat nëse janë të pamjaftueshme atëherë përdorën mënyra tjera (MESA/TESA) për marrjen e spermës nga testikujt.

Cilat janë parametrat normal të spermës?

Sasia (vëllimi) 2.0 ml e më lart
ph 7.2 ve e më lart
sasia e spermës në mililitër (koncentrimi) 15 milion/ml e më lart
Numri total i spermës 30 milion/ml e më lart
Lëvizshmëria %50 e më lart në shkallën e lëvizshmërisë A+B ose në %25 në shkallën A dhe më lartë në Gradim
+4 apo A: lëvizje e shpejtë përpara
+3 apo B: lëvizje e ngadaltë përpara
+2 apo C: lëvizje në vend
+1 apo D: pa lëvizje
Forma (morfologjia) %4 e më lartë (sipas Krugerit)
Vitaliteti %75 e më lartë
Leukocite (qeliza e inflamacionit) nën 1 milion/ml
Nëse këto parametra vlerësohen veç e veç atëherë kjo shpesh çon në vlerësime të gabuara. Zakonisht duke vlerësuar kriteret e numrit, lëvizshmërisë, dhe morfologjisë të gjitha së bashku mund të kuptohet gjendja rreth infertilitetit.

Te meshkujt azospermik pas koncentrimit (centrifugës) duhet të shikohet nëse ka spermë ose jo në fundërresë.

A mund të arrihet një rezultat i shëndoshë nëse spermiogramin e bëjmë vetëm një herë?

Jo. Është padyshim e dobishme që një mashkull me probleme të infertilitetit t’i bëjë së paku dy spermiograme në intervale 2-3 javore. Prodhimi i spermës të meshkujt është një proces që zgjat 64-72 ditë, dhe nuk mund të pritet që vazhdimisht t’i ketë karakteristikat e njëjta. Ka shumë faktorë që ndikojnë në prodhimin e spermës dhe të cilat mund të dëmtojnë përbërjes e saj. Për ta arritur një mesatare është më rëndësi të bëhet më shumë se një spermiogram. Meshkujt azospermik në veçanti duhet të bëjnë më shumë se dy analiza të spermës, posaçërisht pas centrifugimit duhet të shqyrtohet nëse ka spermë apo jo në masën e mbetur në fund.

Çfarë duhet bërë kur të hetohet sperma pas centrifugimit?

Ndonëse në sasi shumë të vogël, ne gjejmë spermë në %25-30 të meshkujve me diagnozë të azospermisë që paraqiten në poliklinikën tonë. Pas një studimi që kemi kryer, kemi zbuluar se në 50% të meshkujve që kanë bërë centrifugimin e spermës në laboratorin tonë më parë në qendrat tjera kanë kryer biopsinë e testikujve pasi që nuk është gjetur spermë në spermiogramin e tyre. Të këta pacientë me farë që përmban pak spermë (kriptozospermia) kohë pas kohë ka dalje të spermës dhe ndonjëherë nuk ka spermë aspak. Për këtë arsye, nëse në spermiogramin e parë nuk është vërejtur spermë nuk do të thotë që as herëve tjera nuk do të ketë spermë. Duke bërë kohë pas kohe analiza të spermës të meshkujve kriptozospermik dhe duke ngrirë spermën që del në ditën e mikro-injeksionit, në situatën potenciale të azospermisë, bëhet një kopje e mostrës dhe madje lirohet sperma e ngrirë nëse vërehet spermë e lëvizshme, në këtë mënyrë personi do ta shmang operacionin TESE.

Çfarë është rëndësia e parregullsive të morfologjisë (formës)?

Sipas kategorizimit të Krugerit vlerësimi bëhet sipas parregullsive të strukturës së kokës, qafës, dhe bishtit të spermatozoideve. Dominimi i formave të caktuara posaçërisht në strukturën e kokës (makrosefale, kokë e dyfishtë, globozospermia) të spermatozoideve të këtyre meshkujve në procedurën ICSI (mikro-injeksioni) është tregues i gjasave të mëdha për dështim. Në këto koka anormale të spermatozoideve janë gjetur edhe anomalitë në ADN-në e tyre. Rrjedhimisht, sasia e lartë e këtyre spermatozoideve në farë rrit rrezikun e dobësimit të cilësisë së embrionit dhe fekondimit, dhe si rezultat rrit rrezikun e dështimit apo mos-mbetjes shtatzëne. Edhe disa çrregullime në bishtin e spermatozoideve (bisht i shkurtë) mund të shkaktojnë infertilitetin duke prishur aftësinë e spermatozoideve për të lëvizur. Te meshkujt te të cilët shpesh shihet anomalia morfologjike e bishtit të shkurtë, edhe pas mikro-injeksionit gjasat e suksesit janë të vogla.

Nëse analiza e spermës së mashkullit, rezultatet laboratorike dhe ekzaminimet gjenitale janë normale, cili test mund të aplikohet?

Testi post-koital është kur merren mostrat e spermës nga qafa e mitrës pas marrëdhënies seksuale dhe shihet nëse ka ndonjë problem që dëmton lëvizshmërinë e spermës dhe nëse pengon kalimin e spermës në mitër.

Nëse pas analizës së farës shihet sasi e vogël lëngu dhe në atë lëng ka pak spermatozoide, çfarë mund të jetë problemi?

Ky mund të jetë një bllokim i pjesshëm apo ejakulim retrograd (sperma ridrejtohet kah fshikëza) . Kthimi mbrapa shihet zakonisht të personat që kanë sëmundjen e sheqerit, dhe që në të kaluarën kanë pasur operacion në qafën e fshikëzës. Diagnoza bëhet pas ejakulimit duke hulumtuar për spermë në rrjedhën mesatarë të urinës.

Bllokimi i pjesshëm mund të shkaktohet nga infeksionet, cistet, apo gurët në zonën e kanaleve të spermës në zonën e prostatës.