Ne këtë pjesë dua të flas per nje temë që porsa ka filluar të ketë vend në literaturën mjekësore. Ndoshta kjo është një gjendje që shumë persona që po e lexojnë tani këtë temë, e kanë përjetuar. Do të tregojmë për alergjinë e embrionit dhe metodat e trajtimit. Te disa femra, shtatezanitë e formuara pa trajtim apo me trajtim, mund të rezultojnë me abort apo me ndaljen e të rrahurave të zemrës së embrionit. Kjo gjendje,nese ka ndodhur 3 herë apo më shumë,atëherë duhet të dyshohet për alergjinë e embrionit.

Ashtu si dhe e dimë, embrioni përmban disa pjesë nga nëna dhe nga babai. Prandaj,kur embrioni bie në mitër,faktikisht është sikurse një substancë e huaj për nënën. Sistemi imunitar I trupit,mundohet të shkatërrojë çdo virus apo bakterie që futet në trup. Mirëpo,trupi jonë është I formuar në të tillë mënyrë, që pa marrë parasysh faktin që embrioni është një substancë e huaj për nënën,trupi e tejkalon embrionin dhe nuk mundohet ta zhdukë. Mirëpo te disa femra, disa qeliza të sistemit imunitar që mund të quhen si qeliza vrasëse, në vend se të flejnë,në mënyrë të pakontrollueshme, mundohen ta gjuajnë embrionin nga trupi apo ta shkatërrojnë.

Kjo gjendje quhet alergjia e embrionit. Për këtë gjendje,janë disa metoda trajtuese të zhvilluara që mund të jenë mjaft të efektshme. Po ashtu,para se të diagnostikohet me alergjinë e embrionit, duhet të shikohet nëse egzistojnë faktorë të tjerë që kanë ndikuar në mos suksese të njëpasnjëshme tek shtatëzania apo humbje të shtatëzanisë. Në rastet e alergjisë së embrionit egzistojnë 2 metoda të trajtimit. E para është aplikimi i solucionit Lipid. Ky serum duke qënë që përmban sasi të caktuara të acideve yndyrore, aplikimi i tij ne sasi të caktuar dhe kohë të caktuar, mundohet të ulë aktivitetin e këtyre qelizave vrasëse aktive dhe të parandalojë dëmtimin e embrionit. Ne si Spitali Bahceci,pacientëve që në të kaluarën kishin rreth 11 dështime,dhe te diagnostikuar me alergji të embrionit, u kemi aplikuar serumin lipid,I kemi trajtuar ata pacientë dhe u është bërë e mundur të kenë fëmijë. Një tjetër metodë që e përdorim për trajtim, është dhe vaksina e Limfocitit.

Për këtë aplikim, ne marrim gjak nga i ati. Me pas,me disa metoda me speciale,qelizat e limfociteve të babait i ndajmë, filtrohen dhe injektohen nën lëkurën e nënës. Kështu qelizat vetëmbrojtëse të nënës,të cilat takohen me qelizat e padëmshme të babait, fillohen të mos shihen si të huaja dhe me këtë mënyrë embrioni i cili përmban pjesë që i përkasin babait,fillon të fitojë imunitet. Ky embrion, i cili vendoset në mitër,pa u dëmtuar fiton mundësinë të rritet. Çiftet,që e përjetojnë këtë problem dua t’i ftoj në spitalin tonë në Bahçeci Kosova. Le të vijnë,të flasim dhe të përcaktojmë rrugën e zgjidhjes së problemit. Konsulta eshte falas.