Prof.Dr. Mustafa Bahçeci në vitin 1996 themeloi Grupin Shëndetësor Bahçeci,ku me shërbime gjinekologjike,trajtim të infertilitetit dhe diagnostikime gjenetike,jep shërbime të standarteve ndërkombëtare. Grupi Shëndetësor Bahçeci,përjeton krenarinë të ofrojë cilësinë maksimale të shërbimit në 7 shtete dhe 9 qendra,përgjatë mbi 20 viteve, duke lumturuar familjet me mbi 24 mijë foshnje. Grupi Shëndetsor Bahçeci i cili vazhdon të rritë cilësitë në fushat ku operon, ka mbi 300 te punësuar,mbi 40 doktorë dhe afër 40 embriologë. Në Bahçeci,ju jeni të privilegjuar sepse: Nuk njohim kufij për sukses Spitali jonë ka vërtetuar suksesin e standarteve ndërkombëtare me metodat e personalizuara për çiftet infertile,ekipin me përvojë si dhe teknologjinë e avancuar.

Në këtë mënyrë, kemi arritur të bëhemi institucioni shëndetësor me më së shumti raste të Fertilizimit In Vitro si në Turqi ashtu dhe në shtete të tjera. JEMI QENDRA E RASTEVE TE VESHTIRA Me teknologjinë më të avancuar,dhe experiencën e stafit e arrijmë të pamundurën. EDHE JU,POR EDHE TRAJTIMI JUAJ ESHTE I VEÇANTE Në Fertilizimin In Vitro,nevojat e secilit janë unike. Përvoja jonë shumë vjeçare në mijëra raste,mundëson shqyrtimin e gjendjes suaj të tanishme,duke caktuar planin e veçantë të trajtimit për ju dhe përcjelljen në vazhdimësi. Diagnostikimi I saktë së bashku me trajtimin e individualizuar,sjell përqindje të lartë suksesi.

Teknologjia më e fundit dhe më e avancuar,e disponueshme në gjithë botën për trajtimin e infertilitetit, tani në të njejtën kohë është për herë të parë në Spitalin Bahçeci. SEPSE NE PUNOJME NE EKIP Suksesi në trajtimin e infertilitetit,kërkon punë serioze të ekipit. Puna profesionale në harmoni e ekipit tonë me doktorët ,embriologët,infermieret,laborantët e psikologët,mundëson arritjen e sukseseve të larta. Cdo vit,nga e gjithë bota,me dhjetra mjekë dhe embriologë vizitojnë spitalin tonë në Turqi per trajnime. QENDRIMI JONE ETIK Në çdo rrethanë,jemi të sinqertë dhe të hapur ndaj jush. Me qendrat tona në rajone të ndryshme, përmbushim të gjitha kërkesat e legjislacionit shëndetësor. Në fushën tonë,jemi nga të rrallët me veçori për të qenë qendër reference në botë. NE JEMI NJE FAMILJE Jemi një familje e lumtur,që çdo ditë e më shumë rritemi me mbi 24 mijë foshnje të buzqeshura.