Shpesh herë gjatë terapisë së infertilitetit mund të ndodh që pacienti duke u përpjekur që të përballet me vështirësitë ose edhe humbjet të kalojë nëpër fazën e depresionit. Në mënyrë intensive mund të përjetoni shqetësim, mërzi, ndjenjë faji, zemërim, turp, mungesë shprese, ndjenjë të humbjes, ndjenjë e pakuptueshmërisë, dhe zbrazëti. Personat që ju rrethojnë duan që t’ju shohin juve sa më shpejtë duke e marrë veten. Jeta vazhdon, ndërsa ju duket se jeni jashtë saj. Edhe nëse i ktheheni jetës së përditshme, dhimbja është aty diku brenda jush. Nuk përjetoni kënaqësi nga asgjë, ju prishet ritmi i gjumit dhe ju ndryshon oreksi.

Nëse trajtimi nuk ka treguar rezultate është normale që ju të ndjeheni në këtë mënyrë. Por nëse këto përjetime nuk zbehen dhe vazhdoni të mendoni se askush nuk po ju kupton, se jeta më nuk ka kuptim, nëse nuk përjetoni gjë tjetër përveç se dhimbjes së nuk mund të keni fëmijë, nuk keni pritshmëri për të ardhmen, keni pagjumësi ose nevojë të tepruar për gjumë, keni ndryshim në oreks dhe nëse ankoheni se jeni vazhdimisht në tension dhe nëse për disa muaj jeni këtë gjendje atëherë duhet të këshilloheni tek psikologu. Disa shenja të stresit dhe depresionit • dhimbje të kokës, qafës, shpinës dhe tensionim • agjitim, gjendje e mërzisë • ndryshime në ritmin e gjumit (pagjumësi ose nevojë për gjumë më shumë se zakonisht) • ndryshime në oreks (mungesë oreksi ose nevojë për të ngrënë më shumë se zakonisht) • ndjeshmëri në sistemin e tretjes (çrregullime në stomak, zorrë) • Probleme të lëkurës • Probleme seksuale (mungesë e dëshirës, dhimbje gjatë aktit seksual, vështirësi për të filluar marrëdhënien seksuale, mosfunskionim erektil dhe probleme me derdhje të parakohshme) • Vështirësi në kryerjen e aktiviteteve ditore • vështirësi në marrëdhëniet ndër-personale dhe në komunikim (nuk dëshiron ta shoh askënd, shpejtë zemërohet dhe preket lehtë) • vështirësi në përqëndrim • mbizotërimi i emocioneve si shqetësim, mërzi, mungesë shprese, mungesë vullneti dhe zemërim • Dëshirë për fëmijë dhe terapi të lidhura me të dhe mungesë dëshire për gjëra të tjera • Mendime për vdekje Nëse shenjat e sipërme i përjetoni për një periudhë të gjatë për më shumë se një muaj dhe nuk keni shenja përmirësimi gjatë kësaj periudhe, atëherë ju rekomandojmë që të kontaktoni një profesionist.

Çfarë duhet bërë për t’u përballur me stresin, ankthin dhe depresionin? – Komunikimi dhe ndarja e shqetësimeve me partnerin tuaj, shokët e besueshëm, dhe të afërmit tuaj – Të merren në konsideratë pikëpamjet e ndryshme, të mos mendoni vetëm për trajtimin – Pjesëmarrja në aktivitete fizike, sport dhe ushtrime relaksuese – Marrja me aktivitetet në punë, me hobi, përveç se çështjes së terapisë – Të ruani privatësinë, të mos i përgjigjeni disa pyetjeve dhe të ushtroni të drejtat e juaja – Duhet t’i balanconi nevojat tuaja, të mos i shtyni të gjitha gjërat pas trajtimit – Të takoheni me një profesionist për gjendjen tuaj psikologjike Për të kontaktuar mjekun, për të bërë më shumë pyetje dhe për të marrë më shumë informacione ju lutem klikoni këtu.