Periudha më e hershme që foshnjet të ushqyer vetëm me qumështin e nënës,mund të fillojnë ushqimin shtesë,është muaji i 6 të.Zakonisht shtimi në peshë vlerëson më së miri gjendjen e të ushqyerit tek foshnjet. Prandaj fëmiu juaj duhet të ketë kontrolla të shpeshta shëndetësore. Mos harroni që në këtë periudhë,ushqimi shtesë është plotësues i qumshtit të nënës për fëmijën tuaj. KUR DUHET TE FILLOJE? -Beba juaj duhet t’a mbajë kokën drejtë. -Të mund të ulet -Të zhvillohet përshtatja në mes të dorës dhe syrit (p.sh të qojë lodrat deri te goja ) -Të humbë refleksin e nxjerrjes së gjuhës dhe të jetë I gatshëm për ushqim me lugë. -Të ketë të zhvilluar përtypjen,gëlltitjen dhe hapjen e gojës. ÇFARE DUHET TE KEMI KUJDES? -Me ushqim shtesë duhet të fillojmë një nga një dhe me sasi minimale(lugë të gjellës,lugë e çajit etj. ), sasia duhet të shtohet varësisht nga oreksi i bebës dhe me 3-4 ditë në mes(ndonjëherë 1 javë),provohet duke shtuar produkte të tjera. -Eshtë mirë që ushqimi i cili do të ipet për herë të parë,bebat ta konsumojnë kur janë të uritur dhe në kohë të pasditës. -Duhet të kontrollohet nëse te beba juaj,pas ushqimit të ri të filluar është paraqitur jashtëqitja apo vjellja. -Nuk duhet të përdorim forcë për dhënien e ushqimit që nuk pëlqen beba juaj, pas një pause 2-3 javëshe duhet sërish të provohet. -Pas fillimit me ushqim shtesë,bebat ndonjëherë me gjuhën e tyre mund ta shtyejnë ushqimin dhe ky gjest është I pavullnetshëm,ku nuk duhet të mendohet që beba juaj nuk e don atë ushqim. -Njëherë fillohet me produkt tek ( kos,pemë ),pastaj duhet të kalohet në ato të përziera (supë perimesh, kungull etj. ). -Bebat gjithmonë duhet të konsumojnë ushqim të freskët dhe natyrale të pregaditura.

Ushqimi duhet mbrenda 2 ore të konsumohet dhe pjesa e mbetur të mos përdoret. -Rregullat higjienike duhet të rrespektohen edhe gjatë pregaditjes së ushqimit por edhe gjatë dhënies së ushqimit fëmiut tuaj. -Ushqimi duhet të pregaditet me ujë të përvëluar. -I gjithë ushqimi duhet të ipet me lugë dhe asesi nuk duhet përdorur shishen. -Koha e ushqimit duhet të jetë e këndshme edhe për nënën edhe për beben. Nëna duhet të ndihet sa më rehat dhe nuk duhet të ngutet për asgjë. Beba që ushqehet më shumë apo më shpejtë,mund të vjellë. ÇFARE USHQIMI DUHET TE JEPIM? -Pyre apo lëngun e pemëve si molla,pjeshka apo dardha. -Pyre të perimeve si patate,karrotë,kungull dhe selino. -Kos i pregaditur në shtëpi. -Buding të pregaditur me miell të orizit dhe qumësht të thjeshtë apo qumësht formulë. -Pyresë me perime,mund të ja shtoni pak orizë dhe një sasi të vajit. -Të kuqen e vezës ( fillimisht ¼ e më pas të shtohet sasia). -Prej muajit të 7të mund të konsumohet spec i mbushur(dollma) me mish, ushqim me perime dhe mish si dhe qyfte të skarës pa erëza(me mishin e tërhiqur dy herë). -Nga muaji i 7të-8të,mund të fillohet me ushqim nisheste ( pilav,makarona apo bukë). *Pasiqë qumështi i lopës, mund të shkaktojë gjakderdhje të fshehur në zorrë,nuk ka përmbajtje të mjaftueshme të hekurit,dhe pasiqë mungesa e proteinave të huaja mund të shkaktojë alergji, atëherë mire të mos konsumohet fare vitin e parë.(mund të jepet buding me kos). SI DUHET TE PREGADITET?

