Foshnja e parë nga embrioni i ngrirë ka lindur në vitin 1984. Teknika e ngrirjes së embrioneve mundëson transferime (tentime me IVF) të shumta me vezët që mblidhen një herë, duke rritur kështu gjasat totale për shtatzëni. Më poshtë, Prof.Dr. Mustafa Bahçeci jep përgjigjet për pyetjet më të shpeshta rreth ngrirjes së embrioneve. …

Cilat janë përparësitë e ngrirjes së embrioneve?

Në përgjithësi, rriten gjasat për të mbetur shtatzënë. Nëse mund të shfrytëzohen embrionet e mbetura me cilësi të lartë, atëherë kjo i mundëson çiftit që të ketë një opsion të trajtimit më të lirë, fizikisht më pak të mundimshëm, dhe më të shkurtër.

Nëse te pacientet më sindromin e vezoreve policistike shfaqet sindromi i hiper-stimulimit të vezoreve (kur vezoret reagojnë më shumë se që duhet ndaj medikamenteve), embrionet mund të mblidhen nga vezët e mbledhura dhe pastaj mund të ngrihen për procedurën pasuese të transferimit.

Embrionet gjithashtu mund të ngrihen për një transferim pasues kur hetohet trashësi e pamjaftueshme endometriale gjatë një cikli (p.sh. procesi i tentimit me IVF), kur hetohet një polip endometrial apo kur ndodh gjakderdhja vagjinale afër datës së transferimit.

Ngrirja e embrioneve po ashtu mund të rekomandohet para kimioterapisë apo radioterapisë.

Si ngrihen dhe shkrihen embrionet?

Embrionet mund të ngrihen në cilëndo fazë të zhvillimit të tyre. Ato përzihen me një lëng mbrojtës dhe transferohen në tuba plastike apo ampula të xhamit që të mbahen në nitrogjen të lëngshëm në -196 shkallë Celzius.

Kur embrionet e ngrira të jenë të gatshme për t’u përdorur ato nxirren nga nitrogjeni i lëngshëm, shkrihen në temperaturë të dhomës, dhe lirohen nga lëngu mbrojtës në një mjedis me kulturë të posaçme dhe pastaj vendosen në inkubator. Embrionet e zgjedhura mund të transferohen në të njëjtën ditë.

Për sa kohë mund të ruhen embrionet e ngrira?

Çdo shtet ka rregullat e veta lidhur me këtë metodë. Në Turqi, embrionet e ngrira mund të ruhen për më së shumti pesë vite. Në fund të vitit të pestë, ato ose ruhen me miratim të çiftit ose shkatërrohen.

Sa është përqindja e vitalitetit të embrioneve kur të shkrihen?

Nuk është e mundur të arrihet përqindja e njëjtë e vitalitetit me embrionet e shkrira. Megjithatë, një përqindje prej 75 deri 80 % mund të arrihet nëpërmjet procedurave të duhura të ngrirjes dhe shkrirjes. Me fjalë tjera, mund të transferohen shtatë deri në tetë në çdo dhjetë embrione. Humbja rezulton për shkak të dëmtimit të embrioneve gjatë procedurave të ngrirjes dhe shkrirjes.

Kjo humbje minimizohet në një laborator të pajisur mirë për IVF dhe nën mbikëqyrjen e embrionologëve me përvojë.

Si transferohen embrionet e ngrira dhe të shkrira?

Parimi kryesor gjatë përgatitjes së pacientit për transferimin është të përgatitet endometriumi dhe të sigurohet që ky ind të arrij trashësinë e nevojshme. Për këtë qëllim, për procedurën mund të zgjidhet ose një cikël natyral ose një cikël i planifikuar më medikamente që përmbajnë estrogjen. Të dy këto metoda japin rezultate njëlloj të suksesshme.

Me ciklin natyral vëzhgohen gjëndrat dhe endometriumi lejohet që të trashet vetvetiu. Embrioni zakonisht transferohet dy apo tre ditë pas ovulimit. Duhet të monitorohen nivelet e hormoneve në gjak (E2, LH dhe progesteron) meqë ato janë të dhënat përcaktuese. Nuk jepet asnjë medikament deri në ditën e transferimit. Trajtimi mbështetës me progesteron fillin pasi të jenë transferuar embrionet.

Në anën tjetër, cikli i planifikuar preferohet nëse gruaja ka menstruacione të parregullta dhe është në moshë më të shtyrë. Me këtë opsion, përdoren shiritat apo pilulat me estrogjen dhe trashësia e endometriumit monitorohet me ultrazë deri sa të arrijë 0.7 dero 0.8 cm. Medikamenteve të administruara mund t’i shtohen gjithashtu analoget GnRH. Trajtimi rutinë me progesteron fillon pas transferimit.

Në shumicën e qendrave për IVF, transferimet e kryera me embrionet e ngrira dhe të shkrira mund të prodhojnë shkallë më të ulët të suksesit sesa transferimet me embrionet e freskëta. Megjithatë, të Klinika Bahçeci, përqindja e shtatzënisë është e krahasueshme me transferimet e embrioneve të freskëta për shkak të teknikave tona të suksesshme të ngrirjes dhe shkrirjes së embrioneve.

A ka rrezik për ndonjë sëmundje të foshnjat e lindura nga embrioni i ngrirë?

Sipas të dhënave të fundit, foshnjat e lindura me anë të transferimeve të embrioneve të ngrira dhe të shkrira nuk shfaqin përqindje më të lartë të anomalive kongjenitale (të lindjes) sesa me metodat tjera. Rrjedhimisht, praktikat me embrionet e ngrira janë opsione të besueshme dhe ekonomikisht të favorshme për pacienten.