Varikocela; është përkufizimi I zgjerimit të venave në testise. Këtë mund ta mendojmë edhe si varozë në këmbë. Sa I përket arsyejeve që shkaktojnë këto dy raste,nuk egziston një informatë e saktë. Dobësimi i kapakëve që gjenden në vena dhe mundësojnë dërgimin e gjakut tek zemra, mund të shkaktojnë vështirësi në dërgim të gjakut dhe zgjerim të venave. Varikocela; ka efekte negative mbi funksionin e riprodhimit të spermës në testise.

Si pasojë e mbingarkesës së gjakut në këtë zonë; çrregullohet oksigjenimi dhe përcaktimi i temperaturës në testise. Edhe disa substance që gjinden në gjakun e kthyer prapa, ndikojnë negativisht në riprodhimin e spermës. Varikocela,mund të shkaktojë dy ankesa të rëndësishme. Dhembje në testise dhe shterpësi. Pacientët,në atë zone mund të ndjenjë dhembje. Kjo dhembje nuk është shumë e rëndë. Po ashtu, mund të vënë re me sy apo të prekin me dorë përbërje të venave. Kur vihet diagnoza e varikocelës; sidomos pacientët që kanë probleme në vlerat e spermës apo problem për shterpësi, i’u rekomandojmë trajtim. Trajtimi I Varikocelës është i mundur me kirurgji. Pra, të anulohen këto vena të zgjeruara me operacion. Dr. Osman Gürhan Günaydın