Pyre apo lëng I pemëve: Duhet të jenë pemë stinore,në fillim me mollë apo pjeshkë, e më pastaj edhe mandarinë,rrush e banane. Pemët lahen mirë,i qërohen lëvozhgat,bëhen rende, nuk I shtohet sheqer,përzihet me kos dhe në fillim jepen 1-2 lugë ku më pas shtohen. Budingu: Fillohet nga muaji i 6të dhe zakonisht ipet në mbrëmje. Mund të pregaditet me ushqim të pasterizuar apo ushqim formule. Përgaditet me 1 gotë qumësht të pastorizuar të lopës,3 lugë të miellit të orizit dhe me 2 lugë të sheqerit. Qumështi I ftohtë dhe mielli orizit shtypen,përzihen dhe piqen.Në fund kur ngjyra fillon të mbyllet,I shtoni sheqer. Nëse do të pregaditet me qumësht formulë, atëherë I shtojmë 1 gotë ujë ,3 lugë të miellit dhe bëhet budingu më i lëngshëm.Në fund i shtohet 6 masa të ushqimit formulë ku dhe më pas servohet. Kosi: Qumështi përvëlohet në nxehtësi aq sa mund të preket me dorë ( 40 C) dhe lihet të ftohet. Në një liter qumësht,shtohet 1 lugë gjelle kos dhe përzihet. Për 4 orë të plota duhet të lihet në një vend të nxehtë. Zakonisht mund të ipet edhe në vend të budingut. Pyre dhe supë nga perimet: Në një tenxhere shtohen 4 gota ujë,2 karrota,1 patate,1 lugë bullgur dhe piqen. Kalohen nga bllenderi,ku ne fillim ipet sasi vetëm aq sa gjysma e gotës së çajit,e më pastaj shtohet pak nga pak.

Në javën e dytë në vend të bullgurit,mund të ipet orizi, duke shtuar një lugë të vogël vaj të ullirit për të rritur kalorinë,dhe me pak ujë të shtypet sikur pyre e perimeve pa oriz që të konsumohet sikur ushqim për fëmijë. Në javën e 3të,pyresë së pregaditur me perime të stinës,mund të shtojmë të lugë gjelle mish të bluar. VEZET : Nga muaji i 8të mund të jepet të kuqët e vezës së zier,me një sasi sa luga e çajit e të shtojmë sasinë dale ngadalë. Në periudhën e mëtutjeshme, bebeve që nuk kanë alergji, mund të kalohet nga përbërja e forte e vezës në atë të butën dhe të ipet e bardha e vezës. MISHI : Nga muaji i 7të dhe 8të,pyresë me perime mund t’I shtohet mish i pjekur,biftek i hollë mesatar apo mish pule pa lëkurë. SUPE ME DRITHERA: Nga muaji i 8të,mund të filloni me supë merxhimek,kos si dhe supë pa erëza. Qyfte: Nga muaji i 8të mund të fillohet me qyfte të skarës,mishi i së cilës është pa erëza apo edhe qyfte me perime. PILAV,MAKARONA,SPECA TE MBUSHUR(DOLLMA) : Nga muaji i 8të mund t fillohet me këto duke I përzier me kos. UJE : Pasiqë nga muaji i 8të sjelljet e bebeve shtohen,ata mund të kenë etje më të madhe. PESHKU(PA GJEMBA) : Mund të ipet nga muaji i 8të,në kohë të pasditës dhe herë pas here të ndërrohet me mish. MELÇİ : Nga muaji i 8të, në formë të pyresë, mishi i viçit apo qengjit,i piqur në ujë me pak kripë, i shtohet pyresë me perime. Kjo përzierje mund të ndërrohet çdo 15ditë duke u zavendësuar me mish.

Pasiqë qaji nuk ka një vlerë ushqyese dhe çrregullon absorbimin e ushqimit nga zorrët, nuk ka vend tek ushqimi i fëmijëve.
TE DUHURAT DHE JO TE DUHURAT GJATE USHQYERJES SHTESE: -Dhënia e ushqimit shtesë,para muajit të 6të vetëm për të mësuar shije të ndryshme..është GABIM ! Nëna e cila ushqehet me ushqim të llojllojshëm,I ndërrohet edhe shija e qumështit,e në këtë mënyrë beba meson shije të ndryshme. -Ushqimi shtesë,të ipet bebeve që zgjohen më shpeshë natën..është GABIM! Rreth muajit të 6të, bebat me brengë të ndarjes zgjohen më shpeshë. Duhen të vlerësohen marrja e peshës dhe aplikimet para futjes në gjum. -Dhënia e ushqimit shtesë bebeve që shtojnë 500-600gr,kur normalisht duhet të marrin 1-1.5kg.. është GABIM !

