Cfarë do të thotë gjak në urinë?

Gjaku në urinë; do të thotë dalja e qelizave të kuqë të gjakut(eritrociteve) në urinë,më shumë sesa që duhet. Te një njeri normal,brenda ditës është normale të jenë të dukshme një sasi e tyre. Në analizën e urinës me mikroskop,të dallohen deri në 5 eritrocite është normale.

Kjo gjakderdhje,a vërehet me sy?

Gjakderdhja mund të jetë e madhe,saqë të vërehet me sy,por mund të jetë edhe e llojit që nuk shihet me sy por vetëm me mikroskop,ku dallohet një sasi e madhe e eritrociteve.

Të parën e quajmë “makroskopik hematüri”, kurse të dytën “mikroskopik hematüri” .

Këto gjakderdhje a paraqesin rrezik për jetën?

Gjakderdhje mikroskopike nuk paraqesin rrezik për jetën. Mirëpo,nuk duhet harruar se mund të jenë shenjë për ndonjë sëmundje kërcënuese për jetën.

Te të gjitha gjakderdhjet makroskopike nuk paraqitet rrezik për jetën. Sepse,një pikë gjak lyen 1 litër gjak.

Mirëpo; urinë ngjyrë e mbyllur,e mbushur pothuajse vetëm me gjak,mund të paraqet rrezik për jetën.

Gjakderdhja,a mund të shkaktojë probleme të tjera?

Sidomos te gjakderdhjet e mëdha,mund të shfaqen edhe probleme të tjera. Me mpiksjen e gjakut në qesën urinare,mund të dalin në urinë mpiksje gjaku. Kjo vështirëson kryerjen e urinës.

Ndonjëherë gjakderdhja mund të jetë aq e madhe saqë; gjaku pa u hudhur jashtë, brenda në qese mund të formojë mpiksje gjaku. Në këtë rast,pacienti nuk mund t’a kryeje fare urinën. Këtë e quajmë ‘’retansijon koagulum’’ apo ‘’tamponad i qesës urinare’’. Këto mpiksje,duhen pastruar nga urologu,dhe të zhduket problemi i pacientit.

Si ndalet gjakderdhja,çfarë duhet bërë nëse mpiksja ka bllokuar qesën urinare?

Në gjakderdhjet që bllokojnë qesën urinare dhe vështirësojnë kryerjen e urinës; fillimisht këto mpiksje duhet të pastrohen. Provohet zbrazje me sondën e urinimit. Nëse nuk arrihet sukses, atëherë nën anstezion me mjete endoskopike,hiqet jashtë mpiksjet e mbledhura në qese.

Si kjo gjendje,por edhe për personat që kanë gjakderdhje të mëdha mirëpo nuk kanë përjetuar bllokime ende,metoda më e mirë për të ndalur gjakderdhjen është vendosja e një sonde në rrugët urinare,që qesja urinarë të pushojë dhe gjakderdhjen ta pastrojë pa u bërë mpiksja. Po ashtu, vazhdohet edhe me trajtim përkrahës për pacientin.

A është e mundur ndalja e gjakderdhjes me ilaçe?

Edhe pse,disa kolegë rekomandojnë përdorimin e vitaminës K,acidit Traneksamik etj., me këtë trajtim nuk është e mundur të ndalet gjakderdhja.

Cka e shkakton gjakderdhjen në urinë?

Gjakderdhja në urinë; nëse nuk e bëjmë ndarjen makroskopike dhe mikroskopike,mund të ketë shumë shkaktarë.

Disa sëmundje të gjakut

Problemet Nefrologjike të veshkëve

Infeksionet e veshkës dhe rrugëve urinare

Gurët në veshkë dhe rrugë urinare

Sëmundjet e prostates

Ndërhyrjet e kryera në rrugët urinare

Tumoret në veshkë,rrugë urinare dhe qese urinare

Ndryshimet në ngjyrën e urinës,a mund të ndodhë për arsyeje të tjera?

Po. Ngjyra e urinës mund të ndryshojë nga shumë arsyeje.

Ngjyra e ushqimit që e hamë dhe e pimë (panxhari i kuq, etj)

Disa sëmundje të tjera (sarillëk/verdhëza, homosistinuri)

Coptimi i qelizave të gjakut në venë dhe si rezultat hudhja e hemoglobinit me urinë (hemoglobinuri)

Konsumimi i rrallë i lëngjeve apo errësimi i ngjyrës së urinës si rezultat i ndonjë gjendjeje që shkakton humbje të lëngjeve(djersitje, jashtëqitje, vs).

Cfarë duhet të bëjnë pacientët që kanë ankesa të tilla?

Pacienti,nëse dallon ngjyrë të kuqe apo ndryshim të ngjyrës në urinë,menjëherë duhet të konsultohet me një specialist. Të mundohen për të zgjidhur problemin në ndonjë mënyrë apo të bëjnë të duket kinse është zgjidhur,mund të vënë gjendjen e tyre në rrezik .

Cfarë bëni për diagnosifikimin e këtyre pacientëve?

Këta pacientë; kur shprehin ankesën e tyre,fillimisht e kërkojmë një test të urinës për të parë nëse ndryshimi i ngjyrës është i lidhur me gjakderdhjen. Me këtë test, poashtu mund të vlerësohet nëse ka infeksion në rrugët urinare.

Gjatë kontrollës,mundohet të zbulohet egzistenca e ndonjë gjendje që ka shkaktuar gjakderdhjen.

Më pas; përmes metodava inqizuese,hulumtohet arsyeja e gjakderdhjes. Këto teste; mund të jenë ultrasonografia,urografia intravenoze dhe tomografia kompjuterike. Sipas nevojës,mund të bëhet të gjitha përnjëherë.

Nëse me këto teste,nuk zbulohet ndonjë arsyeje apo zbulohet ndonjë problem në qesën urinare, atëherë duhet bërë sistoskopi dhe duhet zbuluar a egziston ndonjë tumor që bën gjakderdhjen në qesën urinare. Sepse, sëmundja më e shpeshtë që shkakton gjakderdhjen në urinë, është tumori në qesën urinare. Ndonjëherë; kur janë më të vogla,mund të mos vërehen me analiza.Prandaj, duhet bërë gjithsesi sistoskopi; dhe të shihet me sy pjesa e rrugës urinare,qesës urinare dhe pjesës rreth qesës urinare.

Cfarë bëni për trajtim?

Trajtimi për gjakderdhjen në urinë; është i drejtuar në zgjedhjen e problemit që ka shkaktuar gjakderdhjen.

Mirëpo; ashtu siq ju tregova më herët,rruga për të zbutur gjakderdhjen e madhe në urinë është vendosja e sondës në rrugët urinare dhe të mundësojnë pushimin e qesës urinare .

A keni ndonjë këshillë për këta pacientët?

Këshilla më e rëndësishme që mund t’ju them pacientëve për këtë problem,është që pa humbur kohë duhet konsultuar me urologun.

Gjaku në urinë është një gjendje frikësuese.Mirëpo disa pacientë,nga frika disa me mendimin se gjakderdhja do të kalojë vetëvetiu,mund të mos konsultohen me mjekun. Fatkeqësisht problemi më i rëndësishëm është ky. Problemet që mund të zgjidhen lehtë,pas një kohe mund të na paraftyrohen si probleme më të vështira.

Ju lutem pacientëve që ankesat e tyre t’i ndajnë me doktorë