Në të kaluarën ,shumë meshkuj nuk e kishin mundësinë të bëhen baba për shkak të spermatozoideve jo të gjalla. Mirëpo tani është e mundur të bëhen baba me spermën që gjindet në testise.. Tek çiftet që nuk mund të arrijnë shtatëzani, gjysma e arsyejeve parashihen të jenë në lidhje me meshkujt. Te disa meshkuj ndonjëherë mund të mos ketë riprodhim të spermës për shkak të çrregullimeve hormonale,apilikimeve të kemoterapisë dhe radioterapisë si rezultat i trajtimeve të kancerit, kancerit në testise, në rastet kur testiset janë jashtë çeseve,për shkak të shytave dhe çrregullimeve gjenetike.

Ndonjëherë ka raste të riprodhimit të spermër,mirëpo për shkak se bllokohen kanalet që lirojnë jashtë spermën,shfaqet problemi I shterrpësisë. .Mirëpo mjekësia e përparuar,krijon mrekullira edhe për shterrpësinë e meshkujve. ÇFARE RRUGE TE PERCILLET NE RASTET KUR SASIA E SPERMES ESHTE E ULET? Në rastet kur sasia e spermës është shumë e ulët,atëherë duhet të preferohet metoda e mikroinjeksionit. Procedura e mikroinjeksionit i cili është më I aplikueshmi në trajtimin e infertilitetit, për shkak se qelizën e gjallë të spermës e rrit deri në 400 kat më shumë. Në këtë rritje mund të shqyrtohen veqoritë e përgjithshme morfologjike sikur( struktura e kokës, struktura e qafës dhe bishtit). Me metodën IMSI,duke përdorur ndihmën e objekteve të rritjes dhe sistem optik të veqantë, sperma nga 400 kat rriten në 8000kat dhe zbulohen përbërjet e çrregullta mbrenda kokës së spermës. Në këtë mënyrë mund të jetë e mundshme ndarja e spermës normale dhe asaj jo normale. Nëse dëmtimi I ADN’së është I lartë..

Dëmtimet në përbërjen e ADN’së së spermës,mund të ndikojnë në mos sukses gjatë fekondimit,të ndalë zhvillimin e embrionit apo probleme të zhvillimit të keq apo ngadalshëm të embrionit të cilat ndikojnë negativisht në mundësinë për shtatëzani. Eshtë shumë vështirë që përpos me trajtim të infertilitetit të arrihet shtatëzania me rrugë normale,kur sperma është me dëmtime në ADN. Nëse sperma me dëmtime në ADN është më pak se 8%,atëherë ADN’ja e vezëve mund të riparojën ADN’në e spermës dhe të lindin fëmijë të shëndetshëm. Tani teknologjia e përparuar,jep mundësi për meshkuj të bëhen baba edhe nëse për shkak të disa arsyejeve nuk janë gjetur fare qeliza të spermës. Për të ditur saktë sasinë e spermës,paraprakisht nevojitet analiza e spermës..

Me një operacion mikroskopik të quajtur ‘ Micro Tese ‘ , është e mundur që nga indet e marra prej testiseve,të arrihet sperma. Operacioni i Mikro TESE’së,është e vetmja zgjedhje për meshkujt që kanë problem për riprodhim të spermës dhe për meshkujt që nuk mund të trajtohen me ilaçe. Në këtë mënyrë,sperma e arritur përmes indeve të testiseve,me metodën e mikroinjeksionit transmetohen tek vezët e bashkëshortes dhe kështu mundësohet formimi I embrionit dhe I shtatëzanisë. HORMONET DUHET TE SHQYRTOHEN Në rastet kur vlera e hormoneve ulet,me dhënien e hormoneve pa pasur nevojë për operim mundësohet arritja e spermës. Nëse sasia e spermës është pakësuar në shkallë te lehtë dhe mesatare, atëherë mund të bëhet vaksinimi(inseminimi). Sukesi I vaksinimit(inseminimit) në një aplikim është 10-15 %. Një tjetër arsyeje e shterrpësisë te meshkuj është zgjerimi I damarëve në vezë; pra varikocelli. Problemi I varikocellit mund të trajtohet me metodë kirurgjike. Edhe pse ky operim rrit kualitetin e spermës, prap nuk mjafton që të arrihet shtatëzania me rrugë normale dhe nevojitet trajtim të infertilitetit.

Dr. Osman Gürhan Günaydın