Shumë çifte që kanë qenë të martuar për një kohë të shkurtër dhe që nuk kanë pasur ndonjëherë një shtatzani, apo kanë patur fëmijë një herë por që nuk mund arrijnë shtatzani për herë të dytë, po fillojnë të shqetësohen për faktin se mos nuk po ndodh shtatzania. Më poshtë mund t’ju informojmë se cilat janë disa nga simtomat e infertilitetit;

• Çrregullimet menstruale
• Çrregullimet hormonale
• Gjëndra tiroide etj.

Si mund të kuptohet infertiliteti tek femrat

Tek femrat, ndryshimet në ciklin menstrual dhe ovulacioni mund të jenë një simptomë e një sëmundjeje që lidhet me infertilitetin. Simptomat përfshijnë:

Periudhat menstruale jonormale: Gjakderdhja është më e rëndë ose më e lehtë se zakonisht.

Periudhat menstruale të parregullta: Ditët gjatë ciklit menstrual ndryshojnë çdo muaj.

Nuk ka cikël menstrual: Nuk keni pasur asnjëherë cikël menstrual apo papritmas ju është ndaluar.

Periudhat menstruale të dhimbshme: Mund të ndodhë dhimbja e shpinës, dhimbja e legenit dhe ngërçi.

Ndonjëherë, infertiliteti femëror mund të lidhet me një problem hormonal. Në këtë rast, simptomat mund të përfshijnë gjithashtu:

• Ndryshimet e lëkurës, më shumë puçrra në fytyrë
• Dalja e qimeve në, gjoks, mjekër dhe në trup
• Rënja e flokëve
• Shtim në peshë, etj.

Si bëhet testi infertilitetit tek femrat

Vlerësimi dhe trajtimi i infertilitetit bëhet nga mjeku përkatës i cili pas ekzaminimit me ultratinguj, mund t’ju udhëzoj të bëni disa teste.

Testet e infertilitetit tek femrat mund të përfshijnë:

• Testi i ovulacionit.
• Histerosalpingografia
• Testi i rezervës ovariane
• Testet të tjera të hormoneve.
• Testet gjenetike

Çfarë është infertiliteti

Çiftet vlerësohen për infertilitet në rastet kur; nënat të cilat janë nën moshën 35 vjeçare provojnë 1 vit rresht; ato të cilat janë mbi 35 vjeç provojnë 6 muaj rresht marrëdhënie të rregullta seksuale pa mbrotje, pavarësisht këtyre rasteve përsëri nuk ndodh shtatzania. Në bazë të këtij informacioni, së pari duhet të përcaktoni se në cilën fazë jeni.

Gjërat që të shtyejn në infertilitet

Hulumtimet tregojnë se zakonet tuaja të përditshme mund të ndikojnë negativisht shëndetin tuaj riprodhues. Përcaktimi i substancave dhe zakoneve që mund të dëmtojnë shëndetin riprodhues është një nga hapat e rëndësishëm që duhet mbrojtur nga infertiliteti.
Këto janë gjërat që mund të prekin shëndetin riprodhues:

• Alkooli:
• Cigare
• Ilaçet e panevojshme
• Obeziteti
• Mosha e avancuar etj.

A është infertiliteti gjenetike

Shumë femra nuk mund të arrijnë një shtatzëni apo nuk mund të sjellin në jetë një foshnje të shëndetshme për shkak të faktorëve gjenetikë. Ndonjëherë kjo është për shkak të një anomalie kromozomale të trashëguar. Ndërsa arsyja tjetër është për shkak të një defekti të vetëm të gjeneve të kaluara nga prindi tek fëmija.

Përveç kësaj, nëse femrat të tjera në familjen tuaj kanë pasur probleme të konceptuara për shkak të menopauzës së parakohshme, endometriozës ose faktorëve të tjerë, ju mund të jeni në rrezik të shtuar për të njëjtat probleme.