Dëshira për të pasur fëmijë është një gjendje shumë e rëndësishme sociale për familjen. Gjatë krijimit të strukturës së familjes planifikimi i kohës dhe numrit të fëmijëve siguron vazhdimësinë e brezave më të shëndetshëm. Qëllimi i metodave të parandalimit të shtatzënisë nuk është steriliteti. Shpjegon përparësitë dhe mangësitë e barnave kontraceptive që është njëra nga metodat e parandalimit të shtatzënisë. Barnat për parandalimin e shtatzënisë (barnat kontraceptive orale) janë një metodë e kontrollimit të shtatzënisë që përdor hormone për ta penguar shtatzëninë. Hormonet sintetike femërorë në barna ndryshojnë nivelet natyrale të hormoneve të gruas dhe pengojnë vezoret e saj që të çlirojnë një vezë çdo muaj.

Ato gjithashtu hollojnë mbështjellësin e brendshëm të mitrës dhe si rrjedhojë veza e fekonduar nuk mund të ngjitet në indin e mitrës. Pjesa dërrmuese e këtyre barnave përmbajnë të dy hormonet femërore: estrogjenin dhe progesteronin. Barnat që përmbajnë vetëm progesteron rekomandohen më shumë në periudhën e ushqimit të foshnjës me gji apo në situatat kur përdorimi i hormonit estrogjen është i dëmshëm. Koha për të filluar me këto barna zakonisht është në njërën prej pesë ditëve të para të periudhës menstruale. Barin duhet ta merrni çdo ditë dhe në kohë të njëjtë apo të përafërt. Kur ta përfundoni një pako të këtyre barnave duhet ta ndërpritni për një javë dhe pastaj të filloni me pakon e re të barnave kontraceptive.

Këto barna zakonisht përmbajnë njëzet e një tableta. Gjatë kohës kur i ndërpritni barna do të keni gjakderdhje. Sasia dhe koha e gjakderdhjes do të jetë më pak se gjatë menstruacioneve kur nuk i përdorni barnat. Mirëpo, kjo gjendje nuk është shqetësuese por në fakt njëri prej qëllimeve të barnave. Ndërsa disa prej barnave të reja me doza më të ulëta përmbajnë njëzet e tetë tableta, dhe me këto barna nuk bëhet pushim njëjavor por menjëherë vazhdohet me pakon e re të barnave kontraceptive. Nëse harroni ta merrni barin do të keni gjakderdhje të parregullt menstruale dhe mund të mbeteni shtatzënë.

Nëse harroni ta merrni një hap, atëherë në momentin që ju kujtohet se keni harruar duhet ta merrni hapin menjëherë dhe më pas të vazhdoni rregullisht në të njëjtën kohë. Nëse harroni t’i merrni hapat dy ditë radhazi, merrni nga dy hapa në ditë për dy ditë dhe më pas vazhdoni të merrni nga një hap në ditë në ditët në vijim. Nëse dështoni t’i merrni tre apo më shumë hapa rresht, a ta ndërpritni marrjen e tyre dhe duhet të filloni një metodë tjetër të parandalimit të shtatzënisë deri në fillimin e ciklit të ardhshëm menstrual. Nëse nuk fillon cikli menstrual, konsultoheni me mjekun menjëherë. Nëse nuk keni marrë dy apo më shumë hapa radhazi dhe më pas cikli menstrual është vonuar, atëherë ju mund të jeni shtatzënë.

Ndërpritni këto barna dhe përdorni një metodë tjetër të parandalimit të shtatzënisë derisa të siguroheni se nuk jeni shtatzënë. Efekti i këtyre barnave mund të zbehet nëse njëkohësisht përdorni disa antibiotikë, barna kundër depresionit, apo keni ndonjë sëmundje të rëndë. Për këtë arsye, në situata të tilla patjetër kontaktoni me mjekun. Përparësitë: Dobia më e rëndësishme e barnave kontraceptive është se janë efikase në parandalimin e shtatzënisë dhe mund të vazhdoni me jetën tuaj seksuale në mënyrë të rregullt. Barnat kontraceptive reduktojnë rrezikun e kancerit të mitrës dhe të vezoreve, cistet e vezoreve, artritin reumatik, dhe shtatzëninë ektopike (të jashtme). Periudhat tuaja menstruale bëhen të rregullta, më të lehta dhe pa dhimbje. Në përgjithësi, femrat të cilat nuk kanë ndonjë problem gjinekologjik para se të fillojnë me barnat kontraceptive nuk kanë ndonjë vështirësi për të mbetur shtatzënë pasi t’i ndërpresin ato, pavarësisht nga kohëzgjatja e përdorimit të tyre. Cilat janë mangësitë? Mangësia kryesore e këtyre medikamenteve është duhet t’i merrni çdo ditë. Përgjegjësia është të gruaja. Gjithashtu, mund të përjetoni efekte anësore si më poshtë: Gjakderdhje jo të rregullt menstruale në muajt e parë pasi të filloni me barnat kontraceptiv.

Të pështjellë dhe vjellje
Shtim të peshës
Gjinjtë e fryrë
Apetit të shtuar
Depresion
Kokëdhimbje
Periudha menstruale më të rralla apo amenorrhea (mungesë e periudhës menstruale)
Marramendje

Duhani rrit rrezikun e pasojave të rëndë anësore si sulm në zemër dhe mpiksje e gjakut. Kjo vlen posaçërisht për gratë mbi moshën 35 vjeçare. Sëmundja e zemrës eventualisht mund të çojë në sulm në zemër. Barnat për parandalimin e shtatzënisë mund të shkaktojnë mpiksjen e gjakut, dhimbje në këmbë, ënjtje, apo dhimbje të gjoksit. Barnat kontraceptive nuk ju mbrojnë nga sëmundjet që transmetohen seksualisht si SIDA. Gjithashtu, ato shkaktojnë pakësim të dëshirës seksuale dhe thatësi vagjinale.