Lindja është një akt i natyrshëm por gjithashtu edhe i vështirë. Duhet të zgjidhni metodën më drejtë dhe të mjaftueshme për të zvogëluar dhimbjet tuaja. Procesi i zhvillimit të lindjes dhe mënyra se si e perceptoni ju dhimbjen, janë faktorë që ndihmojnë në përzgjedhjen më të saktë të metodës suaj. Në lindjet natyrale, shtatzënat përpiqen që të zvogëlojnë dhimbjet e tyre përmes përdorimit të teknikave të frymëmarrjes dhe relaksimit. Në periudha të caktuara përdoren injeksione brenda në muskuj për të zvogëluar dhimbjet gjatë fazës së 2-të ku me anë të anestezionit pudendal dhimbjet e lindjes ulen në nivele të tolerueshme.

Nëse dhimbjet e lindjes janë të padurueshme atëherë mund të përdoret blloku epidural. Pasi të ketë filluar akti i lindjes aktive (kur qafa e mitrës të jetë zgjeruar për 3-4 cm) jashtë kanalit kurrizor futet gjilpëra në hapësirën epidurale nga shpina. Vendoset kateteri i futur në brendi të shiringës dhe pastaj tërhiqet gjilpëra. Gjatë procesit të aktit të lindjes në periudha të caktuara jepen analgjetikë përmes kateterit. Qetësimi fillon të ndjehet njëzet minuta pas dhënies së medikamentit të parë. Në gjysmën e poshtme të barkut dhe në kanalin e lindjes nuk përjetohet më dhimbja. Mund të ecni dhe t’i lëvizni këmbët në mënyrë të rehatshme. Për shkak se ndjesia e shtytjes është e madhe faza e dytë të lindjes mund të zgjasë më shumë. Duhet ta bëni shtytjen në bashkërendim me shtrëngimet. Kateteri duhet të hiqet rreth 6-12 orë pas lindjes.

Nëse dëshironi të bëni më shumë pyetje, të merrni më shumë informacion ose nëse dëshironi të lini takim me mjekun, ju lutem klikoni këtu.