Shtimi i peshës nuk vazhdon gjithmonë njejtë. Foshnjet të ushqyer vetëm me qumësht të nënës,nga muaji i 4të dhe 6të mund të I ngadalsohet shtimi i peshës. -Dhënia e ushqimit shtesë bebave që nuk flejnë menjëherë pas gjimarrjes..është GABIM ! Pas muajit të 4të, pasiqë bebave I shtohet interesimi për gjërrat përreth,mund të mos flejnë menjëherë. -Dhënia e ushqimit shtesë bebave,në të cilën nëna e tyre ushqehet pamjaftueshëm..është GABIM! Nëse nuk ushqehet mjaftueshëm,atëherë mund të merr përkrahje të vitaminave dhe mineraleve. -Nga periudha prej 6-12 muaj, bebat duhet të marrin gjysmë litre qumësht të nënës..është GABIM ! Kjo informatë e cila nuk ka kurrfarë baze,është plotësisht e gabuar. Sasia e qumështit të nënës,e cila është e veqantë për çdo bebe,përcaktohet në bazë të kontrollës së peshës. -Të jepet pak mish që të ushqehen shëndetshëm dhe t’i shtohet vaj në ushqim .. është GABIM !

Të rriturit më pak,kurse fëmijët duhet të konsumojnë më shumë produkte të kafshëve. Vaji më i shëndetshëm për bebet është vaji i ullirit. KUJDES : -Ushqimi i fortë sikur lajthia dhe fëstëkat,nuk duhet të jepen para moshës 3 vjeçare. -Kripa nuk duhet të konsumohet para moshës 1 vjeçare. Në ushqim duhet të aplikohet vetëm në bazë të nevojave të pranishme në atë periudhë. -Ushqimi para se të ëmbëlsohet me sheqer,duhet me pekmez apo pemë. -2 vitet e para,mjaltën nuk duhet t’a konsumojnë. – Ushqimi i gatshëm,nuk ka vend tek ushqimi i bebeve. -Soja nuk duhet të ipet,pasiqë përmban ostrogjen dhe aliminium. -Pijet me sheqer sikur çaji,kola,kafja apo lëngjet e gatshme të pemës nuk duhet të ipen. *Çdo fëmijë i moshës 6 muaj-2 vjet,duhet të konsumojë çdo ditë së paku 4 prej këtyre grupeve të poshtëshënuara : 1.Produkte të qumështit 2.Mish 3.Ve 4.Pemë,Perime 5.Drithëra 6.Lloje të perimeve 7.Perime zhardhok(patate,karrota,panxhari) MENYJA E PREFERUESHME PER BEBET 6 MUAJSHE: Në mëngjes kur zgjohet: Qumësht të nënës Mëngjes: Pyre të pemëve dhe qumësht të nënës Pasdite: Qumësht të nënës Ikindi(Periudha në mes pasditës dhe mbrëmjes): Pyre të perimeve dhe qumësht të nënës Mbrëmje: Qumësht të nënës / apo buding ( budingu mund të jepet edhe në mëngjes) Mesnatë: Qumësht të nënës ( nëse beba juaj e dëshiron) MENYJA E PREFERUESHME PER BEBET 7 MUAJSHE: Në mëngjes kur zgjohet: Qumësht të nënës Mëngjes: Qumësht të nënës dhe 6-10 lugë nga budingu Pasdite: Qumësht të nënës dhe 6-10 lugë pyre të pemëve apo perimeve Ikindi(Periudha në mes pasditës dhe mbrëmjes): 6-10 lugë pyre të perimeve+qumësht të nënës+ 1 gotë e çajit kos Mbrëmje: Qumësht të nënës / apo 6-10 lugë buding Mesnatë: Qumësht të nënës ( nëse beba juaj e dëshiron) MENYJA E PREFERUESHME PER BEBET 9 MUAJSHE: 06.00-06.30 : Kur zgjohet Qumësht të nënës 08.00-09.00 : Në mëngjes –Kaftjalli ( 1 gotë e çajit lëng i pemës I pregaditur në shtëpi, ½ e pjesës së kuqe të vezës, 1 lugë të vogël djath, 1 lugë të çajit vaj, 1 lugë pekmez/reçel , 4-5 biskota ). 12.00-13.00 : Pasdite 1 tas pyre të perimeve me mish të grirë apo mish pule / kungull i mbushur + qumësht të nënës 16.00-16.30 : Ikindi 1 tas kos+gjysma e pyresë me pemë / biskota 19.30-20.30 : Mbrëmje 1 tas buding+qumësht të nënës MENYJA E PREFERUESHME PER BEBET 12 MUAJSHE: Mëngjesi(kaftjalli ) : Qumësht të nënës (150 ml), Djathë sa 1 kuti qibriti/ 1 ve, 1 lugë pekmez/reçel, 1-2 ullinj pa fara, 1 risk e hollë buk, 1-2 riska mandarina apo domate ( Përkrahje e vitaminës C ) Pasdite: 2-3 lugë të ushqimit me perime dhe mish të grirë + 1-2 lugë të madhe kos + 1 risk bukë Ikindi(Periudha në mes pasditës dhe mbrëmjes): 1 pemë e madhësisë së vogël apo pyre e asaj peme Mbrëmje: 1 tas me supë jajla(supë kosi me bizele dhe karrota ).